Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Burgosja e çakallit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Burgosja e çakallit
AnalizaKryesoreLajmi i funditopinion

Burgosja e çakallit

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

“Nëse të kesh shpirt do të thotë të mund të ndjesh dashuri, besnikëri dhe mirënjohje, atëherë kafshët janë shumë më të mira se mjaft njerëz” – Xhejms Herriot (Ish-kirurg dhe veterinar i shquar si dhe autor librash në Britani)

Para pak ditëve një çakall i vogël kishte zbritur në qendër të Tiranës dhe po pushonte në një saksi të madhe lulesh që i përkiste një kafeneje pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pasi u pikas nga qytetarët e ardhur për kafe, u njoftua bashkia e Tiranës dhe disa punonjës të policisë bashkiake e kapën çakallin dhe e çuan diku afër Kopshtit Zoologjik.

- Publicitet -

Nga pamjet e regjistruara me celular vihej re se çakalli ishte i ri dhe pak më i vogël se ç’janë zakonisht këto kafshë. Gjithashtu, çakalli shfaqej krejt i qetë edhe kur iu shfaqën pranë punonjës të policisë bashkiake. As kur e “arrestuan” nuk u tregua thuajse fare agresiv. Menjëherë nisën hamendjet mediatike rreth faktit se si erdhi dhe pse erdhi një kafshë e egër në mes të kryeqytetit ku jetojnë njerëz që përgjithësisht pranohet se shumica e tyre janë “kafshët të zbutura”.

Policia bashkiake e çoi në një nga zyrat e saj periferike dhe aty nisi marrja në pyetje. Në procesverbalin e seancës pyetëse shënohet si më poshtë:

Policia: Zotëri çakall, na thuaj pse dhe si erdhe këtu në mes të kryeqytetit ku lejohet të jetojnë vetëm të zbuturit?

Çakalli: Së pari, unë nuk jam zotëri. Jam thjesht njëra nga kafshët e pyllit. Zotërinj atje janë të tjerë që s’dua t’ua përmend emrat.

Policia: Zotëri çakall, këtu ndodhesh në botën e njerëzve ku të gjithë janë zotërinj dhe të barabartë.

Çakalli: E kisha dëgjuar këtë dhe prandaj u bëra kureshtar të vij e të shoh nga afër çfarë mrekullie ndodh me njerëzit, të cilët kanë shpallur barazinë dhe s’i bëjnë keq njëri-tjetrit.

Policia: Si ishte e mundur të vije dhe si nuk ndjeve frikë?

Çakalli: Unë erdha pa problem deri këtu. Nuk kisha frikë sepse më kishin treguar për zemërgjerësinë, mirësjelljen, respektin dhe butësinë e njerëzve kundrejt njëri-tjetrit dhe kafshëve, pasi njerëzit këtu kanë filluar të jetojnë edhe me minj, breshka, gjarpërinj etj. që dikur i vrisnin kudo ku i ndeshnin. Pastaj, unë erdha natën që të mos frikësoj askënd sepse e dija sa i keq është nami ynë, ngaqë njerëzit e shajnë njëri-tjetrin duke e quajtur çakall.

Policia: Duhet të dish se ke ardhur pa leje dhe ke prishur rehatinë dhe qetësinë e njerëzve mu në mes të qytetërimit shqiptar dhe për këtë do të përgjigjesh.

Çakalli: Unë erdha pa kërkuar leje se kisha dëgjuar që te ju prej 33 vitesh ekziston lëvizja e lirë dhe hyn e del lirisht derri e dosa, pa folur për njerëzit e privilegjuar që sjellin e shesin drogë apo ushtrojnë prostitucion dhe që ju, disa prej tyre, i keni shpallur VIP-a. Në fund të fundit, unë erdha dhe zura vend tek një kafene me emrin “Botanika”, emër që e bën më të afërt me vendbanimin tim që quhet pyll. Gjithashtu, unë nuk bëra fare zhurmë, nuk e kam prishur qetësinë tuaj, as theva dyqane, as iu vura zjarrin institucioneve, as grabita banka apo qytetarë, dhe aq më pak, të ndërtoja shtëpi pa leje apo të zaptoja ndonjë tokë a ndërtesë.

