Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Edhe pse po përballet me një disfatë të rëndë ushtarake në Ukrainë, Moska vazhdon të përçajë dhe destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Kjo arrihet përmes aleatëve e partnerëve të cilët ose kanë pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje, ose janë thellësisht të korruptuar me para dhe burime ruse, ose mbështesin rrjete aleancash të hershme me zyrtarë rusë.
Grupimet nacionaliste, ultra të majta dhe populiste që marrin para nga Rusia ose e shohin Moskën si një bastion të vlefshëm anti-liberal dhe anti-amerikan janë të pranishme në shumicën e shteteve europiane. Megjithatë, vetëm disa vende qeverisen nga parti apo presidentë të tillë.
Në rajonin e Ballkanit, tre shtete tani kanë liderë hapur pro-rusë. Ata janë Serbia, Hungaria dhe gjysma e Bosnje-Hercegovinës. Ndërsa dy shtete të tjera, Mali i Zi dhe Bullgaria, janë nën presionin e Moskës për të ndjekur shembullin e tyre.
Serbia vijon të jetë pikëmbështetja e depërtimit rus në Ballkan. Moska e sheh presidentin Aleksandër Vuçiç si kryepërçarësin e vet kundër Perëndimit. Ndjekja e agjendës së “botës serbe” ndihmon për të cënuar pavarësinë e shteteve ballkanike që kërkojnë lidhje më të ngushta me SHBA-në dhe institucionet perëndimore.
Shërbimet ruse kanë depërtuar thellë në Serbi dhe Vuçiç e di se ai do të braktisej e madje do të largohej nga detyra prej Kremlinit, në rast se do ta njihte Kosovën, do të hiqte dore nga objektivat separatiste serbe në Bosnje-Hercegovinë, do të njihte plotësisht shtetësinë e Malit të Zi dhe do të bënte një kërkesë për anëtarësimin e Serbisë në NATO.
Në fakt, frika e Vuçiçit nga Putini siguron nënshtrimin e Beogradit ndaj strategjive së Kremlinit. Pretendimet për Serbinë “balancuese” midis Perëndimit dhe Lindjes janë hartuar kryesisht për të arritur lëshime nga Uashingtoni dhe Brukseli me qëllim dobësimin e Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.
Interesave shtetërore të Rusisë në Bosnje-Hercegovinë i shërbehet përmes ndarjeve etno-nacionaliste të krijuara nga Republika Srpska dhe udhëheqësit nacionalistë kroatë.
Megjithëse Moska kërkon të korruptojë një gamë të gjerë politikanësh dhe biznesmenësh në rajon, pavarësisht përkatësisë etnike, Milorad Dodik ka dëshmuar se është historia më e pikasur e suksesit. Ambiciet dhe varësia e tij për mbështetje politike, qëndrime diplomatik dhe financim korruptive prej Rusisë garantojnë se ai është i manipulueshëm.
Shkëputja e RS nga Bosnja ka gjasa të shkaktohet kur Putinit t’i nevojitet një krizë e madhe rajonale apo edhe një luftë tjetër ballkanike që arrin të përçajë kundër-përgjigjen e perëndimit. Pra, Dodik është i dobishëm për Kremlinin si një provokator dhe sabotator.
Qeveria hungareze është një mbështetje shtesë për Moskën në promovimin e agjendës pan-serbe, si dhe një burim i vlefshëm përçarjesh brenda BE-së. Kryeministri Viktor Orbán i shërbeu me besnikëri Putinit, përmes bllokimit të anëtarësimit të Suedisë dhe vonimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, si dhe përmes pengimit të pjesëmarrjes së Ukrainës në takimet e nivelit të lartë të NATO-s. Budapesti, gjithashtu, së fundmi, ka nënshkruar një marrëveshje energjetike me Gazprom dhe ka rënë dakort me Rusinë për ndërtimin e një centrali bërthamor.
Orbán, po ashtu, i ka mbështetur lëvizjet e Dodik drejt shkëputjes dhe ka favorizuar hapur programin rajonal të Vuçiçit, duke nënshkruar marrëveshje që rrisin në mënyrë domethënëse bashkëpunimin ushtarak dhe atë për industrinë e mbrojtjes me Serbinë.
Në Kremlin, Mali i Zi vazhdon të shihet si një objektiv i arritshëm për agjendën anti-Perëndimore, përmes zgjedhjes së qeverive që veprojnë nën ndikimin e Beogradit. Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe votimi për zgjedhjet parlamentare të qershorit ofrojnë mundësi për të ndërruar busullën perëndimore të Malit të Zi dhe për t’i lejuar hapësirë të konsiderueshme serbizimit.
