Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken: Hamasi të pranojë propozimin e SHBA-së për armëpushim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Blinken: Hamasi të pranojë propozimin e SHBA-së për armëpushim
AktualitetBote

Blinken: Hamasi të pranojë propozimin e SHBA-së për armëpushim

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të hënën Hamasit ta pranojë një propozim të Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve, pas një takimi që kishte me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Më herët të hënën, Blinken tha se përpjekja më e fundit për marrëveshje është mbase mundësia më e mirë dhe e fundit, prandaj u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë propozimin. Bisedimet në Katar javën e kaluar përfunduan pa ndonjë përparim, por ato pritet të rifillojnë këtë javë bazuar në një propozim të Shteteve të Bashkuara për përafrimin e qëndrimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

“Gjatë një takimi shumë konstruktiv me kryeministrin Benjamin Netanyahu sot, ai konfirmoi se Izraeli e pranon propozimin për përafrimin e qëndrimeve dhe se e mbështet atë”, tha Blinken për gazetarë në Tel Aviv.

- Publicitet -

Ai shtoi se tani “i takon Hamasit ta bëjë të njëjtën gjë”.

“Pastaj, palët, me ndihmën e ndërmjetësve – Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit – duhet të bashkohen dhe ta kompletojnë procesin për arritjen e mirëkuptimeve të qarta për atë se si do t’i zbatojnë detyrimet që i kanë marrë me këtë marrëveshje”, tha ai.

Me gjithë shprehjen e optimizmit nga SHBA-ja dhe përshkrimit të takimit si pozitiv nga zyra e Netanyahut, Izraeli dhe Hamasi kanë lënë të kuptohet se do të ketë e vështirë të arrihet marrëveshja.

Bisedimet disa mujore dhe të ndërprera kohë pas kohe janë zhvilluar rreth çështjeve të njëjta. Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?