Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë nga 2026
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë nga 2026
AktualitetBote

BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë nga 2026

Published: July 19, 2025
Shpërndaje

Leja për udhëtimin e britanikëve për në vendet e Bashkimit Evropian, do të kushtoj 180% më shumë se ç’pritej, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Britanikët kur dolën nga BE-ja, votuan edhe për kufizimin e udhëtimit lirshëm nëpër kontinentin Evropian, kur hodhën votën pro-Brexit. Nga Londra njofton korrespondenti i Top-Channel, Arben Manaj.

Pas Brexit, britanikët do duhet të kenë një autorizim për të udhëtuar nëpër vendet e Bashkimit Evropian, pak a shumë, siç aplikohet në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada, pa të cilin edhe nëse ke vizë, nuk mund të udhëtosh pa këtë autorizim zyrtar.

Duke filluar nga viti i ardhshëm britanikët do duhet të paguaj nga 6 stërlina, tashmë 17 stërlina ose 180% më shumë për të marrë këtë leje udhëtimi që ka vlefshmëri për tre vjet.

- Publicitet -

Duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm, 2026, procesi  i quajtur ETIAS, ose Sistemi i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet Evropiane, do aplikohet për britanikët.

Nuk është vizë e mirëfilltë në fakt, sesa një verifikim sigurie përpara se të nisësh udhëtimin. Fillimisht çmimi i këtij verifikimi ishte caktuar 6 stërlina, por Komisioni Evropian e ka shtuar së fundmi në 17 stërlina, duke e argumentuar  me rritjen e inflacionit  si dhe kostot e teknologjisë së re.

Me marrjen e konfirmimit për këtë leje, ajo do jetë e vlefshme për tre vjet ose derisa të skadojë pasaporta në vartësi se cila skadon më herët. Kjo i lejon udhëtarëve britanikë të udhëtojnë në vendet e BE-se  sa herë të duan deri në 90 ditë qëndrimi brenda 180 ditëve.

Personat që janë poshtë moshës 18-vjeçare apo ata që janë mbi 70 vjeç në kohën e aplikimit përjashtohen nga kjo tarifë udhëtimi.

Në vartësi të këndvështrimit, kjo tarifë është një lloj karme për votën pro-Brexit, e cila krijon kufizime për britanikët edhe pse marrëdhëniet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian pas ardhjes së Laburistëve në pushtet po përafrohen, por jo deri aty sa të kthehet liria e udhëtimit ashtu siç ishte përpara referendumit për daljen nga BE-ja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?