Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërcënojnë dështimin e përpjekjeve për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve – pajisjeve të telekomunikimit me valë – të martën në Liban, për ta cilat u akuzua Izraeli. Ai i bëri këto komente në Egjipt, ku ndodhet për bisedime rreth negociatave për armëpushim në Gazë, si dhe për marrëdhëniet SHBA-Egjipt.
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Egjiptin, janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim, gati një vit pasi shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Këto vende janë duke bërë përpjekje gjithashtu edhe për t’i ulur tensionet, pasi liderët izraelitë kanë kërcënuar me përshkallëzimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut në Liban.
“Vazhdimisht, kur SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë besojnë se po shënojnë përparim për arritjen e marrëveshjes për armëpushim për luftën e Izraelit dhe Hamasit në Gazë, ne shohim një ngjarje që e bën përparimin edhe më të vështirë, që mund ta pengojë atë”, tha Blinken, i pyetur për shpërthimet e djeshme në Liban.
Shpërthimet e njëkohshme të pejxherëve – të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut në Liban, i vranë 12 njerëz, përfshirë një fëmijë, të martën. Izraeli nuk ka folur publikisht nëse është përgjegjës apo jo. Blinkeni foli edhe për vrasjen e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi në fillim të këtij muaji në Gazë.
Në kohën kur erdhi lajmi për vrasjen e gjashtë pengjeve, negociatorët kishin arritur përparim për kohën dhe hollësitë e një marrëveshjeje këmbimi, sipas të cilës do të liroheshin pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, tha Blinken.
Blinkeni i përsëriti të mërkurën komentet e administratës së SHBA-ja ende është duke mbledhur informata për rrethanat e sulmeve me pejxherë, duke mos dhënë më shumë hollësi. Ai mbajti takime me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattaf el-Sissi dhe me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty./ REL
Lironi pengjet!Pa kushte,pa detyrime,pa pagesa.
pse Hamaset marrin pengje? Pse jane gati te shuajne gjithe popullsine e Gazes,vetem pengjet te vriten dhe torturohen.
Me koston e 40 mije te vrare mbajne ende 160 pengje.
Blinken kujdes floket se qenke bere per tu qethure.
Hamasi nuk perfaqeson popullin Palestinez,
por interesat e drejtuseve te tyre, qe kane vjedhur
nje pjese te ndihmave per popullin e Palestines.
Ato duan qe te mbreteroje kaosi dhe per kete aresye
nuk i lirojne pengjet.
Ato qe e paguajne Hamasin duan qe lufta te zgjase
dhe te akuzojne Izralin per krime lufte, si dhe Ameriken,
qe i ka ndihmuar me te drejte, sepse objekti kryesor
eshte te sabotojne mareveshjet e Izraelit me disa vende
Arabe.
Irani dhe Arabet kane kontradikta dhe frikra reciproke
ndaj njeri tjetrin, por mundet qe edhe te gjejne nje emeruse
te perbashket qe te krijojne “Commonwealth Islamik” dhe
nje “Treg te Perbashket Ekonomik”.
ATO duan te anashkalojne Ameriken duke demtuar Izraelin,
qe eshte “Aleati i Vertete Strategjik i Izraelit”, sic eshte
Amerika edhe per Shqiperine.
Kush mund te desheroje qe Amerika te largohet nga Shqiperia?
Kush mund te veproje si Hamasi ne vendin tone?