Policia: Kjo është e vërtetë, por mos harro se ke zaptuar një saksi lulesh dhe kjo përbën krim.

Çakalli: Unë një saksi lulesh zura për disa orë, ndërkohë që ju keni legalizuar mijëra hektarë toka të zaptuara nga të ardhurit dhe, gjithashtu, qindra objekte të grabitura prej tyre. A e keni shpallur vetë barazinë përpara ligjit?! Prandaj shpresoj të mos më dënoni për këtë se, në fund të fundit, nuk bëhet nami po të legalizoni edhe një metër katror që zura unë në kryeqytet.

Policia: E keni kuptuar gabim rendin tonë demokratik. Ne kemi shpallur barazinë përpara ligjit për njerëzit dhe jo për kafshët si ti, se jeni të egra dhe të rrezikshme.

Çakalli: Po, ju keni shumë dekada që keni lejuar jo vetëm çakej, por edhe ujqër, hiena, dhelpra etj. t’ju pushtojnë qytetet dhe, madje, t’ju sundojnë sipas mënyrës së tyre dhe ta shpallin këtë si sundimin tuaj, pra të njerëzve. Po të kishit vënë disa tabela prej shumë kohësh në të gjitha hyrjet e qyteteve, ku të thuhej se “Ndalohet hyrja e kafshëve të egra!”, jo vetëm unë që s’do të vija, por do të kishit shpëtuar prej qindra çakejve të tjerë shumë më të rrezikshëm se unë.

Policia: Jemi kureshtar të dimë se çfarë ju tërhoqi nga jeta e qenieve njerëzore që morët guximin të vini këtu.

Çakalli: Erdha të shoh se si jetohet në barazi, paqe dhe mirëkuptim pa e ngrënë njëri-tjetrin siç ndodh në pyll ku jetoj unë, mirëpo u zhgënjeva sepse këtu u informova që ju hani, vrisni e grabisni njëri-tjetrin më keq se ne në pyll. Ne atje mjaftohemi të mbushim barkun sa për të mbijetuar dhe të kemi një strofull për strehim, ndërsa ju këtu keni grabitur pronat e huaja, keni ndërtuar e zhvatur pallate e hotele të tëra dhe keni krijuar pasuri edhe për disa breza, megjithëse nuk e dini me siguri nëse ata breza do të ekzistojnë apo do ju jenë mirënjohës për ato pasuri që do iu lini.

Policia: Ju zotëri çakall jeni i padëshiruar, pasi vini nga një botë e egër moniste dhe nuk e njihni botën tonë demokratike, me pluralizëm dhe zgjedhje të lira.

Çakalli: Më falni por gaboheni. Edhe ne atje në pyll kemi pluralizëm. Të gjithë mund të lëvizin lirisht dhe jemi të lirë për të zgjedhur cilindo midis kafshëve, por, kuptohet, se gjithmonë fitojnë më të fortët, siç janë luanët, tigrat, ujqërit etj. Tek ne triumfon në zgjedhje forca fizike, këtu tek ju triumfojnë forcat e parasë, medias dhe mashtrimit. Madje, unë do të thosha se ne jemi akoma më të lirë se ju sepse nuk e ndiejmë nevojën për t’iu servilosur apo nënshtruar shefave, drejtorëve, të pasurve, punëdhënësve etj. Ne e dimë dhe e pranojmë se më i forti ha më shumë dhe bën ligjin në “shoqërinë” tonë, ndërsa ju gënjeni veten kur besoni se jeni të barabartë me të fortët dhe se i keni të gjitha mundësitë të bëheni një ditë po aq të fortë dhe të barabartë sa ata.

Policia: Tani, ne do të ngremë disa akuza kundër teje siç janë prishja e qetësisë publike, dëmtimi i pasurisë private (një saksi), kundërshtimi i punonjësve të shtetit dhe plagosja e lehtë e njërit prej tyre duke e kafshuar kur ai të kapi në flagrancë, dhe për këto është e sigurt se do të dënoheni me burgim të përjetshëm duke u mbyllur në Kopshtin Zoologjik.

