Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bjellorusia përfshihet në luftë, Lukashenko: Krijojmë grupe ushtarake të përbashkëta me Moskën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bjellorusia përfshihet në luftë, Lukashenko: Krijojmë grupe ushtarake të përbashkëta me Moskën
BoteKryesore

Bjellorusia përfshihet në luftë, Lukashenko: Krijojmë grupe ushtarake të përbashkëta me Moskën

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Gjithmonë e më shumë, Bjellorusia po merr konturet e palës së përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë.

Presidenti Aleksander Lukashenko ka mbledhur sot me emergjencë krerët ushtarakë të vendit ish-sovjetik, duke zyrtarizuar marrëveshjen mes tij dhe Vladimir Putin për krijimin e një “grupi të përbashkët ushtarak në rajon”, praktikisht forma burokratike për të shpallur atë që mund të cilësohet si një bashkim të forcave të Minskut me ato të Moskës në fushëbetejën ukrainase.

“Themeli i këtij grupi të përbashkët do të jetë ushtria e Bjellorusisë, dhe ky grupim tashmë ka filluar”, deklaroi Lukashenko, që deri më tani kishte mbetur mbështetës, por jo i përfshirë në konflikt, përtej ditëve të para kur tanket ruse u nisën pikërisht nga Bjellorusia ku po zhvillonin një “stërvitje të programuar” për t’iu drejtuar Kievit, duke dështuar më pas në mënyrë të bujshme edhe për shkak të terrenit jo të favorshëm.

- Publicitet -

Arsyet e shmangies së deritanishme të Bjellorusisë, që është faktikisht një satelit rus, ka ardhur edhe sepse sondazhet informale tregojnë një kundërshti të opinionit publik bjellorus për t’u përfshirë në luftë.

Por vendimi i Lukashenkos tashmë ndryshon gjithçka, dhe konfirmohet nga burimet që thonë se pjesë e sulmeve të sotme në gjithë territorin ukrainas janë nisur edhe nga ky vend.

Bjellorusia ka një ushtri që mbahet ende mbi një armatim kryesisht sovjetik, dhe arrin deri në 62 mijë efektivë, por ka edhe rreth 340 mijë rezervistë, dhe mund t’i japë Moskës një ndihmë të madhe logjistike, si dhe mundësi sulmi të ndryshme, gjatë gjithë territorit të kontrolluar nga Kievi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • mali says:
    October 10, 2022 at 5:01 pm

    E hengri ne bythe dhe ky.Keshtu eshte kur kruhesh me ameriken.

    Reply
  • Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc says:
    October 10, 2022 at 6:30 pm

    Eh more pse trembeni nuk u be qameti vetem nje shtet i eshte bashkengjitur Rusise nga dhjetra shtete perfshi BE, NATO-n e me gjere i jane bashkuar Ukraines.

    Reply
  • Na mbyten budallenjte says:
    October 10, 2022 at 6:44 pm

    T´i ishin bashkuar ato Ukraines ashtu sikurse Bjellorusia Rusise, per nje muaj Putini kishte shkuar ne te s´emes o cope idioti.

    Reply
  • mali says:
    October 10, 2022 at 7:21 pm

    e kane lidhur bashke me Putini qe ne nje dite te bejne hari-kiri. Mendje mendje kjo dynja..Nuk duhet NATO ,vetem gjermani me qe po kruhen ,ose vetem polaku qe jane e ka ne fyt dhe mezi pret ta vendose lukashenkon te lidhur nga kembet vec e vec dhe me litare nga dy kuaj me drejtime te kunderta per ta ndare me dysh.Kjo eshte historia Poloni-Rusi.Lukashenko kesaj i ruhet te mos bjere ne doren e polakeve.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 10, 2022 at 10:46 pm

    Rusia drejte shkatrrimit . Keshtu eshte kure Putinit ju rrit mendja dhe po kerkon ta zvendsoje Stalinin pore ,Stalini luftoi dhe cliroi gjysmen e Evropes, ndersa Putini ben lufte me vllejzerit e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?