Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braho: Serverat e 21 janarit nuk janë fshirë, i rikuperuan amerikanët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Braho: Serverat e 21 janarit nuk janë fshirë, i rikuperuan amerikanët
KronikeLajmi i fundit

Braho: Serverat e 21 janarit nuk janë fshirë, i rikuperuan amerikanët

Published: January 7, 2026
Shpërndaje

Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi të mërkurën se çështja e 21 Janarit është drejt mbylljes dhe se ish-kryeministri Sali Berisha do të përfundojë në burg shumë shpejt.

Deklaratat Braho i bëri në emisionin Frontline Intervieë në Report TV, ku u diskutua për drejtësinë dhe zhvillimet politike të pritshme të 2026ës.

“Berisha është i ngarkuar. Shpresoj që brenda tremujorit të parë të 2026, çështja e Berishës të zgjidhet dhe parashikoj që Berisha do të shkojë në burg për 21 Janarin. Kjo çështje përthith çdo çështje tjetër. I del dhe i tepron 21 Janari Berishës”, u shpreh Braho.

- Publicitet -

Duke komentuar dëshmitë që ka mbledhur SPAK në hetimin për 21 janarin, Braho veçoi dëshminë e ish-presidentit Bamir Topi, duke e cilësuar atë si thelbësore për hetimin.

“Dëshmia e Topit është konkrete dhe plotëson të gjithë kuadrin e çështjes. Duke qenë president, ai është në dijeni të shumë gjërave. Natyrisht pati edhe përplasje me Berishën, i cili e quajti ‘puçist’”, tha ai.

Ndërsa për dëshminë e Ilir Metës, Braho u shpreh skeptik:

“Nuk e di për çfarë ka folur Meta, por nuk besoj se ai mund të dijë diçka pikante që t’i shtohet hetimit. Meta nuk është në pozicionin që ta rëndojë Berishën”, deklaroi Braho.

Braho iu rikthye edhe kujtimeve nga dita e 21 Janarit, duke përmendur një episod që lidhet me ish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

“Mbaj mend një episod kur Lulzim Basha mori Ilir Metën në telefon dhe tha: ‘Na rezulton që fisheku i gjetur në trupin e viktimës nuk i përket Gardës së Republikës’. Kjo telefonatë ndodhi atë ditë, më 21 Janar”, tregoi Braho.

Sipas tij, deklarimi i Bashës për kalibrin e fishekut ishte i pasaktë.

“Basha tha që fisheku ishte i kalibrit 9.2, por unë i thashë që Garda përdor pikërisht këto armatime që vijnë nga Turqia me të njëjtin kalibër. ‘Ik interesohu dhe pyet’, i thashë. Më pas më mori në telefon dhe më dha të drejtë”, tha Braho.

I pyetur nëse deklarimet e Bashës mund të rëndojnë pozitat e Berishës për 21 janarin, Braho u përgjigj:

“Deklarimet e Bashës nuk kanë rëndësi, sepse materiali është i bollshëm. Transkriptimet e përgjimeve e mbyllin kuadrin e provueshmërisë”.

Braho foli edhe për tentativën për fshirjen e serverave të Kryeministrisë në ditën e ngjarjes, duke e cilësuar “një veprim budallenjsh”.

“Tentativa për të fshirë serverat ka qenë veprim budallenjsh. Serverat kurrë nuk fshihen. Mund të bësh tentative për ti canceluar por mbetet një qelizë aty që i zbërthen të tëra . Ekspertët amerikanë i rikuperuan dokumentet dhe ato janë dëshmi kryesore në SPAK”, deklaroi ai.

Sipas Brahos, çështja e 21 Janarit është thuajse e gjykuar dhe akuza e plotësuar, ndërsa vendimmarrja përfundimtare pritet në muajt e parë të vitit 2026.