Çakalli: Unë nuk kam pará për avokat por më duhet t’ju them se akuzat tuaja janë të padrejta. Unë kam ardhur dhe qëndruar aq qetësisht sa askush nuk më ka pikasur derisa erdhën njerëzit të pinin kafe. Madje, unë vura re se disa njerëz ishin të kënaqur nga prania ime se po më bënin fotografi duke qeshur dhe m’u afruar pa droje. Saksinë mund ta kontrolloni përsëri dhe do të shihni se as atë dhe as bimët e mbjella në të nuk janë thyer. Ju, si njerëz, pretendoni se jetoni në një shoqëri të barabartë edhe pse e kemi marrë vesh edhe ne që jetojmë në pyje se deputetët tuaj kanë përmbysur dhe thyer saksitë e Parlamentit, kanë ndezur zjarr brenda dhe jashtë tij dhe s’i ka gjetur gjë. Disa qytetarë të tjerë kanë prerë e djegur qindra mijëra pemë e zona pyjore ku ne banojmë, kanë sulmuar komisariate policie, i kanë djegur ato, ashtu siç kanë sulmuar institucionet qendrore shtetërore dhe ju s’i keni ndëshkuar. Madje, pas kësaj i keni bërë sundimtarët tuaj. Nga informacionet që mora natën nga Biblioteka Kombëtare që ndodhet këtu pranë mësova se disa prej jush edhe kanë plagosur deputetë e gazetarë, kanë vrarë njerëz në mes të bulevardit dhe ju s’i keni burgosur. Në qoftë se është kështu, atëherë, kjo nuk qenka shoqëria njerëzore ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Ai që kafshon një gisht shkuaka në burg, ndërsa ai që “ha” dhjetëra apo qindra njerëz të pafajshëm mbahet për hero dhe ju i shkoni mbrapa me brohorima dhe hosaná.

Policia: Duhet të heshtësh dhe të pranosh fajet dhe ndëshkimin për to sepse ne çakejtë i izolojmë si të rrezikshëm për shoqërinë njerëzore dhe rendin demokratik.

Çakalli: Më falni, por kjo nuk është e vërtetë. Unë mësova se këtu një çakall plak dhe i zi nuk ka lënë gjë pa bërë, duke rrahur e vrarë njerëz dhe duke pasuruar krejt familjen e çakejve dhe ju e keni dërguar në shtëpi, prej ku bën mbledhje çdo ditë me tufën e çakejve të pasuruar marramendshëm këto tridhjetë vitet e fundit. Ndërsa një tjetër çakall i zi, por shumë më i ri, ju kërcënoi para pak ditësh se, së bashku me tufën që mblidhet përnatë pranë kasolles së çakallit plak, do ju djegë së shpejti Parlamentin dhe Drejtësia e Re i thotë: Mashalla! Ku është barazia këtu?

Policia: Mos e merr guximin të krahasosh veten me çakejtë e zinj! Ata, në fund të fundit, janë racë tjetër, racë fisnike dhe ne i kemi shpallur si idhujt tanë, ndërsa tek ti vumë re se ke edhe disa qime të kuqe të cilat, jo vetëm nuk kanë vend në qytetërimin tonë modern e human, por, madje, do t’i ndëshkojmë kudo që shfaqen.

Çakalli: Po ta kisha ditur, nuk do të vija këtu fare sepse qimen nuk e ndërroj dot siç e kanë ndërruar shumë të ngjashmit tanë me dy këmbë për të fituar pushtet dhe pasuri në kurrizin tuaj në përshtatje me periudhat kohore. Tani po e mësoj se ju i doni fort ata që ndërrojnë qimet, pa u merakosur për zakonet dhe sjelljet e tyre ndaj jush. Në fund të fundit është zgjedhja juaj dhe i pafshi hairin! E rëndësishme është të më lini të lirë të kthehem të mbijetoj në strofullën time, pasi unë nuk kërkoj as pasuri dhe as pushtet.

Policia: Nuk i shpëton dot burgimit në Kopshtin Zoologjik, as vaksinës kundër tërbimit.

Çakalli: Unë nuk kam nevojë për atë vaksinë sepse nuk kam kafshuar ndonjë nga çakejtë tuaj. Ato vaksina i ruani dhe përdorini tek ata që ju shqyejnë përditë, aq sa ju kanë detyruar të lini vendin tuaj e të syrgjynoseni nëpër botë. Siç e patë, nga unë nuk u tremb asnjë klient i kafenesë dhe asnjërit prej tyre s’i shkoi ndërmend ta lërë Tiranën pse ndodhesha unë aty. Ju do të shpëtoni vetëm kur të vaksinoni dhe izoloni çakejtë që ju kanë shqyer pa mëshirë prej kaq kohësh. Paçi veten në qafë!

