Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Bankers”, Apeli lë në burg ish-drejtorin dhe CEO-n, Hongping Xiao
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çështja “Bankers”, Apeli lë në burg ish-drejtorin dhe CEO-n, Hongping Xiao
KronikeLajmi i fundit

Çështja “Bankers”, Apeli lë në burg ish-drejtorin dhe CEO-n, Hongping Xiao

Published: August 6, 2025
Shpërndaje
Luntao Chen, CEO i Bankers Petroleum Albania

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Bëhet me dije se gjyqtarët kanë zbutur vendimin vetëm për Doina Gogën duke caktuar “detyrim paraqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi raportohet se është nënë e një femije 2-vjeç.

Gjithashtu mësohet se për 3 persona, Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Ndërkohë nën masën “arrest në shtëpi” u lanë: Lianyi Wang, Ardit Kero, Flavia Capo dhe Kledi Xhani.

Seanca e apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 orë me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.

- Publicitet -

Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e “Bankers Petroleum”. Ish-drejtori  e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa 4 persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit.

Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%. Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    August 6, 2025 at 10:02 am

    Or Shtet!Kane bere masaker me naften,.Kane masakruar mjedisin ne forme te parikuperueshme.Kene grabitur rezervat e nentokes me mjete kriminale.Ata inxinjere gjeniale,qe i zbuluan Ato Vendburime nafte populli dhe Partia e rreckamaneve u dha plumbin kokes dhe si shperblim i la pa varr..Kurse Hajdutet e naftes i shperbleu me 23 miljarde Dollare.
    Populli i Asaj Zone gek nuk i beri goja.Ata qe therrisnin neper salla :Koco Plaku ne litar!Helmet ie naftes i durojne,Plasjet i durojne,Carjet dhe shembjet e shtepive nga Bankers i durojne,,por 21 vjet nuk protestuan 1 here te vetme,,vetem Zullumqaret te behen sheika nafte.
    O shtet nuk duam dhembsuri per hajdutet.Duam denime me burgim te perjetshem per grabitjen e naftes dhe masakren e pariparueshme te Tokes dhe nentokes se Naftes.Edhe bushtra ulkonjes qe shqyen dhente ne mal,pjell dhe ka kelyshe,po pastaj ?Kur shqyen dhente ne stan,nuk duhet vrare? Keta fakiret per gjynah i kane vjedhur popullit 23 miljarde dollare nafte.

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 6, 2025 at 10:35 am

    Pasuria e nentokes tone na takon te gjitheve.
    Kush lejoj kete grabitje, duhet te dalin emrat dhe pergjegjesite.

    Reply
  • capi says:
    August 6, 2025 at 10:50 am

    Per mjedisin, me kontrate keta duhet te kishin hequr fonde menjane te mbajtur ne nje llogari te vecante “escrow account”. Dhe keto fonde duhet te perdoren rregulluar mjedisin kur ata largoheshin ne fund te kontrates. Nese kjo klauzole eshte hequr, dikush nga pala shqiptare qe ka lidhur kontraten duhet te mbaj pergjegjesi.

    Por demi me i madh eshte bere poshte ne shtresa nafte mbajtese. Me duket se keta kane perdoru nje teknollogji qe perdorte shperthimin & burme, dhe nuk di cfare demi i ka sjell. Po me mire te flase nje inxhinjer per kete ceshtje.

    Ashtu populli jemi o Demo, vritemi me vellain per nje cope gardhi me kallama, dhe nuk ngrem zerin kur tjetri te nxjerrin nga shtepia. Mire te na i bejne sipas kokes dhe festen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?