Një mbështetje e madhe ruse po ndihet dita ditës në Serbi. Në qendër të Beogradit janë vendosur pankarta me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.
Këto pankartë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.
Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus. Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s. Shtetet e NATO-s, së bashku edhe me shtete të tjera, që kur ka nisur pushtimi, e kanë ndihmuar me armatime Kievin, me qëllim që forcat ukrainase të dëbojnë nga territori i Ukrainës forcat e Moskës.
Shpesh është treguar mbështetja e madhe e disa grupeve ekstreme ruse të cilat mbështesin Rusinë dhe i bëjnë jehonë grupit Wagner.

Emertim me te sakte per Zelinskyn nuk do te gjeni nje tjeter.
Zelenskij eshte nje hero i popullit te vet dhe shembull per shqiptaret
Kjo tregon se sa e dobet esht Evropa dhe Amerika ,dhe sa inteligjente esht Serbia ku haptas ju thot se nuk marim pjese kunder Rusise ,nuk e Njohim Kosoven ,duam nji shtet Serb ne Bosnje ,dhe ne Kosove dhe te gjitha keto kushte doti plotesohen ,bile esht i pari shtet ne Ballka qe dote pranohet ne BE pra demokracia Evropjane nuk pranon Viktima por Agresoret.
Po si kujtoni ju se vertet e bombardoj amerika serbi u then se vetem ishte loje dhe ja ku jemi serbia mbrone interesat e saj ajo nuk e shet atdheun e vet por vetem sa i zgjeron territoret e saja me bashkpuntoret shqipfoles pra cfa shte eshte i rrespektiar nga forca dhe qendrimet qe mbajne ber vendin dhe kombin te ne kan qeverisur dhe qeverisni veglat e serbis dhe te greqise shiko se cfar po ndoll me detin dhe me himaren dhe jugun e shqiperis qe nuk dote jete larga dita qe dote marrin si fillin autonomi lokale si ne mitrovic dhe pastaj shkeputje shikoni se sa nderime po behen ne tirane dhe ne durres me kalimin e kohes dhe te gjitha ato doti blejne te huajt duke jua njohur dhe qendrimin ne shqipri kesaj i thone popullim me llune ne menyr administrative kurse ne vendet perndimore kjo nuk ndolle qe te vij dikush pa qen vend i be qe ty te jepet qendrimi se blen nje apartament kjo eshte nje kotastrofe per shqiperin qe po ben drogaxhiu i parisit qe e mori tosi i nanos me thonje te pa prere dhe tani nuk ja prish qetesin ketij skizofreni te cartun por kjo eshte mina me sahat qe ky ja ben shqiperis dhe shqiptarve prandaj perkrahet serbia dhe neser rusia sepes keshtu eshte pasuruar perndimi ne kurriz te tjerve dhe kur gjene keshtu bashkpuntoret qe interesin e ndjane me armiqt shekullor te shqiptarve per pushtet dhe ofiqe prandaj bismarku ka thene per ne je jemi nje shprehje gjografike nga te pa beset qe shiten vendin ne cfado kohe qe ju erdhi mundesia te vinin ne pushtet.