Morëm vesh se pavarësisht argumenteve që solli, çakalli përfundoi i izoluar përjetësisht në kafazet e Kopshtit Zoologjik. Shoqëria demokratike e di mirë kush është i rrezikshëm për të.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • 1 says:
    March 6, 2024 at 2:39 am

    SHkrim shum i dobet.Me mire mos te ishte botuar,prishi penen e autorit

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    March 6, 2024 at 2:57 am

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL dhe KRYEHAJDUT në POLICINË RRUGORE të Tiranës , që NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE Vajzat e Bukura të Tiranës , dhe i NGACMON SEKSUALISHT !!!!!!!!!!
    Eraldo Hadushaj i Biri i MUTIT (Baftjarit) , që Zanati i tij i vërtetë është BUJK dhe ÇOBAN Delesh , por që FATKEQËSISHT , punon si Polic RRUGOR në KRYEQYTET ! ? ! ? ! ? ! ? ! ? ! ? ! ?

    I BËJ THIRRJE SPAK (Altin Dumanit) dhe MINISTRIT Taulant Balla , që të SURVEJOJNË 24/7 PEDOFILIN , HAJDUTIN dhe KRIMINELIN Eraldo Hadushaj , dhe ta ARRESTOJNĒ NJË ORË e më PARË , sepse në të Kundërt VËLLEZËRIT dhe të Dashurit e këtyre Vajzave , do të bëjnë VET GJYQËSI me FUNDËRRINĒN e PËSHTIRË Eraldo Hadushaj

    Reply
  • demo says:
    March 6, 2024 at 4:55 am

    Shkrim bajat,Humor bajat.As Fabula,as paradoksi nuk kane qelluar.
    U habita kur lexova emrin e autorit Viktor Malaj.
    Kujtova se e kishte shkruar maloku shtirraq Gjekmarku.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 5:15 am

    Në fillim lexova opinionin e Demos për shkrimin e V.Malaj, pastaj shkrimin e Vikut.. Bajat m’u duk, i plogësht, pa nerv.
    Vërtet shkrimi satirik nuk qëndron në nivelin e autorit. Në analiza Viktori është “kirurg” i përsosur.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 5:18 am

    Tani po nisem avash avash të pi një kafe me Demon nga “1 Maji”. Zgjohemi shpejt ne pleqtë që në 4-5 të mëngjesit. 200 metra rrugë deri aty ne “1 Maji”. Do jetë hapur lokali e do jetë ngrohur ekspresi besoj.

    Reply
  • demo says:
    March 6, 2024 at 8:16 am

    Demo kur ishte i ri,pinte aranxhata 7 lekeshe tek 1Maji,por tia s`e mban mend se ke qene i vogel.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 8:19 am

    “Puthi gjyshen….të të thotë “gjysh” !!!

    Se përcmon Ethem Lalaj anonimsat këtu se thonë të vërtetat e mendimeve të tyre ashtu si i kanë. Në fakt anonimsat e vërtetë janë ata që kanë emër e mbiemër, edhe fytyrë e surrat, por nuk thonë atë që mendojnë por shtiren, lajkatojnë, lëpijnë…dhe mezi presin rastin sa të të shqyejnë megjithë kocka!!!

    Pa shih rrjetet sociale, hipokrizinë e “friends”-ave(gjoja miqve) që janë me emër e mbiemër e surrat gjithfarëlloj “selfie”-sh, se si lëpijnë me e-moi zemrash, lulesh, e vulash “Respect”një dallkauk e harbut, vetëm se duan ta kenë mirë me të, “..se s’dihet si vjen puna..”
    Po shihja fejsbukun e një gazetari investigativ të njohur (miku dhe i Thanos🤣), që e lëshon llafin e këpuste fjalë që s’i mbante asnjë “kandar” moral nga ata dhe ato “friend”-set që të shesin moral gjithë ditën e gjithë natën nëpër ekrane. Po do ti, mbushur postimeve të tij me fjalë banale, likuar e lajkatuar, e komentuar me vlerësime postimet nga lloj-lloj njerëzish në dukje seriozë, deputetë e ish-deputete, profesoresha e politikane, të vjetra e të reja, nga ato që po t’i kishte bërë dikush tjetër pa rëndësi e peshë sociale, të bënin bllok direkt e të bënin për “një lek” me ato “e-moi”-it e zemërimit !!!