Çdo ndryshim në politikën e jashtme të Malit të Zi do të jetë i mirëpritur veçanërisht në Moskë, një lloj hakmarrjeje ndaj Podgoricës që pengoi një përpjekjeje për grusht shteti në tetor 2016 dhe një lloj treguesi se edhe anëtarët e NATO-s mund të preken nga përpjekjet përmbysëse të Rusisë.
Destabiliteti në Bullgari, gjithashtu, promovohet nga Moska për të mbajtur të paekuilibruar qeverinë në Sofje, për të krijuar mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut dhe për të zvogëluar efektivitetin e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.
Aseti kryesor rus është Presidenti Rumen Radev, lidhjet e ngushta personale të të cilit me Moskën sigurojnë rezistencën e tij ndaj ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ai gjithashtu ka bërë thirrje me këmbëngulje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga ana e saj; kundërshton një prani më efektive të NATO-s në Detin e Zi për të penguar ekspansionizmin e Moskës; dhe i bën elozhe politikanëve nacionalistë që kërkojnë të minojnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
Nëse Uashingtoni dhe Brukseli duan që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë në një botë të sigurt transatlantike, ata duhet të kënë një qasje më të ashpër.
Qeveritë aktuale në Serbi dhe Hungari që ndjekin shembullin e Moskës nuk mund të shndërrohen në demokratë model dhe anti-imperialistë. Zbutja e Perëndimit thjesht i nxit ambiciet dhe vendosmërinë e tyre për të qëndruar në pushtet.
Një politikë efektive do të duhej të fokusohej parësisht mbi forcimin e integritetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës dhe, njëherazi, mbi frenimin e ndikimeve të mbrapshta në rajon të Beogradit.
Përndryshe, SHBA dhe BE thjesht do të vazhdojnë të luajnë lojërat e rrezikshme të Moskës dhe do të pyesin veten pse kriza i është përplasur sërish në fytyrë.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
DHE GOMARI E KUPTON
EUROPA SA NA DON
DO MBAROJ LIGESI E SAJ
KUR SERBIA KOSOVEN TA HAJ
QEVERI E SHQIPERISE
SKA NGE TA NDIHMOJE ATE
KA VOTIMET KA BIG BROTHER
DHE VUCICI NUK E LE
Cdo gje na shkon mendja se mund te ndodhe e ka nje probabilitet te vogel
dhe ne disa raste probaliteti mund te jete i larte. Pra jetojme ne nje bote
ku nuk dime asgje me siguri te plote. Jemi te rretuar nga nje mjegullnaje
probabilitetesh dhe kjo kerkon te mos e marim cdo gje “kallup” dhe te jemi
te kujdesshem, por te mos bllokohemi nga nje frike paralizuse.
Te gjitha ato qe shpreh autori i artikullit perfaqesojne skenario te ndryshme,
qe po te piqen kushtet edhe mund te ndodhin e duhet te mos neglizhohen.
Cilat duhet te jene objektivat tona?
1. Ne planin kombetar
Ne kete rast, prioritet kane maredheniet korrekte dhe dinjitoze me aleatin “strategjik primar”,
qe duhet te jene te sinkronizuara totalisht. Kjo eshte detyra dhe pergjegjesiat thelbesore,
ku natyrisht perfshihet respektimi i te gjitha mareveshjeve qe jane bere dhe do behen
ne te ardheshmen.
2. Ne planin nderkombetar do hecim ne sikronizem me aleatin strategjik sepse shpetimtari yne
ka nje eksperience te madhe, institucione te shumta te specializuare, me eksperte te shquar,
qe i analizojne te gjitha kombinimet e situatave qe mund te krijohen. Ky potencil i fuqishem
intelektual mbeshtet nga nje ekonomi shume e fuqishme qe eshte gjithmone ne nje proces
reformus ne perputhje me zhvillimet me te fundit te shkences dhe teknologjise.
3. Koordinimi i veprimtarise ekonomike dhe mbrojtjes nga cdo faktor negativ ku perfshihet dhe ndikimet e medha te klimes marin prioritet ne zonen Euro_Atlantike eshte
Cfare do bejme?
95% e kosovo e do serbin me shume se interesat amerikone. Fundja cfare prodhon kosovo? Islam. Amerika ja u dha lirine dhe ju e vrate. Gezuar ramazonin tani, po e nxirrni milloshin burre te mire.
Me komente qe po na i sjelle ketu vetem po e deshmon qe ke te meta psiqike dhe se asgja nuk eshte e sakte per ate qe komenton…..
Ulerini Amerika Amerika o debila qe mendini qe Amerika qe ka qene armike do ju shpetoj