Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bënë postime në rrjete sociale për kryebashkiakun e arrestuar të Stambollit, 37 në pranga në Turqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bënë postime në rrjete sociale për kryebashkiakun e arrestuar të Stambollit, 37 në pranga në Turqi
AktualitetBote

Bënë postime në rrjete sociale për kryebashkiakun e arrestuar të Stambollit, 37 në pranga në Turqi

Published: March 20, 2025
Shpërndaje

Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 persona për shkak të postimeve “provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke të enjten.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.

Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

- Publicitet -

Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, për të protestuar me slogane kundër Qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglut.

Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” pas arrestimit të Imamoglut dhe 105 personave të tjerë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në X.

Ministri shtoi se 18.6 milionë postime rreth Imamoglut u shpërndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij.

Imamoglu, 54 vjeç, kryeson para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.

Përveç ndalimit të protestave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan qasjen në disa rrjete sociale.

“Ata e arrestuan me nxitim kryetarin e bashkisë sonë, të cilin e zgjodhëm me votat tona”, tha Ali Izar, një mbështetës i opozitës, derisa po shkonte në punë në qendër të Stambollit.

“Nuk mendoj se kjo është praktikë demokratike dhe e dënoj atë”, tha ai.

Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi të bashkëpronësuar nga Imamoglu, tha zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

Autoritetet e konfiskuan gjithashtu edhe një kompani në pronësi të Imamoglut, njoftoi zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Prokuroria tha se kontrolli mbi kompaninë “Imamoglu Construction, Trade and Industry” u mor nga gjykata, bazuar në raportet e hetimeve për krime financiare.

Shumica e 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit.

“Populli do ta japë përgjigjen e tij përsëri”, tha një tjetër mbështetës i Imamoglut, Yusuf Demirci, 34 vjeç, në Stamboll.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?