    Po shih në “forumin e nerum të DITA-s” ti, rrallëkush nga komentuesit thotë një pohim a vlerësim për komentuesit e tjerë, qoftë edhe pjesërisht, lere pastaj për artikujt dhe shkrimet e gazetës! Edhe kur iu pëlqen një koment a batutë e dikujt, edhe janë dakort, meazallah se e thonë një fjalë të mirë, rrinë të heshtur, “si muta” – do thoshte Edison Ypi, se iu vjen inat dhe kanë haset që e ka thënë Demua ose Intelektuali ose Ethemi ose Phoenix-i(bie llafi), dhe jo ata/ato!!!

    Ja, këta “muta” jemi ne !!! (përfshirë edhe mua)

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 8:21 am

    Po aranxhata kam pirë edhe unë o Demo se djalë e deli djalë atëhere, me leshrat dallgë-dallgë, si ore nuk kam pirë gazoska me shishka qelqi, aranxhata jeshilka e portokalli 7-lekshe !!!🤣

    Reply
  • Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdine says:
    March 6, 2024 at 8:36 am

    Per tu pergezuar sot ky Viktor Malaj ne tentativen per ti ndryshuar vendet Kafsheve te ajo shprehja popullore “Ujku, ujku e Cakalli ben kerdi”

    Reply
  • demo says:
    March 6, 2024 at 8:38 am

    Eee po kishte 7 kalamanj yt ate.Gruan e mbante pa pune.
    7X7=50,,blinte nje buke e nje cerek.
    Keto aranxhaterat,plazherat,i keni pare kur i lame NE.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 6, 2024 at 9:36 am

    VO: -OK,V.Malaij: -Shkrimin Tuaj alegorik vetëm kafshët e kuptojnë,ndonse nuk kan llogjikë të shprehen.Ata që jan kundër shkrimit Tuaj,kan pak ndryshim:Se aksidentalisht jan me 2 këmbë dhe mund të shpifin sa e si të duan në ëmër të fjalës e lëvizjes së lirë,duke e shfrytëzuar për keq në të gjithë botën demokratike.
    -Në këtë sistem që u futëm AKSIDANTALISHT të fundit në EUROPË nën drejtimin e politikanve PARA/POLITIK,kan ndryshuar ROLET:Njeriu është bër kafshë dhe Kafsha njeri.
    -Nëse do të më thonin kë të zgjedh për të ushqyer me pesionin tim modest.. midis një kafshe të egër jo mish-ngrënse si Ujku,Çakalli,Tigri,Luani,etj,dhe Saliut,Likes,Monës,Lulit,Nokës,Gazit,Palokes,Vokshit,Kalasë,Salianit,Zenit,Malltezit,etj(mbi 3000 famkeq 1992-2021)do të zgjidhja një QËN,DERR,LEPUR,SORKADHE,IRIQ,etj,pasi disa prej tyre edukohen për AREN CIRKU..dhe shumica përdoren për ushqim edhe për 2 këmshit e mësipërm !
    -Por çfar tu bësh kafshëve me 2 këmbë sa siper,pa mënd në kokë kur në 33 vite prej tyre populli ka par vetëm FATKEQSI NË TË GJITHA DREJTIMET,duke na lën të fundit në Europë.!!
    -Edhe kafshët në pyll i hapin udhë njëri-tjetrit kur përballë kan më të fortin,Ndryshojnë drejtim kur shtegu është i pakalueshëm,Delet Shkojnë pas dashit me këmbor në kullotë pa u thën kush,Qëni ruan kopenë në stane pa i diktuar i zoti stalit(çobani),etj.
    -Kyrse kafshët me 2 këmbë ma lartë,ndonse kan vjedhur e vrarë pa hesap e mëshirë në 33 vite,kërkojnë përsëri të bëjnë të njëjtën gjë.
    -Zoti na ruajt nga kafshët me 2 këmbë që i kan bër dëm këtij vëndi në 34 vite.
    -FLM V.M,DITA.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 10:24 am

    Ethem mos u nxeh
    ruaj gjakftohtësinë
    plaka therri pulën
    ti shko merr kusinë.

