Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi këtë të mërkurë Kievin së bashku me homologun e tij britanik, David Lammy. Gjithashtu Blinken tha se kjo vizitë tregon përkushtimin e perëndimit për fitoren e Ukrainës kundër Rusisë.
“Vizita jonë dëshmon se ne jemi të vendosur për të siguruar suksesin e Ukrainës, ne jemi të përkushtuar për fitoren e Ukrainës”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit gjatë një diskutimi me kreun e diplomacisë ukrainase Andrii Sibiha.
Të dy mbërritën në Kiev me tren nga Polonia dhe do të takohen më vonë gjatë ditës me anëtarë të udhëheqjes ukrainase.
i.b./dita