Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Censusi 2023, gati hapja e 10 mijë vendeve të përkohshme pune në 15 institucione shtetërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Censusi 2023, gati hapja e 10 mijë vendeve të përkohshme pune në 15 institucione shtetërore
Aktualitet

Censusi 2023, gati hapja e 10 mijë vendeve të përkohshme pune në 15 institucione shtetërore

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie. Urdhri i Ministres së Shtetit për Rininë i botuar në Fletoren Zyrtare , shpall “thirrjen e tetë”, në kuadër të Programit  Kombëtar  të  Praktikave  të  Punës , pjesë e së cilës janë edhe njësitë  e vetëqeverisjes   vendore,   shoqëritë   tregtare   dhe organizatave  jofitimprurëse.  Procesi i rekrutimit do të kryhet pas aktivizimit i platformës online për aplikim: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat kanë për detyrim ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare dhe mediat sociale. Procesi i aplikimit fillon në datën 1 qershor 2023 dhe përfundon në 30 qershor 2023. Por cilat janë kriteret e aplikimit?

Aplikantët  duhet  të  jenë nga  mosha 21-26 vjeç; Duhet   të   jenë  minimalisht   të  diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datën 1 shtator 2023; nuk duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në  zhvillimin  e  aftësive  profesionale  e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik,  shoqëritë     tregtare  dhe organizatat jofitimprurëse. Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, thirrja e tetë, do të zgjasë 3  muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 Dhjetor 2023.

- Publicitet -

Praktikanti  do  të  kryejë  praktikën  e  punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar dhe që të certifikohet për përfundimin me sukses të programit, duhet të ketë  marrë  pjesë  minimalisht  në  80  %  të  periudhës  së zhvillimit të programit. Një ditë më parë, INSTAT njoftoi hapjen e 7 mijë vendeve vakante të punës për realizimin e Censusit të popullsisë, çka bën që në total përgjatë kësaj periudhe vetëm nga këto dy programe të jenë rreth 10 mije vende të lira pune.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?