Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden u diagnostikua me kancer, Trump: I uroj shërim të shpejtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Biden u diagnostikua me kancer, Trump: I uroj shërim të shpejtë
BoteLajmi i fundit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: I uroj shërim të shpejtë

Published: May 19, 2025
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës. Lajmin e njoftoi të dielën zyra e ish-presidentit amerikan, duke shtuar se demokrati 82-vjeçar ka metastaza në kocka.

Presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump në një reagim në rrjete sociale shkroi se ishte i trishtuar pasi u përhap lajmi se paraardhësi i tij në detyrë vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës. Ai i uroi shërim të shpejtë.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat (gruas së ish-presidentit) Jill dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkroi kreu i shtetit amerikan.

- Publicitet -

Biden, i cili la detyrën në janar, u diagnostikua të premten pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për simptoma urinare.  Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm që prek burrat, pas kancerit të lëkurës, sipas Klinikës së Clevelandit. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA raportojnë se 13 nga 100 burra do të zhvillojnë kancer të prostatës në një moment të jetës së tyre. Mosha është faktori më i zakonshëm i rrezikut.

Kanceri që ka metastazuar është më i vështirë për t’u trajtuar sesa kanceri që mbetet në një vend, sepse është përhapur në të gjithë trupin, duke e bërë më të vështirë për ilaçet të arrijnë dhe të shkatërrojnë të gjitha tumoret.

Por ka njëfarë shprese nga ekipi mjekësor i Bidenit. Ata thonë se kanceri i tij duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve. Kur kanceri i prostatës përshkruhet si “i ndjeshëm ndaj hormoneve”, kjo do të thotë se rritja dhe përhapja e tij nxiten nga hormonet mashkullore të quajtura androgjene, të cilat janë kryesisht testosteroni dhe dihidrotestosteroni.

Qelizat e prostatës kanë receptorë androgjenikë, me të cilët androgjenët lidhen dhe stimulojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave. Megjithatë, tek pacientët me kancer të prostatës, androgjenet nxisin rritjen e qelizave kancerogjene.

Kanceret e prostatës të ndjeshme ndaj hormoneve varen nga këto androgjene për t’u rritur dhe mbijetuar, gjë që i bën ato një objektiv të terapisë hormonale, e quajtur edhe terapi e privimit të androgjenit.

Trajtimi synon të ulë nivelet e androgjenëve ose të bllokojë veprimin e tyre, duke parandaluar në mënyrë efektive rritjen e qelizave kancerogjene. Megjithatë, shumë kancere të prostatës përfundimisht zhvillojnë rezistencë ndaj trajtimit dhe vazhdojnë të rriten pavarësisht niveleve të ulëta të androgjenit. Në këtë rast, trajtimet e linjës së dytë, të tilla si kimioterapia, terapitë e synuara dhe radiofarmaceutikët, mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit.

Donald J. Trump Truth Social 05.18.25 05:32 PM EST

Melania and I are saddened to hear about Joe Biden’s recent medical diagnosis. We extend our warmest and best wishes to Jill and the family, and we wish Joe a fast and successful recovery.

— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) May 18, 2025

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?