Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bulevardi i Ri, gati në pranverë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bulevardi i Ri, gati në pranverë
Ekonomi

Bulevardi i Ri, gati në pranverë

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi të martën punimet në Unazën Verilindore të Tiranës, në segmentin Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, loti 2, ku tashmë ka nisur puna për shtresat asfaltike.

“Kontrata parashikon përfundimin e punimeve në prill të 2024. Megjithatë ne po ecim shumë shpejt, ndërsa duhet theksuar se të gjitha lotet e tjera janë brenda afateve kontraktuale. Pavarësisht se kjo është një rrugë e kategorisë A, me një gjerësi 28 metra, nuk është trajtuar si një autostradë, por është trajtuar si një rrugë urbane me gjelbërim, ndriçim dhe aksese për kalimtarët. Do të kemi dhe një mbikalim.

Të gjitha këto janë elementë urbanë për të lehtësuar të gjitha zonat e banuara, sepse me të vërtetë këto janë rrugë të shpejtësisë së lartë që do të krijojnë akesin dhe lidhjen me autostradat që vijnë nga të gjitha drejtimet për tu futur në kryeqytet, por nga ana tjetër janë rrugë që janë brenda zonave të banuara dhe s’ka sesi të jenë të bllokuara, pa aksese për kalimtarët, pa gjelbërim, pa ndriçim” – deklaroi Balluku.

- Publicitet -

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se rehabilitimi i pjesës së lumit është shumë i rëndësishëm.

“Me ndërtimin e Unazës së Madhe ky lumë ka dalë në pah dhe mund të kthehet në një atraksion, pra me një shëtitore që do ta ndjekë një rrugë biçikletash”, tha ajo.

Zv/kryeministrja më tej u shpreh se 2024 do jetë një vit shumë i rëndësishëm, pasi parashikohet dorëzimi i tunelit të Llogorasë, e gjithë pjesa e Unazës Verilindore të Tiranës duke plotësuar kështu Unazën e Madhe të Tiranës, përfundimin e tunelit të Murrizit dhe shumë veprave të tjera.

Ndërkohë zv/kryeministrja solli në vëmendje edhe disa kantiere të tjera që do të çelen si porti i ri i Durrësit, i vendosur në Porto Romano apo dhe aeroporti i jugut, pasi siç u shpreh ajo, kantieri ka dalë në sipërfaqe, duket pista, terminali dhe gjithçka tjetër.

Ndërsa Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi bëri të ditur se te Loti 2 i Unazës së Tiranës, që shtrihet e gjitha në territorin e bashkisë së Kamzës kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe është hapur trupi i rrugës.

“Jemi duke punuar me rifiniturat, po bëhet hidroizolimi i urës dhe ndërkohë kemi vijuar me pjesën e trotuareve, gjelbërimit, që është shumë e rëndësishme. Në krahun tjetër jemi në fillimet e asfaltimit.

Jemi duke punuar me disa makineri në një trup rruge dhe mendojmë që për një periudhë shumë të shkurtër kohore ne do ta kemi të asfaltuar të gjithë aksin. Është vepra më e gjatë, pasi është mbi 2 kilometra, në krahasim me segmentet e tjera, të cilat janë të shkurtra”, deklaroi ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?