Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britania hua 2.3 miliardë paund pas takimit Starmer-Zelensky, Meloni i telefonon Trumpit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Britania hua 2.3 miliardë paund pas takimit Starmer-Zelensky, Meloni i telefonon Trumpit
BoteLajmi i fundit

Britania hua 2.3 miliardë paund pas takimit Starmer-Zelensky, Meloni i telefonon Trumpit

Published: March 2, 2025
Shpërndaje

Pas përplasjes së ashpër midis Volodymyr Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri britanik Keir Starmer u takua me presidentin ukrainas në Londër të shtunën.

Takimi ishte një zhvillim i rëndësishëm pas tensioneve të fundit të krijuara në Shtëpinë e Bardhë, ku gjithashtu u përfshi edhe Zëvendës Presidenti i SHBA-së, JD Vance.

Starmer e ripërsëriti angazhimin e Britanisë për të mbështetur Ukrainën dhe theksoi se “Kievi ka mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”. Ai tha se “vendi i tij do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.” Ky mesazh i fortë vjen në një kohë kritike për Ukrainën, ndërsa lufta në Lindjen e Ukrainës vazhdon të intensifikohet.

Si rezultat, Londra njoftoi një hua prej 2.3 miliardë paund, që do të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus dhe për të forcuar infrastrukturën e saj të mbrojtjes.

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, konfirmoi se kjo shumë do të përdoret për të prodhuar armë në Ukrainë, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve të vendit për të mbrojtur sovranitetin e tij.

- Publicitet -

Të shtunën në mbrëmje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pati një bisedë telefonike me Donald Trump, në kuadër të takimit të sotëm me Zelensky dhe liderët e tjerë europianë.

Minstri i jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se “Evropa duhet të bëjë më shumë që dëgjohet zëri i saj,” duke kërkuar më shumë angazhim dhe mbështetje për Ukrainën, veçanërisht në këtë moment të vështirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Damian says:
    March 2, 2025 at 11:42 am

    Mua me duken si perpelitjet e fundit. Tani pritet te dale nw pension ” per arsye shendetesore”!

    Reply
  • Bendo says:
    March 2, 2025 at 11:50 am

    Hua po, por jondihma falas si ato 128 miliardet e Amerikes.
    “Haro mushke Valarene
    Se Ali Pashan e prene!”
    i thone kesaj.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    March 2, 2025 at 10:48 pm

    “Bendo”,Pse 128 miliarde? Jane 168 miliarde, ndihme nga Amerika e Biden!

    Reply
  • intelektuali says:
    March 3, 2025 at 7:38 am

    @Golemi i Kavajes:

    Pse mos te themi $ 350 miliarda dollare (bilione amerikane) te falura jo si HUA por te hedhura BADIAVA nga Presidenti BUDALLA Biden, sic i deklaroi Presidenti Trump me spiunet e CIA, sepse po t’u shtojme $ 168 miliardave zyrtare edhe parate e Hunter Bidenit qe i transfertat e Zelenskit ja kishin mbushur me $ miliarda llogarine bankare personale per t’i bere qefin Presidentit BUDALLA, atehere rezulton fare qarte qe RUFJANI Biden (aspak BUDALLA) i falte badiava parate e taksapaguesve amerikane per te pasuruar djalin e tij kriminel dhe per ta shpetuar nga burgu e fali me dekret Presidenti si nje FAQEZI.

    Reply
  • demo says:
    March 3, 2025 at 8:13 am

    Zelenskij te kuptoje se cdo qindarke e taxapaguesve Evropiane llogaritet ku shkon dhe asnje fishek nuk duhet te shkoje ne drejtim te paditur dhe jo me rraketa,tanke,.2,3 miljarde paund te Britanise nuk jane pak dhe ketyre pritet ti bashkohen 27 miljarde euro te BE.Kunder hajduteve,korrupsionit te administrates ne kushte lufte,NUK KA BURG,KA PLUMBA.ashtu si sulmoi Stalini hajdutet e ndihmave Amerikane ne detin e veriut me komisaret e Berias dhe hajdutet e Odeses me ushtrine e Zhukovit.Bota paqedashese duhet te kuptoje se vetem Fitorja e Ukraines ne Frontiin e Luftes con ne paqe te drejte.
    Kombi shqiptar te jete i qarte se po u detyrua Ukraina te leshoje 1/5 te territorit te pushtuar aktualisht nga Ruset,,Hiku Kosova,.I shikoni jarget e felliqura te Grenellos qe kercenon Kosoven,kur nuk ja kerkon kush? Humbje e Rusise eshte humbje e Serbise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?