Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berat – Çorovodë, mllef politik në 40 kilometra rrugë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Berat – Çorovodë, mllef politik në 40 kilometra rrugë
Kulture

Berat – Çorovodë, mllef politik në 40 kilometra rrugë

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Zylyftar HOXHA

Sa lë Çesmën e Thatë, pak në të dalë të Beratit, rruga që të çon nga Tirana në Skrapar, i ngjan atyre të viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Jo i ngjan, por është e atyre viteve, e bërë “me tender nderi” nga Koço Kokëdhima dhe që çuditërisht ngjan edhe me Koçon, me çapitjet e rrëgjuara, të dështuara dhe mashtruese të tij.
E bërë ashtu, shkel e shko, pa asnjë parametër bashkëkohor, pa standard e cilësi, po t’i shtosh edhe se në këtë rrugë “ka kaluar dhe kalon” ende mali i Tomorrit dhe i Ramijes me makineritë e rënda me gurë, mermer dhe pllaka, kuptohet se në ç’ gjendje katastrofale është ajo. S’besoj të ketë rrugë tjetër në Shqipëri në gjendjen e saj. Për 50 km rrugë nga Berati në Skrapar do një orë e gjysmë të arrish në destinacion.

Duket se kjo copë rrugë është lënë enkas kështu për t’u thënë skraparllinjve të urtë e të mirë se shakatë me qeverinë dhe politikën janë dëm i kokës. Ato jo që të lënë pa rrugë, por, po të duan, të lënë edhe pa bukë edhe pa ujë, të rrethojnë edhe me tela me gjemba…Me një fjalë, të bëjnë atë që s’ta pret mendja.
Rruga Berat-Çorovodë është rruga me historinë nga më interesantet, por më të hidhurat nga të gjitha rrugët e vendit tonë, ku politika ashiqare këtu e tridhjetë vjet nxjerr dhëmbët dhe kërcënon: “O me mua, o s’ka rrugë, zgjidh e merr”!…

- Publicitet -

A nuk ndodhi kështu kur pushtetin e kishin demokratët para ’97-ës; a nuk ndodhi kështu me Nanon para 4-5 vjetëve, kur tha: “Doni Ilirin? Bërrylin rrugë”! Kur qe në pushtet Saliu jo që jo, s’donte që t’i dëgjonte emrin Skraparit. Kur përsëri qe ai që krenohej se “ishte i bir atyre maleve trimërore”, i bëri skraparllinjtë copë-copë, siç thonë ata, “perrende-perrende”, për t’ua marrë votën me një thes miell.

Ndërsa këtij “të gjatit”, dihet, “nuk i hyjnë në sy” rrugët provinciale, e ka syrin te tunelet, superstradat, portet, aeroportet dhe satelitët e hapësirës.
Edhe në buxetin e vitit që vjen dhe që pritet të miratohet së afërmi, asnjë qindarkë, asnjë metër rrugë s’ka për Skraparin as për rrugën e Përmetit.

Kështu të shkretët skraparllinj, qytetarë të këtij shteti inatçor, do të kollotumben akoma, do shajnë e do të shfryjnë, por s’do t’ua vërë kush veshin, si deri tani.
Megjithatë ata s’e vrasin mendjen e s’e shesin veten për një copë rrugë. Do të shkojnë “krenarë” në votime.

Janë mësuar me karshillëqe e inate, madje edhe me lavde e miklime lufte dhe elektorale. Por çdo gjë ka kufi! Skrapari po thahet, po vyshket, po mpaket dhe plaket çdo ditë. Mos politika do që ta zhdukë nga edhe harta pasi e voli dhe e moli mirë dhe s’i duhet më!?…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xha Kasëmi nga Çepani says:
    October 27, 2022 at 12:15 pm

    Te “rroje” i forti, politikani me i zgjuar , djaloshi qe e filloi punen me detyren deputet,kryeminister,president Ilir Meta,apo Metaj si e ka. E dim qe nga fisi e prinderit e ka Metaj,ndersa vet e perdori Meta. Ishte disa vite deputet,minister ekonomie, kryeminister,zv/ kryeminister dhe Kryetar Kuvendi, por edhe me gjithe keto detryra nuk i shkoi mendja per ate rruge. Thone gojet e liga,se mendjene kishte tek pllakat e Tomorrit,n gjyren dhe cilesine e tyre. Me hapjen e galerive te mermerit, sigurisjht u harrua jo vetem rruga,por edhe populi i Skraparit duke perfshire dhe Tomorricen. Ndaj ,o Skraparlinje, votoni per Ilir Metaj ,apo Meta si doni e quani, se do kalojne dhe dhe 30-40 vite te tjere ,kur Iliri do te jete afer te 80-tav e mbase behet rruga Berat-Corovode ,pa ajo Corovode – Permet ,apo # urat si thuhet vazhdimisht te rrojme vet,pa rruge as ka patur e as do te kete. Po Mos u shqetesoni se deputeti lavjes sa nga PS tek LSI -dhe atni me duket i pavarur e peermendi nje here ne kuvend. Urime skraparlinj per votat! Mos harroni t’ia jepni LSI-se tani Partise se lirise .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?