Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri. Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve janë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, si dhe hapat që Partia Socialiste do të ndjekë për organizimin e fushatës elektorale.
Deri më tani, socialistët kanë shprehur se prioritet i tyre është forcimi i strukturave në terren, intensifikimi i punës organizative dhe rritja e komunikimit me qytetarët. Në këtë proces, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve pritet të kenë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve dhe koordinimin e strukturave të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
j.l./ dita
