Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nën akuzë për aferën Partizani kanë shkelur arrestin e shtëpisë dhe kanë takuar një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre për të dhënë një intervistë.
Me zë dhe figurë, Sali Berisha shfaqet në një ambient të përbashkët me dhëndrin e tij dhe grupin e gazetarëve duke shkelur hapur masën e sigurisë që i ndalon atij dhe Malltezit çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë.
Që në fillim të intervistës gazetari shprehet se është një situatë paksa e çuditshme duke qenë se ish-kryeministri ndodhet në arrest dhe i akuzuar për korrupsion, por Berisha i thotë se është në hetim politik.
Si Berisha dhe Malltezi këtë herë kanë kaluar vijën e kuqe, ndonëse deri më tani drejtësia e ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, për daljet çdo natë të ish kryeministrit në dritaren e ballkonit të shtëpisë duke mbajtur fjalime para militantëve.
Pra, ndonëse më parë ka komunikuar nga dritarja, këtë herë shkelja është edhe më e rëndë pasi ka takuar njerëz përveç bashkëjetuesve, por edhe e ka treguar me figurë përmes pamjeve që shfaqen në televizion italian duke sfiduar drejtësinë në pikën e fundit.
Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar, pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Malltezi nga ana tjetër është në arrest që prej 24 tetorit dhe përveçse për korrupsion pasiv akuzohet edhe për pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
j.l./ dita
Duhet të dënohen ata gjykatës që nuk zbatojnë ligjet njësoj për të gjithë! Veprimet e Berishës dhe Metës këtë qëllim kanë, që të tregojnë se janë mbi ligjet duke u fshehur pas politikës. Kjo është arsyeja që ata nuk largohen nga politika, që të mbrojnë pasuritë e grabitura me mburojë politike. SPAKU të veprojë shpejt dhe për çdo shkelje ligji të japë dënim tjetër.
Në këtë vend ka çudira dhe tragjedira. Drejtësia jonë ka futur në burg njërëz, që nuk kanë pasur mundësi për të paguar energjinë elektrike, ndërsa një bashkëqytetari ynë vrau veten, po nga pamundësia e pagesës së energjisë.Zotërinjtë në fjalë kanë grabitur pambarimisht këtë vend dhe i bëjnë karshillëk organeve të drejtësisë. Demagogët politikanë na tregojnë ligjin, po me vet këto a nuk e shohim çfarë ndodh? Ju ka dalë boja, janë kthyer në palaço cirku. Ky është ligji për popullin dhe jo për kriminelët politikanë. Deri kur kështu më?!
Shqipëria që jetojmë sot , është Shqipëria e Ramës . Kemi mbi 10 vjet që jetojmë në këtë Shqipëri .
Prisnim e ç’nuk prisnim nga ky demagog i fëlliqur . Ngado të hedhësh sytë dallohet qartë se kemi mbetur me gisht në gojë , për të mos thënë diçka banale , me gisht në b……..!
Para disa ditësh, lexova këtu në DITA se , deputeti socialist i zonës sime , djali i Servet Pëllumbit , nuk ia mbaj mënd emërin , paska thënë se , Sali Berisha ka merita të veçanta dhe s’duhet mbajtur i izoluar . Ky deputet shpreh atë që i thotë shefi i tij , Edvin Kristaq Rama .
Këta janë të gjithë plehëra , të majtë e të djathtë .
Mos harroni akrobacirat e Ramës me Metën e Berishën , që nga ngjalat e Lalsit , aleanca e shpallur në Shkodër , përmbysja e kushtetutës brënda natës me Saliun , pa hyrë në ato që thotë politikania rrugaçe Kryemadhi , për dashurinë e saj me rrugaçin Rama !
Shqipëria qelbet era mut !
Amani o vëllezër e motra, mos u gënjeni më , boll me këta zagarë , ngrihuni të shpëtojmë atdheun . S’ka më emigrim , këtu të luftojmë të shpëtojmë atdheun nga kanceri , jo të shohim rehatinë tonë , pa le të vdesë Shqiperia !
Gjykates haleje….Nje plak shtrembaluq, sjell verdalle nje vend. Turp!
Barazi para ligjit do te thote qe shkelja e arrestit shtepiak duhet renduar per Malltezin dhe Berishen,kane shkel ligjin duke u bashku e duke dhene interviste.Kanje injorùar e provokuar Drejtesine,mos i toleroni.
Duket qarte qe drejtesia vazhdon lojen e qelbur me nervat e shqiptareve. Keta te gjithe jane bere bythe e breke me njeri tjetrin.
Nuk e kuptoj çfar drejtesie kerkoni ju socialpatronazhistet kur Arben Ahmetajt nuk i hoqete imunitetin deri sa u arratis, kur Olta Xhaçkes nuk i hiqni imunitetin derisa te vere letrat ne vend, nuk e di se sikerkoni te bllokoni Berishen ne emer te drejtesise kur nje ekip i RAI-it shkon t’i marre nje interviste dhe shteti e lejon ti shkoje ne shtepi ? Cfar funksioni luan ketu policia,drejtesia dhe shteti qe i lejon. Berishes bravo i qofte qe perfiton.