Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Centrali i Zaporizhias fik të gjashtë reaktorët pas sulmeve me granata nga rusët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Centrali i Zaporizhias fik të gjashtë reaktorët pas sulmeve me granata nga rusët
AktualitetBote

Centrali i Zaporizhias fik të gjashtë reaktorët pas sulmeve me granata nga rusët

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Të gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhias janë fikur pas granatimeve në afërsi të saj.

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për energji bërthamore, pritet të publikojë një raport para Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën e sigurisë në këtë uzinë.

Operatori i Zaporizhias, “Enerhoatom”, tha një ditë më herët se reaktori numër 6 i centralit “u fik” për shkak të një zjarri të shkaktuar nga sulmet me artileri në rajon.

- Publicitet -

“Enerhoatom” tha se reaktori do të rikthehet në funksion kur të shuhet zjarri. Të pesë reaktorët e tjerë u hoqën nga funksioni më herët.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky fajësoi trupat ruse për sulmet me artileri.

Por, të dyja palët vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet që i kanosen centralit më të madh bërthamor në Evropë që është okupuar nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

“Sot, linja e fundit e transmisionit të energjisë, që është e lidhur me sistemin e energjisë së Ukrainës, u dëmtua për shkak të një granatimi tjetër rus”, tha Zelenskij gjatë një mesazhi në orët e vona të 5 shtatorit.

“Për shkak të provokimit rus, centrali i Zaporizhias është një hap larg një fatkeqësie të rrezatimit”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se ky granatim i pretenduar rus në Zaporizhje, që ndodhi shumë afër kohës së publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tregon se Rusisë “nuk i intereson se çfarë vendos komuniteti ndërkombëtar”.

Më 5 shtator, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, akuzoi Rusinë për “sjellje të pamatur” sa i përket centralit të Zaporizhjas, teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë shqetësime për ndonjë fatkeqësi bërthamore sikurse ai i Çernobilit.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vjen pasi një mision i kësaj agjencie vizitoi javën e kaluar Zaporizhjan.

Kreu i kësaj agjencie tha se raporti do të prezantohet më 6 shtator pranë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy prej inspektorëve të OKB-së do të vazhdojnë të mbesin në Zaporizhja, ndërsa pjesa tjerët janë larguar që atje pasi kanë vlerësuar dëmet në këtë central.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Eri says:
    September 6, 2022 at 2:36 pm

    Si ka mundesi qe ruset bombardojne centralin nderkohe qe jane vete brenda centralit??!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?