Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë janë dhe nga se shkaktohen ngërçet e muskujve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë janë dhe nga se shkaktohen ngërçet e muskujve?
AktualitetShendetesi

Çfarë janë dhe nga se shkaktohen ngërçet e muskujve?

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

 

Ngërçi i muskujve nënkupton tkurrje të forta, të pavullnetshme dhe të vazhdueshme (që nuk pushojnë menjëherë) të muskujve. Këto tkurrje të pavullnetshme, mund të përfshijnë një pjesë të fibrave muskulare që përbëjnë një muskul, krejt një muskul, ose një grup muskujsh. Nëse këto tkurrje janë të vrullshme, të forta dhe të qëndrueshme, kemi të bëjmë me ngërçe, të cilat janë shumë të dhimbshme. Ngërçet shpesh shkaktojnë një forcim të dukshëm, apo edhe të prekshëm të muskujve që përfshihen. Dhimbjet muskulare mund të zgjasin nga disa sekonda deri në çerek ore, ose edhe më gjatë. Ngërçi mund të përsëritet shumë herë.

Pothuajse të gjithë përjetojnë një ngërç në një moment të jetës së tyre. Në shumicën e rasteve ngërçi shkakton dhimbje, të cilat bëhen gjithnjë e më të shpeshta me rritjen e moshës, në mënyrë të veçantë tek pleqtë. Praktikat mjekësore kanë treguar se edhe fëmijët përjetojnë dhimbje të muskujve.

- Publicitet -

Në ngërçe muskulare përfshihen muskujt e skeletit, që janë të duarve, këmbëve, trungut dhe kokës, si dhe muskujt e pavullnetshëm (muskujt e organeve të ndryshme, të fshikëzës urinare, të mitrës, të mureve të zorrës, të pemës bronkiale, etj).

Ngërçi muskular mund të ndodhë si një mekanizëm mbrojtës pas një lëndimi, siç është për shembull thyerja e një kocke. Në këtë rast tkurrja shkaktohet për të minimizuar lëvizjet dhe për të qetësuar zonën e dëmtuar. Një shkaktar tjetër janë aktivitetet e fuqishme sportive, ose fillimi i menjëhershëm i aktivitetit sportiv pas një jete sedentare. Tek këta persona, ngërçet fillojnë me dhimbje barku, të cilat në rastin konkret lidhen me përdorimin e fuqishëm të muskujve të barkut dhe si rezultat shkaktohet lodhja e tyre. Dhimbjet e barkut mund të shfaqen gjatë aktivitetit fizik, por në shumicën e rasteve, ato shfaqen shumë orë më vonë.

Po kështu, lodhja muskulare mund të vijë edhe duke qëndruar ulur, ose shtrirë për periudha të gjata kohe në pozicione të vështira, për shembull pas operacioneve të ndryshme. Më të rrezikuar për dhimbje të barkut janë moshat e rritura dhe sidomos më të vjetrit kur kryejnë aktivitete fizike, energjike dhe të fuqishme. Sporti dhe aktivitete të tjera të fuqishme mund të shkaktojnë humbjen e tepërt të lëngjeve nga djersitja, sidomos gjatë stinës së verës. Bashkë me djersën humbasin edhe shumë kripëra minerale, të cilat janë përgjegjëse për kontrollin e tkurrjeve muskulare.

Në mënyrë të veçantë përgjegjës për tkurrjet muskulare janë kalciumi dhe magnezi. Niveli i ulët i këtyre të dy elementëve rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë ngacmimin nervor të fijeve muskulare. Pikërisht ky mund të jetë një faktor që përgatit tkurrje spontane që vërehet jo rrallë të sportistët. Nivelet e ulëta të kalciumit dhe magnezit janë të zakonshme edhe tek gratë shtatzëna. Edhe nivelet e ulëta të kaliumit në gjak mund të shkaktojnë krampe muskulare. Kur ndodh ngerçi, ajo pjesë e trupit që preket fiksohet dhe e humbet gamën e plotë të lëvizjes.

Shkaktarë të dhimbjeve muskulare mund të jenë edhe medikamente të ndryshme. Ndër më të zakonshmit renditen barnat diuretike (shkarkuesit), të cilët nxisin fuqishëm urinimin. Gjatë marrjes së këtyre preparateve bashkë me eliminimin e lëngjeve humbasin edhe kaliumi, kalciumi dhe magnezi. Po ashtu ndikojnë disa preparate që përdoren për uljen e yndyrave në gjak, ato për uljen e tensionit, preparatet qetësuese të ankthit, si edhe përdorimi i alkoolit. Prandaj, këto preparate duhet të përdoren sipas këshillimit të mjekut dhe duke kontrolluar në mënyrë të rregullt nivelin e elektroliteve (kripërat minerale) në gjak.

Është e rëndësishme të tregohet kujdes, që këto elektrolitë që humbasin me urinim ose me djersitje, të zëvendësohen me ushqyerjen, ose edhe me medikamente parandaluese, gjithmonë me recetën e mjekut, sepse edhe nivelet e larta në gjak të elektroliteve kanë problematikën e tyre.

Krampet muskulare mund të shkaktohen në mënyrë direkte, ose indirekte edhe nga mangësia e vitaminave B1, B6 dhe B5. Po ashtu ato mund të vijnë edhe si rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut që ushqen muskujt (kryesisht të këmbëve). Kjo vjen si rezultat i oksigjenimit jo të duhur të muskujve, si edhe grumbullimit në to të acidit laktik dhe kimikateve të tjera.

Lloji më i zakonshëm i ngërçit prek muskujt e pulpës duke penguar shtrirjen e plotë të këmbës, por mjaft shpesh edhe muskujt e pëllëmbëve të duarve në mënyrë të veçantë gishtin e unazës dhe të voglin duke penguar shtrirjen e plotë të tyre. Dhimbjet e ngërçit janë shumë të forta. Pacienti ndalon çfarëdo aktiviteti që është duke kryer dhe përpiqet ta lehtësojë atë. Ngërçi shpeshherë mund të na zgjojë edhe nga gjumi. Në mënyrë të veçantë me dhimbje barku, ose dhimbje të forta të pulpës së këmbës.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?