Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bisedimet për anëtarësim, premtimi i Kovaçevskit: Maqedonia e Veriut në BE deri më 2030
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bisedimet për anëtarësim, premtimi i Kovaçevskit: Maqedonia e Veriut në BE deri më 2030
AktualitetBote

Bisedimet për anëtarësim, premtimi i Kovaçevskit: Maqedonia e Veriut në BE deri më 2030

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi të hënën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.

“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski.

- Publicitet -

Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

“E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për t’u përfshirë, për të përfituar nga mundësia që kemi përpara, dhe për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Kovaçevski.

Ndërkohë, ambasadori i Çekisë në Shkup, Jurosllav Ludva, ka prezantuar të hënën në Kuvendin maqedonas, prioritetet e Presidencës çeke në BE, të cilat, sipas tij, kryesisht bazohen në sigurinë e bllokut evropian dhe partnerëve, bashkëpunimin me NATO-n, pavarësinë energjetike dhe unanimiteti për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?