Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BSh: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BSh: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë
AktualitetEkonomi

BSh: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë

Published: August 23, 2024
Shpërndaje

Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore rekord gjatë dekadës së fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të bankave për financimin e kërkesës së shtuar të bizneseve për kreditim.

Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, rritja e kredisë për biznesin ishte rreth 2 herë më e lartë. Gjatë gjashtëmujorit të parë, bankat kanë kredituar kryesisht biznesin e madh dhe sektorin e tregtisë. Tendencat e vërejtura në fund të vitit 2023 janë mbartur edhe në fillim të këtij viti, me një zhvendosje të kredisë drejt monedhës lekë, ndërsa sipas qëllimit po dominon rritja e kredisë për financimin e investimeve.

Kredia në lekë për biznese shënoi rritje me norma dyshifrore, prej 17.4% në gjashtëmujorin e pare. Megjithatë, në tremujorin e dytë të vitit u vërejt edhe një rigjallërim i kredisë në valutë, që shënoi një normë të përmirësuar rritjeje duke kulmuar në 12% në muajin qershor.

- Publicitet -

Ndërkohë fenomeni i zhvendosjes së portofolit të kredisë nga euro në lekë ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe, por në nivele shumë më të ulëta se ai i vërejtur gjatë vitit 2023. Sipas madhësisë së bizneseve, ka qenë kredia për biznesin e madh ajo që ka ndikuar në përshpejtimin e normave të rritjes. Kredia për biznesin e madh, mbasi shfaqi stanjacion në dy vitet e fundit, ka treguar një rritje të fortë të financimit nga bankat në gjashtë muajt e parë të vitit. Ajo shënoi një nga nivelet më të larta të rritjes prej 18%, nga 2% në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Banka e Shqipërisë thekson se zgjerimi i kredisë së biznesit të madh reflekton, ndër të tjera, edhe financimin e projekteve infrastrukturore të qeverisë. Paralelisht, portofoli i kredisë për biznesin e vogël dhe të mesëm u rrit me 6% gjatë pjesës së parë të viti 2024, normë kjo lehtësisht më e ulët se rritja prej 7% e shënuar në vitin 2023. Brenda kësaj kategorie duket se ishin bizneset e mesme ato që kanë shfaqur ngadalësimin më të ndejshëm të kredisë për financimin e nevojave të tyre.

Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë. Kredia për këtë sektor u rrit me 13%, dyfishi i normës së rritjes të vërejtur në pjesën e dytë të vitit 2023. Brenda vetë sektorit vihet re një kontribut i ngjashëm me vitin e kaluar të degës së turizmit, dhe një kontribut i rritur nga dega e transportit.

Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë; ritmet e rritjes së të cilit prej 10% rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat. Po ashtu, financimi i bankave për bizneset e sektorit të ndërtimit ka qenë pozitiv dhe i qëndrueshëm. Kredia për këtë sektor u rrit me 6%, një normë kjo e ngjashme me mesataren e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023.

Për t’u përmendur edhe rritja dyshiforre me 12% e kreditimit për sektorin e bujqësisë, por megjithatë kontributi i tij ndaj rritjes së kredisë për biznese është pothuajse i papërfillshëm. Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime në portofolin e kredisë për biznese janë përgjithësisht në linjë me aktivitetin ekonomik në vend.

Normat e interesit të kredisë në lekë për biznese në gjysmën e parë të këtij viti kanë shënuar një prirje të lehtë rritëse kryesisht në tre muajt e fundit. Megjithatë, rritja ka qenë minimale dhe niveli i interesave mbetet i ulët duke qenë kështu favorizues në aktivitetin kredidhënës. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset në tremujorin e dytë rezultoi 6.8% nga 6.6% që ishte në tremujorin e parë dhe 6.7% vitin e kaluar. Interesat janë rritur lehtas tek të tre kategoritë ndonëse ishte kategoria e kredive mbi 140 mln lekë ajo që ndikoi më shumë në muajt e fundit.

Interesat e kredisë në euro janë shfaqur të qëndrueshme këtë 6-mujor pas rritjeve të realizuara vitin e kaluar në reflektim të rritjes së normës bazë të euros nga Banka Qendrore Europiane. Norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve në tremujorin e dytë rezultoi 7%, duke qenë e njëjtë me tremujorin e parë dhe më lart se 6.6% e gjysmës së dytë të vitit./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?