Braho nuk i kurseu kritikat për defektet e Partisë Socialiste në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Është e pafalshme zvarritja e hetimit dhe gjykimit të kësaj çështjeje. Këtu fillon defekti i drejtuesve të Partisë Socialiste sepse vazhdimisht kanë luajtur me ngjarjen. Krimet e Berishës kanë qenë të pranuara. Në grushtin e shtetit në vitin 1998, kam qenë në komision hetimor bashkë me Ngjelën dhe më pas rezultoi që ato urdhëra për bombardime erdhën nga Berisha” tha Braho.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Filozof me pervoje jete says:
    January 7, 2026 at 7:31 pm

    Une mendoj qe ato kater shqiptare demostrues i vrane te dy palet. Kjo per arsye qe te mbulohej dhe te mos trajtohej me ceshtja e korrupsionit te Ilir Metes , ne vidion qe publikoi Dritan Prifti dhe ardhjen ne pushtet te Edi Rames.
    Cdo gje ishte e pergatitur qysh me perpara, sepse te vrasesh njerez kur demonstrata kishte mbaruardhe ato demostrues ishin me duar ne xhepa , e verteton kete gje.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 7, 2026 at 7:57 pm

    Keni gjetur Kishe Komuniste me Report TV ku te faleni dhe duke intervistuat kriminelin enverist, prokurorin gjakatar te Fiktatures, Spartak Braho. Nese ka nje kriminel qe duhej te ishte rasur ne burg qe pas renies se Murit te Berlinit ky eshte krimineli, prokurori i ndyre i Enver Antikrishtit, xhelati i Partise se Punes, bedeli i spiunit te Sigurimit, Ilir Metaj, kjo Gerdalle komuniste e ka emerin Spartak Braho, jo vetem i pandeshkuar nga Drejtesia Demokratike, por eshte emeruar deputet dhe Bos i Sigurise Kombetare ne Parlament. Ky eshte Dinosauri gjakpires, Spartak Braho,

    SI NJE TURP DHE REZIL I SHQYPNISE QE KERKON TE PRANOHET NE BE

    Sikur nuk mjafton qe Qeveria ka ne krye nje Kryeminister me baba KILLER te Diktatures qe ka paguar nje spiun te Digurimit per te korruptuar GBI. Kur kallezon krimet e xhelateve te Diktatures kercejne BAJGAT e Enverit dhe te akuzojne per “Lufte Kllasash”, dalin nga brimat e miut @Dashi QELBESIRA, @Arta HALEJA me Lukunine e BAJGAVE fanatike nga pas dhe fillojne te cirren e te shkulin floket duke bertitur me shkume ne goje: “Po ti intelektual kur je kunder biografi-berjes, pse ja ben vete biografine krimineleve te races tone, si ne Kohen e Qepes te Enverit?” Jo mo jo o BAJGA genjeshtare, te denoncosh ne publik nje kriminel, killer-vrastar, si Spartak Braho eshte detyre patriotike e cdo shqyptari te ndershem, sic jane denoncuar keta xhelate gjakatare ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore dhe Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE.

    Reply
  • K R says:
    January 7, 2026 at 8:30 pm

    Pse o intelektual?
    Se te shan komunistin e 68-s?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 8, 2026 at 6:09 pm

    As nuk e shan dhe as nuk e ofendon Spartak Brahon, kriminelin e Enverit, intelektuali, ja cfare shkruan interneti per kete BAJGE:

