Mungesa e viteve të punës që duhen për të plotësuar kushtet e daljes në pension mund të mbulohet nëpërmjet skemës vullnetare të sigurimeve shoqërore. Blerja e vjetërsisë së munguar të punës për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension, si dhe për të siguruar të ardhura më të larta, nuk bëhet vetëm për pensionet e plota dhe të reduktuara të pleqërisë, por edhe për përfitimet familjare, si dhe ato të invaliditetit (qofshin këto të plota, të pjesshme, apo edhe të reduktuara).
Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se skema e sigurimit vullnetar, është një mundësi më shumë për të përfituar pension, për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Sipas tyre, kontributi vullnetar që do të paguhet për sigurimin e vjetërsisë së munguar të punës llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2022 është 6,912 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 32,000 lekë shumëzuar me 21.6 për qind.
Kush mund të përfitojë nga sigurimet vullnetare:
Në skemën e sigurimeve vullnetare mund të përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar, ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e detyrueshme. Po ashtu, mund të përfshihen edhe të gjithë personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre, si dhe ata që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi. Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 01.01.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
Periudhat që mund të blihen:
Tre janë periudhat që mbulon sigurimi vullentar, ku bëhet fjalë për: sigurim vullnetar për vitin korent, për periudha të kaluara, si dhe sigurim vullnetar për më shumë të ardhura. Për secilën prej tyre janë të përcaktuara edhe kushtet që duhet të plotësojnë të gjithë qytetarët që duan të bëhen pjesë e skemës vullnetare. Ndërkohë që në raste të caktuara për pagesat që bëhen paradhënie bëhen edhe zbritje sipas kushteve të përcaktuara
Mbulimi i periudhave korent
Personat që sigurohen për vitin korent, kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga këshilli i Ministrave në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2022 është 6,912 lekë.
Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim, në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6 për qind mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar). Zbritja do të jetë 3 për qind mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar), si dhe 5 për qind mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korent përfshijnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, si dhe pensione më të larta se pensioni social, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e kontributeve të paguara.
Blerja e periudhave të kaluara
Masa e kontributit për sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, për degën e pensioneve dhe që për llogaritjen e përfitimeve do t’i korrespondojë pagës minimale të vitit që po mbulohet me sigurim vullnetar). Pagesa për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale, e cila për vitin 2022 është 6,912 lekë në muaj. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.
“Një person që është në prag të mbushjes së moshës për pension pleqërie, ose e ka mbushur moshën për t’u futur në kushte përfitimi, minimalisht duhet të ketë 15 vite periudhë kontributive të siguruar. Në rast se personi ka 12 vite periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare”, sqarojnë autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në rastin kur qytetari nuk e ka mbushur moshën, ai mund të blejë periudha kontributive sa të dëshirojë. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara përfshijnë: vjetërsi pune, e cila ndikon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension, si dhe pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Sigurim vullnetar për të ardhura më të larta
Nëpërmjet skemës vullnetare qytetarët mund të sigurohen edhe për të siguruar më shumë të ardhura kur lind e drejta e përfitimit. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin përkatës, sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent, në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 32,000lekë dhe 141,133 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri).
Personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 32,000 lekë. Mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale prej 141,133lekë. Punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin, deri në nivelin e pagës maksimale 141,133lekë.
Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale, ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura: Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar.
Si paguhet sigurimi vullnetar:
Personi i interesuar, paraqitet në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Ai duhet të ketë me vete këto tre dokumente: Fotokopje të librezës së punës ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon, si dhe fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike. Periudhat e siguruara pasqyrohen në Regjistrin elektronik të kontribuuesve të sigurimit vullnetar, dhe qytetari ka mundësi t’i shohë dhe të pajiset me vërtetim për periudhat e siguruara nëpërmjet portalit zyrtar https://e-albania.al.
Pjesë e skemës vullnetare mund të bëhen të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
- Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm.
- Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre.
- Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
- Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 01.01.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
Nga përfshirja në këtë skemë mund të përfitoni:
- Pensionin e pleqërisë.
- Pensionin e reduktuar të pleqërisë.
- Pensionin e plotë të invaliditetit.
- Pensionin e plotë dhe të reduktuar të invaliditetit.
- Pensionin e pjesshëm të invaliditetit.
- Pensionin familjar.
Llojet e periudhave që mund të blihen:
- Sigurim vullnetar për vitin korent.
- Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
- Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension.
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm.
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi.
- Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimeve shoqërore.
- Personat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale.
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara mund të paguajnë:
- Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.
- Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për këtë periudhë, përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura.
- Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.
- Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare, për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë:
- Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
- Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent, në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 32,000lekë dhe 141,133 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri).
- Personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 32,000 lekë. Mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale prej 141,133lekë.
- Punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin, deri në nivelin e pagës maksimale 141,133lekë;
- Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale, ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page.

Dua të di nëse një shtetasi, i cili ka dalë në pension të parakohshëm si ish-ushtarak dhe vazhdon të punojë si i vetëpunësuar, deri sa ky të mbushë moshën për pension të plotë, a i njihen vitet e pensionit të parakohshëm si ish-ushtarak si vjetërsi ushtarake apo jo?
Pershendetje, ne qoftese eshte e mundur tu pyes,mua me duhen 7 vjet per te arritur minimalen e pensionit mund ti paguaj njeheresh dhe sa me kushton per 7 vjet mundesisht ne euro,se kam edhe ca vite ne itali reth 27.Falemnderit.
Pershendetje une kam vetem 6 vite pune ne Shqiperi .Per te arritur pensionin minimal sa duhet te paguaj per te gjitha vitet njeheresh ne euro ne qofte se ka mundesi .Faleminderit
Pershendetje une kam 11 vite pune ne shqiperi me mugoin 4 vite pune te plotesoi 15 vjet ju lutem dua te di shiferen per te paguar per 4 vite falemiderit.
[email protected]
Mua me mungojne 1vite e 7 muaj . Sa me takone te paguaj ? Qe te mbushe 15 vite!
Pershendetie,desha te pyes sa kushton nje vit kontributi a mund te blien?
Pershendetje un nuk kam asnje vit pune ne Shqiperi. Kam ik ne moshen 40 vjec. Sa kontribute duhet te paguaj per nje pension minimal
Pershendetje a mund ta blej sigurimin si shtetas jo Shqiptare me leje qendrimi ne shqiperi
Ju lutem per info
Mire mbrema kam punar 10 vite ne shqiperi jam larguar nga shqiperia 1995
dhe deri ne vitin 2002 nuk kam asnji vit te
te siguruar ne sigurimet shoqerore ne shqiperi
Si mund te veproj per plotesimin e 15 viteve per penson pleqerie