Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve, rialokohen për investime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve, rialokohen për investime
EkonomiLajmi i fundit

Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve, rialokohen për investime

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime publike dhe uljen e borxhit.

Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë ( 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) që administron skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin).

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “Rezultati Financiar i ISSH-së.”

- Publicitet -

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në vitin 2023 të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave.

Të ardhurat tatimore dhe kontributet, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe në masën 101.3% me planin fillestar. Në anën tjetër skema e pensioneve ka frenuar rritjen e shpenzimeve pavarësisht se numri i personave në skemë rritet vit pas vit më së paku 15 mijë pensionistë në vit. Por shumica e tyre, duke qenë se nuk plotësojnë vitet e punës, përfitojnë pension të pjesshëm. Vit pas viti pensionet reja të pleqërisë dalin me ulje nga anomalitë që ka shfaqur tregut i punë gjatë tranzicionit.

Ne krahun e shpenzimeve të ardhurat shtesë u rialokuan pothuajse të investimet publike. Zëri i investimeve kapitale me financim të brendshëm u rrit me në 87 miliardë lekë nga 77 miliardë lekë që ishin parishikuar në buxhetin fillestar. Të dhëna më te detajuara tregojnë se buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës rritet me 4,3 miliardë lekë ose 8 %, ku 1 miliardë lekë shkojnë shtesë për financimin e transportit rrugor. Fondet për transportin detar arrijnë në 10 miliardë lekë nga 8,8 miliardë që ishin në fillim dhe do të shkojnë për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Edhe 2 miliardë lekë iu shtuan buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit financimet e të cilit arritën në 18,5 miliardë lekë nga 16.5 miliardë lek që ishin në buxhetin fillestar.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • durrsaku says:
    February 23, 2024 at 1:43 pm

    Hallall qeverise qe na ka gjetur ne pensionisteve per te bere kursime, sepse un po kerkoja ndonje menyre qe ti ktheja ca leke mbrapst sepse nuk dija ku ti çoja. Un marr 10200 leke ne muaj,e ç’ me duhen mua gjithe keta leke kur e di qe nje dite do te vdes, o nga uria apo nga ndonje semundje nuk ka asnje problem , mjafto shtei dhe drejtuesit e tij mos kene probleme-

    Reply
  • Kursimtarja says:
    February 23, 2024 at 2:40 pm

    Pensionistet ashtu jane rritur duke kursyer se femijet shpenzojne .Cfare ti duan me teler para ti mare shteti!!!

    Reply
  • Pensionisti says:
    February 24, 2024 at 3:31 pm

    Mirë që nuk I rrisin pensionet, por duhet me pa tjeter qe në fund te muajit mars 2024 te jepet vlera e inflacionit, e cila eshte e larte, apo duan qe te fitojnë nga pensionet, kur kjo vlere paguhet edhe nga pensionistët nga blerja e ushqimeve te shportës qe ka cmime shumë te larta

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?