Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha paralajmëron kundërprotestë në mbrojtje të SPAK, mesazh për Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berisha paralajmëron kundërprotestë në mbrojtje të SPAK, mesazh për Ramën
AktualitetKronike

Berisha paralajmëron kundërprotestë në mbrojtje të SPAK, mesazh për Ramën

Published: February 14, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë për media këtë të premte, ku për herë të parë ndau një qëndrim në mbështetje të SPAK dhe GJKKO, duke paralajmëruar se PD do të çojë në ndjekje penale ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe kryeministrin Edi Rama për mosmarrjen e masave në mbrojtje të zyrtarëve të drejtësisë gjatë tubimit të mbështetësve të Erion Veliajt.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë qëndrim si një mbrojtje të Kushtetutës dhe ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO që zbatojnë ligjin. Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse mbështetësit e Partisë Socialiste organizojnë protesta kundër organeve të drejtësisë, PD do të organizojë një kundërprotestë në Surrel.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

- Publicitet -

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo mazhorancë, kjo pseudomazhorancë apo narkomazhorancë, ka faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por, në një akt të pashembullt në historinë e një shteti, kjo zgjodhi tani sulmet fizike kundër gjykatësve dhe prokurorëve që kanë vendosur ndryshe nga sa dëshiron narkomazhoranca.

Ky është rezultati i ndërtimit prej vitesh të një narkoshteti në këtë vend, i mbështetur fuqishëm nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Edi Rama dhe Erion Veliaj që organizuan në mënyrën më të turpshme, më kriminale, më të padenjë rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra, kanë kryer akte të tjera, për të cilat janë mbështetur dhe duartrokitur.

Me këtë akt, Edi Rama dhe banda e tij, organizata e tij kriminale, u dëshmuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata pranojnë një drejtësi që shtrihet tek këmbët e tyre, që u nënshtrohet atyre. Kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve, të kryejë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur.

Unë i jap ultimatum Edi Ramës: mos guxo të organizosh protestë tjetër, sepse opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty.

Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve, por sulmi që bëre tejkalove El Çapon, Toto Rinën dhe çdo kriminel në pushtet dhe jashtë pushteti që ka ekzistuar deri sot.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Kemi nisur verifikimet
  • Detaje nga propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  2. 1thundrak on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  3. Aaaaa on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. 1thundrak on Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  5. Ottousa on A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?