Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bujqësia pa zë, por me zemër: Olgert Mehmeti, djali që fle me portokallet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Bujqësia pa zë, por me zemër: Olgert Mehmeti, djali që fle me portokallet
Komunitet

Bujqësia pa zë, por me zemër: Olgert Mehmeti, djali që fle me portokallet

Published: June 27, 2025
Shpërndaje

Portreti i Gertit është historia e një djali që nuk flet shumë, por punon shumë. I heshtur dhe i vendosur, ai është djaloshi që fle me portokallet — jo nga halli, por nga dashuria për tokën.

Në fshatin Bamatat midis Sarandës dhe Delvinës, në jug të vendit, jeta rrjedh ndryshe.

Olgert Mehmeti – ose thjesht Gerti, siç e njeh çdo banor i zonës është një nga ata djem të heshtur, që nuk do t’i shihni kurrë në ekrane apo rrjete sociale, por që mbajnë gjallë një mënyrë jetese që shumëkush po e harron.

- Publicitet -

Gertin, shumë banorë dhe biznese të jugut të vendit madje edhe në Korfuzin ngjitur, e njohin si mjeshtër hidraulik.

Por puna e vërtetë, ajo që kërkon zemër dhe durim, nis pas perëndimit të diellit: ai dhe vëllai dalin natën për të vaditur portokallet në fushën që kanë mbjellë vetë me vite punë.

Dhe nuk janë pak: Një sipërfaqe prej gati 10 hektarësh, e gjitha e mbjellë dhe e mirëmbajtur nga  familja Mehmeti. Rreth 5 mijë rrënjë portokalle e limona kanë mbijetuar me përpjekje dhe sakrifica, pa ndihmë deri tani nga shteti.

“Natën jemi vetëm ne me ujin dhe portokallet. Ndoshta nuk e do më kush këtë punë të lodhshme, por e dua unë. Nuk na ndihmon kush, por nuk kemi ndërmend t’i lëmë”, thotë Gerti me një ton që nuk është ankesë, por bindje.

Portokallet e familjes Mehmeti shkojnë jashtë vendit. “Unë e kam gjetur dikë që i blen dhe i tregton jashtë, por ai e merr të gjithë prodhimin sepse e kemi mik. Të tjerë si ne, nuk munden”.

Familja Mehmeti është një shembull përkushtimi. Edhe gratë ndihmojnë. Pastrojnë degët e thara, sistemojnë pemët. Një bashkëpunim i heshtur, por i ngulitur në gjak, që e mban tokën gjallë.

“Çfarë kemi bërë, e kemi bërë me duart tona. Vëllai i bëri njëherë letrat për subvencionin e karburantit. Na dhanë aq pak sa i thashë, lëri mos i bëj më se nuk ia vlen” – shton ai me ton të qetë dhe me një lloj dinjiteti që të bën të reflektosh.

Bujqësia nuk është e lehtë. Është e ashpër, e lodhshme, shpesh e padrejtë. Por falë djemve si Gerti, ajo nuk shuhet. Ajo ende merr frymë në këto fshatra mes detit dhe male, me një peizazh mahnitës.

“Nuk më pëlqen të kërkoj. Por do ishte mirë të kishim pak ndihmë. Na duhen plehra, ilaçe, qoftë dhe një çmim i drejtë për frutat që nxjerrim” – thotë Gerti me një dozë të lehtë lodhje që ia lexon në sy.

Ky djalë nuk dorëzohet. Nuk e sheh veten si viktimë. Sheh vetëm se çfarë mund të bëjë më shumë.  Është portreti i një të riu që ka zgjedhur të qëndrojë. Të punojë tokën e tij. Të mos heqë dorë.

Një histori që meriton të tregohet, sepse është realiteti i Shqipërisë që nuk bën zhurmë, por që i jep bujqësisë së vendit akoma jetë.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?