    Plaka do futë pulën
    në ujë të valuar
    që të shkulen pendët
    kështu do vepruar.

    Pastaj do ta zjejë
    pulën në kusi
    petët një nga një
    do shtrojë në tepsi.

    Kur pula të jetë
    ashtu gjysmë e zjerë
    gjith lëngun e pulës
    petëve do t’ia hedhë.

    Do t’i hedhë byrekut
    edhe ca kajmak
    do ta fusë në furrë
    ta pjekë për merak.

    Pastaj do t’i hyni
    byrekut me duar
    trecerek të pulës
    do ta kesh gllabëruar.

    Plakës i mjafton
    vec një kofshë e saj
    në fund do të putheni
    me buzët gjithë vaj.

    Reply
  • MeteH says:
    March 6, 2024 at 10:27 am

    Kapterr Ethem Lalaj po e pranon se shkrimin e Viktor Malajt e kuptojne vetem kafshet e kete e ka nga vehtja si soji i Gomarices madhore qe i perket!

    Reply
  • alphazeta says:
    March 6, 2024 at 11:08 am

    Fantastike. Ironi e hollë dhe sarkazëm e qëlluar për këto 32 vjet shkërdhatokraci. Nuk është e lehtë ta lidhësh një fakt të çuditshëm dhe të vërtetë, si prania e një çakalli në mes të Tiranës, me çakallët politikë që e kanë rrjepur dhe grabitur këtë popull deri në asht. Viktor Malaj mbetet një xhevahir në kurorën e gazetarëve të “Ditës”.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 11:15 am

    alphazeta, kuptohet që je vetë Viktor Malaj që lëvdon veten me koment!!! Këtë e kupton edhe Ethemi !!!

    Leri të tjerët të të mburrin, se o shame.

    Reply
  • demo says:
    March 6, 2024 at 12:27 pm

    O xha Ethem,,!Demo eshte i zanatit,se ka qene bashkepunetor i Hostenit,;botonte humor dhe fabula tek Zeri Rinise dhe Drita, Ti ke drejtuar Format e Edukimit ne Sallen e Televizorit.
    Per kepucet flet kepucari, Per te dhenat tekniko taktike te karabines Simonov-flet xha Ethemi
    Per shkrimin flas UNE.kETE RADHE VIKTOR MALAJ ME KETE SURROGATO ,NUK KA QULLOSUR.
    Kjo nuk duhet ta dekurajoje,sepse:Gazetar i mire eshte AI,qe shkruan edhe keq.
    Vetem nediokrrit dhe te patalentuarit shkruajne gjithmone mire,,,POR NUK SHKELQEJNE KURRE.

    Reply
  • K R says:
    March 6, 2024 at 1:16 pm

    Viktori super pune e shtypit shqiptar.
    Analistet e Dites jane elita e gazetaris se shkruar ne Shqiperi

    Reply
  • Dajti says:
    March 6, 2024 at 1:49 pm

    Shume shkrimi bukur dhe me domethenie.

    Reply
  • Shqiptar says:
    March 6, 2024 at 2:04 pm

    Çakalli: Më falni, por kjo nuk është e vërtetë. Unë mësova se këtu një çakall plak dhe i zi nuk ka lënë gjë pa bërë, duke rrahur e vrarë njerëz dhe duke pasuruar krejt familjen e çakejve dhe ju e keni dërguar në shtëpi, prej ku bën mbledhje çdo ditë me tufën e çakejve të pasuruar marramendshëm këto tridhjetë vitet e fundit. Ndërsa një tjetër çakall i zi, por shumë më i ri, ju kërcënoi para pak ditësh se, së bashku me tufën që mblidhet përnatë pranë kasolles së çakallit plak, do ju djegë së shpejti Parlamentin dhe Drejtësia e Re i thotë: Mashalla! Ku është barazia këtu?

    Reply
  • Xha jaho says:
    March 6, 2024 at 2:08 pm

    Cakalli ka bere namin mbi 25 vjet ne tirane, lepujt ishin fshehur dhe flinin mes kakerdhive te tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?