Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken në Tiranë dhe historia e 1.574 kilogramëve flori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Blinken në Tiranë dhe historia e 1.574 kilogramëve flori
HistoriLajmi i fundit

Blinken në Tiranë dhe historia e 1.574 kilogramëve flori

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken erdhi këtë të enjte në Tiranë për një vizitë disa orëshe. Sipas ekspertëve të politikës, vizita është e rëndësishme për aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të, por jo për politikën e brendshme.

Gjatë 30 viteve të fundit, vendin e kanë vizituar shumë sekretarë të shtetit, duke nisur nga James Baker, Madeleine Albright, Colin Pawell, Hilary Clinton dhe John Kerry.

I vetmi president në detyrë që ka vizituar Shqipërinë është George W. Bush në vitin 2007, ndërsa ish-presidenti Bill Clinton erdhi në Tiranë verën e vitit 2023.

- Publicitet -

Marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë u vendosën në vitin 1922, por ato pësuan një ndërprerje të gjatë gjatë regjimit komunist në vend dhe u rivendosën në vitin 1991 pas rënies së diktaturës.

Profesor Ksenofon Krisafi i cili ka qenë pjesë e diplomacisë shqiptare gjatë përpjekjeve për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane tregon për gazetën DITA një episod shumë interesant.

Ai tregon se kërkesa e parë zyrtare e ShBA për marrëdhënie me Shqipërinë, ishte ajo që erdhi me të ashtuquajturin “Propozimi prej 7 pikësh”, që ambasadori francez në Tiranë, Marcel Martin.

Ajo iu dorëzua ish zëvendësministrit shqiptar të punëve të jashtme, Sokrat Plaka, në një nga ditët e javës së tretë të prillit të vitit 1984.

Propozimi fokusohej kryesisht në trajtimin e çështjes së arit dhe normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike, por jo vetëm.

Nëpërmjet tij transmetoheshin kërkesat e qeverive të Britanisë së Madhe dhe të SHBA për t’i ofruar qeverisë shqiptare mundësinë e zgjidhjes së çështjes së rezervës së arit të Bankës Kombëtare caktuar nga Komisioni Tripalësh i Arit.

Aty përmendej gatishmëria e tyre për të dhënë pëlqimin në Komisionin Tripalësh të Arit (ku ato së bashku me qeverinë franceze ishin palë) për kthimin në Shqipëri të një sasie prej rreth 1574 kg ar.

Kjo sasi ari ishte identifikuar që në fundin e viteve ’40 të shekullit të kaluar, si pronë e shtetit shqiptar, por mbahej e bllokuar.

Në ditën e parë të bisedimeve që nisën në Paris, më 15 mars 1985 (pjesë e të cilave ishte edhe autori i këtij shkrimi),kryetari i delegacionit britanik, Xhon Bërç, i cili njoftoi se ishte autorizuar të fliste edhe në emër të qeverisë amerikane.

Mirëpo ndodhi një e papritur.

Amerikanët kërkonin që, Shqipëria t’i paguante qeverisë amerikane një shumë rreth dy milionë dollarë amerikanë për shpronësimet që kishin bërë komunistët të disa pasurive amerikane në Shqipëri.

Sipas palës amerikane bëhej fjalë për rreth 2000 amerikanë që kishin pasuri në Shqipëri dhe që iu ishin shtetëzuar.

Por kryetari i delegacionit shqiptar, ambasadori Andon Bërxholi, u përgjigj se “nuk na rezulton që të ketë prona amerikane të shtetëzuara në Shqipëri.

Në kohën e shtetëzimeve që u bënë pas çlirimit në vendin tonë nuk u vu dorë mbi pronat e shteteve me të cilët ishim aleatë në luftë.

Sidoqoftë, përfundoi ai, “numri i avancuar nga pala amerikane kalon çdo kufi për të qënë e besueshme.”

Pas kësaj përplasjeje, bisedimet dështuan.

Do duhej rënia e komunizmit rreth 6 vjet më vonë që marrëdhëniet diplomatike të normalizoheshin përfundimisht.

Ambasada e ShBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me diplomatin Kristofer Hill si i ngarkuar me punë, i pasuar nga ambasadori Uilliam Rajerson, i cili i paraqiti letër kredencialet më 21 dhjetor 1991.

Rivendosja e marrëdhënieve dhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit,Xhejms Bejker, i shtendosi përfundimisht raportet shqiptaro-amerikane, duke i siguruar Shqipërisë përkrahjen e superfuqisë me peshë në jetën ndërkombëtare.

Sot ato identifikohen si marrëdhënie me rëndësi stretegjike dhe me prioritet të veçantë në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Sul Koburja says:
    February 15, 2024 at 2:39 pm

    Sali Berisha eshte idiot.Do te ishte mencuri e madhe nese sot Saliu deklaronte largimin perfundimtar nga politika.Do te kishte qene mbreselenese nese bente nje veprim te tille.Idioti nuk mund te behet i mencur.

    Reply
  • mali says:
    February 15, 2024 at 3:02 pm

    Mjaft na shpaloset histori te lidhjes se amerikaneve me shqiperine.Ato jane te hereshme dhe me vlera humanitare.Edhe sot e kesaj dite nje koder ne korce quhet :kodra e zotit Kenedi. Ata ngriten qendra per pleqte dhe ambulance ne sherbim te popullit.Ato jane te gjitha prona amerikane.
    Sot mafiozet e te dy kombeve kane degraduar vlerat demokratike te amerikes se vertete.Me gjithate amerika mbetet vendi I vlerave humane e demokratike. Amerika mbetet amerike dhe ligjevenes ne bote,ndryshe bota behet katastrofe.

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    February 15, 2024 at 4:32 pm

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE , që NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE VAJZAT e BUKURA Shofere të TIRANËS , dhe i NGACMON SEKSUALISHT ! ? !
    I bëj thirrje SPAK Altin Dumanit dhe MINISTRIT Taulant Balla , që të SURVEJOJNË 24/7 PEDOFILIN Eraldo Hadushaj të Birin e Batjarit dhe ta ARRESTOJNË sa më parë , sepse në të KUNDËRT , VËLLEZËT ose të Dashurit e këtyre VAJZAVE SHOFERE , do bëjnë VET GJYQËSI

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    February 15, 2024 at 4:34 pm

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE , që NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE VAJZAT e BUKURA Shofere të TIRANËS , dhe i NGACMON SEKSUALISHT ! ? !
    I bëj thirrje SPAK Altin Dumanit dhe MINISTRIT Taulant Balla , që të SURVEJOJNË 24/7 PEDOFILIN Eraldo Hadushaj të Birin e Batjarit dhe ta ARRESTOJNË sa më parë , sepse në të KUNDËRT , VËLLEZËRIT ose të Dashurit e këtyre VAJZAVE SHOFERE , do bëjnë VET GJYQËSI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?