Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bolsonaro dënohet me 27 vite burg, Trump i habitur: Ngjan me atë që më bënë mua!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bolsonaro dënohet me 27 vite burg, Trump i habitur: Ngjan me atë që më bënë mua!
AktualitetBote

Bolsonaro dënohet me 27 vite burg, Trump i habitur: Ngjan me atë që më bënë mua!

Published: September 12, 2025
Shpërndaje
WASHINGTON, DC - MARCH 19: Brazilian President Jair Bolsonaro presents U.S. President Donald Trump with a Brazil national soccer team jersey Number 10 for striker position at the White House March 19, 2019 in Washington, DC. President Trump is hosting President Bolsonaro for a visit and bilateral talks at the White House today. (Photo by Chris Kleponis-Pool/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu “habinë e tij të madhe” për vendimin e drejtësisë braziliane që dënoi ish-presidentin e ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, për tentativë grushti shteti, pavarësisht, sipas tij, presioneve që kishte ushtruar Uashingtoni në mbështetje të Bolsonaro-s.

“Është për t’u habitur se si ndodhi një gjë e tillë. Ngjan shumë me atë që tentuan të më bëjnë edhe mua”, deklaroi Trump të enjten për mediat, duke iu referuar çështjeve të tij gjyqësore, të cilat megjithatë nuk përfunduan në dënim.

“E kam njohur kur ishte president i Brazilit. Është njeri i mirë”, shtoi presidenti amerikan, i cili më parë e kishte cilësuar ndjekjen penale ndaj aleatit dhe admiruesit të tij si “gjueti shtrigash”.

- Publicitet -

Gjatë mandatit të Trump, SHBA vendosi tarifa shtesë për produktet braziliane dhe sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Federale (STF) që merrej me çështjen e Bolsonaro-s.

Gjithashtu, u vendosën kufizime udhëtimi për anëtarë të tjerë të gjykatës së lartë, si shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se SHBA do të marrë “masa të duhura hakmarrëse” pas dënimit të rëndë me burg për Bolsonaro-n.

“Persekutimi politik nga gjyqtari i STF Alexandre de Moraes, i cili tashmë është nën sanksione nga SHBA për shkelje të të drejtave të njeriut, vazhdon. Ai dhe të tjerë në gjykatën e lartë vendosën ta burgosin padrejtësisht ish-presidentin Jair Bolsonaro”, deklaroi Rubio përmes platformës X.

“Do të ketë një përgjigje të përshtatshme nga SHBA ndaj kësaj ‘gjuetie shtrigash’,” shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Brazilit reagoi menjëherë duke theksuar se “kërcënimet” si ato të Rubio-s “nuk do të frikësojnë demokracinë tonë”, dhe se autoritetet do të mbrojnë “sovranitetin kombëtar të vendit” ndaj çdo “sulmi apo përpjekjeje ndërhyrjeje”, pavarësisht se nga vijnë ato.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?