Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asocacioni, Bislimi publikon dokumentin e Serbisë: “Është Kali i Trojës, po përgatisin ndarjen e Kosovës…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Asocacioni, Bislimi publikon dokumentin e Serbisë: “Është Kali i Trojës, po përgatisin ndarjen e Kosovës…”
KosovëKryesore

Asocacioni, Bislimi publikon dokumentin e Serbisë: “Është Kali i Trojës, po përgatisin ndarjen e Kosovës…”

Published: June 9, 2023
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka publikuar të enjten disa dokumente të Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka shkruar në Facebook se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).

“AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës”, shkruan Bislimi.

- Publicitet -

Postimi i plotë i Bislimit:

Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës.

“Non-paperi” i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtar,https://ëëë.sanu.ac.rs/en/member/krestic-vasilije/) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë. Dokumenti i bashkangjitur do të tregojë si më poshtë:

a. Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për “Botën serbe” që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.

b. “Srpski svet” është evolucion i “Nacertanje” (https://researchgate.net/…/41119069_Ilija_Garasanin…) dhe duhet të shihet si “Nacertanje” e shekullit të 21-të.

c. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.

d. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Srpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më pas do të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së.

e. Kjo autonomi do të sjellë një situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu AKS-në si një “parazit” në territorin e Kosovës.

f. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon.

g. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar “Bota serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetar me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

h. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serb, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.

‘‘Non-paper’’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Eno says:
    June 9, 2023 at 9:10 am

    Serbia e ka garancinë nga vendet e QUINT-it , të pashpallur qysh kur “nuk shikonin” largimin e shqiptarëve nga Mitrovica. Dhe këtu Kali i Trojës është Franca. Lind pyetja: 1- përse kjo nuk thuhet hapur? 2- pse të dy kryeministrat shqipëtar Rama dhe Kurti nuk e thonë?
    Kjo shpjegon edhe historitë e sotme.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 9, 2023 at 10:45 am

    Edhe pa u botuar ky draft serbomadh synimet e Vuçiçit janë qartas të lexueshme. Drafti është vetëm një dëshmi e asaj që duket sheshit. Sigurisht, këtë e dinë fare mirē edhe miqtë (partnerët) ndërkombëtarë të Shqipërisë e Kosovës, prandaj mbështetja e tyre ndaj Vuçiç Milosheviçit ngjall dyshime të arsyeshme e të besueshme për një erë tradhtie ndaj interesave e çështjes shqiptare, duke na shtyrë t’i falim, t’i quajmë të drejta apo t’i zbukurojmë disi gomarllëqet e Kurtit.

    Reply
  • LEON says:
    June 9, 2023 at 11:16 am

    Kosova duhet te nxjerre jasht loje edvin ramen..
    I gjithe Spektri Politik Kosovar duhet ti vere kufirin tek thana bojaxhiut te surrelit,,Ta trajtoje si nje Zarbo rrugesh,sikunder eshte. Asnje Vemendje Hartimeve me Zajednica qe ky kodosh ja hedh Nderkombetareve qe t`ja imponojne Kosoves.
    Qellimi i Rames eshte te faktorizohet ne planin nderkombetar,duke shfrytezuar Situaten e Veshtire,qe po Imponon Beogradi ne Kosove.
    Kjo situate u pregatit ne Beograd nga Rama dhe Vucici,qekur politikanet e Kosoves e perzune Ramen nga Tavolina e bisedimeve per gjoja Shkembimet e Territoreve.
    Jasht edvin rama nga Kosova.
    Larg duart e ndyta te Rames ne Kosove!

    Reply
  • i juaj Poplli legen shqipcaris says:
    June 9, 2023 at 12:30 pm

    heu bre ,ku u sbyth Shqiptaria ,
    t’tanen Djalli e filloj me nji “demokrai” alla rropspi salia ,
    e tash t’tan han turr me na q! ,
    mjer Vatan kukuuuu Shqipni ,
    e tash po kno nji ky Ram trimi ,
    qe bo s’i ja don Trapi nj’ati Pernimi ,
    bash bathqimat n’medie ,kudo n’Politike ,
    Kurvnis tradhtaret i humb cdo Tradite

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?