    “Spartak Braho nuk është gjë tjetër veçse një xhelat dhe kriminel i diktaturës, i cili ka dhënë dënime me vdekje. Spartak Braho (i lindur më 17 korrik 1951) është një politikan dhe anëtar i Parlamentit shqiptar, ish antar i Partise se Ilir Metes, aktualisht përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai shërbeu si anëtar i Parlamentit nga viti 1997 deri në vitin 2005, dhe pastaj përsëri nga viti 2013 e tutje.Një ish-gjyqtar në kohën komuniste, Spartak Braho u përfshi në polemika të ndryshme, ku ai akuzoi ish-të burgosurit politikë si bashkëpunëtorë, neofashistë dhe si njerëz që po përpiqen të çnderojnë Luftën Kombëtare Kundër Pushtimeve Nazi-Fashiste pa treguar asnje dokument apo argument llogjik. Gjatë një interviste për portalin “Kujto.al”, ish-i burgosuri politik Gjergj Hani rrëfeu se u dënua në vitin 1985 me akuzën e tradhtisë kombëtare, në një përpjekje për të kaluar kufirin shqiptar. Sipas dëshmive, dënimi i tij u nënshkrua nga Spartak Braho, atëherë gjyqtar i kolegjit ushtarak gjatë diktaturës komuniste. Në vitin 2019, Spartak Braho akuzoi gjithashtu Agron Tufën për fyerje të rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore përmes botimit të librave që pretendojnë se krimet e luftës u kryen nga KILLERA guerilas komunistë. Braho dhe deputetë të tjerë socialiste propozuan ndryshime ligjore që do ta ndalonin Institutin te Studimit te Krimeve te Komunizmit të hulumtonte krimet komuniste brenda vendit dhe ne Kosove. Diskursi publik, kërcënimet publike nga Braho dhe figura të tjera e detyruan Tufën të jepte dorëheqjen si kreu i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe të ikte në Zvicër, ku ai kërkoi gjithashtu azil politik, por krimineli Spartak Braho vazhdoi te ngrihej ne poste te larta shteterore nga Partia ne pushtet, ne nje kohe qe Shqiperia po kerkon te integrohet ne BE.”

    Reply
  • demo says:
    January 8, 2026 at 7:37 pm

    Kete Hanin e ka perkedhelur shume Spartak Braho,se nuk kishte atehere 5 vjet denim per arratisje.Nga 5 vjet beri 3,kur ata qe arratiseshin pushkatoheshin ne kufi,.Minimumi 8 vjet.E privilegjoi prej gruas qe i foli mire per Hanin,,Ky ne vend qe ta falenderoje ben diversion familjar me intervista.Si e duron mesuesja ime burrin e vet,Spartak Braho????????????????Aaaa maskara Han,Hanxhi,,po kur te shpetoi Spartak Braho????????????????????????
    Ka denuar dhe nje shokun tim kengetar tallavashe,ushtar ne Durres,qe kujtonte se Ushtria eshte estrade.Sa here do ndalonte treni ne Durres,do shihja Bacin ne Stacion,varavinga me tren.I futi dhe ketij nje 5 vjet sa Hanit,se ushtria nuk eshte estrade.
    Dy vjet ushtri xhenjo,dY SKODA zhavorr ne dite. Beton,qendra zjarri,dy here kam shkuar me leje ne shtepi.Shko bej varravinga rrugeve ne Ushtrine Amerikane,cfare te bejne Spartak Brahot e gjykatave Amerikane!!!!!
    E falenderoj Spartak Brahon per Ato serverat e kryeministrise qe i grumbulloi ne canten e famshme dhe ja dorzoi specialisteve Amerikane,.Expertet Amerikane i rekuperuan dokumentat dhe Ato tani jane deshmi kryesore kunder Sali Berishes ne SPAK.
    Cdo te thote te denosh Sali Berishen?Do te thote te denosh antinjeriun,.Kucedren,qe i preu rrugen NORMALITETIT.Bishen qe ktheu permbys Ecurine Normale te Demokracise shqiptare.Ai qe ngriti kembet ti bien kokes.Ai qe shkaterroi Qeverine e te mencurve Ekonomiste,per te drejtuar me llumin e rrugacerise,malokerise,Hajduterise,Burgaxherise.
    Ai qe ngriti Horrat e sindikatave te asfiksojne Shtetin dhe te vjedhin pasurite e Kampeve Kinoklubeve,Resorteve,Bibliotekave,Vilave bregdetare dhe malore,Pallateve te kultures te punetoreve te ndertuar per 50 vjet.
    Ai qe beri gjemen e Pronave.U fali me certifikata katundareve,rreckamaneve,barkzgropullave,halabakeve,malokeve,ceceneve,qelbesirave si vetja,TOKAT E SHENJTA TE PRONAREVE ME TAPI TE ZOGUT TRASHEGUAR BREZ PAS BREZI,.
    Prandaj o Spartak Braho nderi qe po i ben Pronareve,duke arrestuar Sali Berishen eshte i pashlyeshem.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 8, 2026 at 9:16 pm

    Cdo e keqe e ka nje te mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?