Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beogradi shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, BE: Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Beogradi shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, BE: Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu
BoteLajmi i fundit

Beogradi shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, BE: Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu

Published: October 30, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, tha se duke bërë kështu, Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut.

- Publicitet -

“Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha Massralli.

BE-ja ia rikujton Serbisë se është e detyruar t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e nga dialogu me Kosovën, të cilin është duke e zhvilluar nën ndërmjetësimin e bllokut prej vitit 2011, si pjesë e synimeve të saj për integrim evropian. Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Projektligjit thotë se juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd, sipas Qeverisë serbe. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 u pajtuan për zbatimin e tij dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Kjo e shtyri presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të kërkojë kthimin e serbëve në institucionet në shtator. Ndër kërkesat kryesore të tij ishin, shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Bossi says:
    October 30, 2024 at 10:10 am

    Po mire ka bere,edhe Shqiperin do e shpalli ashtu si edhe Maqedonin si pjese te Open Balkan.Maqedonia vetem se eshte ulur ne prehun e serbis .Shqiperia asaj rruge shkon

    Reply
  • demo says:
    October 30, 2024 at 10:12 am

    Kur ulurin ujku ne mal,Bariu duhet te mbushe pushken ne Stan.
    Tjeter ilac,NUK KA.Armatosu Albin,,Armatosu Kosove! Plasaaaaa,Kam 3-4 vjet!
    Rinia Kosoves nuk e ka L.uxin e spurdhjakeve te lokaleve te Bllokut.
    Mbrojtja e Atdheut Detyre mbi Detyrat-thyoshte shoku Enver! Popullsia te filoje Stervitjen ushtarake.Zboret Javore,perdorimin e Armeve.Cdo shtepi ne Kosove te kete armet luftarake,kallashin me vete per cdo person mbi 16 vjec. Si Izraeli ne 1947.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 30, 2024 at 10:29 am

    Kisha nje propozim. Armatosini gjithe Politikanet, komandate e kryetare kudo, dhe futini neper llogore qe te shfryjne dufin, meqenese kane kaq sherr me njeri tjetrin. Te gjithe ju te tjeret, qendroni larg dhe beni sehir. Perse dikush me dy gram tru ne koke, duhet te vritet e pritet per sherret e tyre? Ata qe krijojne konflikte le ti zgjidhin vete. Nuk eshte pergjegjesia juaj.

    Reply
  • ladi says:
    October 30, 2024 at 2:11 pm

    shqiptar mos blini çamçakiza bake rrolls,patatina lays,lëngje ama vita etj.etj.jamë prodhime serbe.Të detytohen gjithë marketet të venë në rafte vendin e origjinës së produktit.Mos blini më made in srbia,detyra më e thjeshtë për t’u treguar sadopak atdhetar.Ramaviçi dhe jo vetëm po punojnë për serbinë,çdo blerje ndihmon armatosjen e serbisë për të vrarë shwiptarët Pishtë shërbëtorët e serbisë ramaviçis saliç.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?