Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
AnalizaEkonomiLajmi i fundit

Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet

Published: June 30, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Për aq kohë sa Edi Rama ka qenë në pushtet, e madje edhe më herët, flitet që paratë e pista kanë qenë të pranishme në shkallë të madhe dhe kanë ndikuar ekonominë e vendit në mënyrë sistemike. Por kushdo që mendon se këto para kanë sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e vendit ka gjasa që injoron faktin se paratë e pista i përkasin një minorance të papërfillshme dhe se, pasojat negative i vuajnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Paratë e pista duket se kanë kaluar nga rendi i dhjetëramilionave në vitet e para të qeverisjes së Ramës në rendin e qindramilionave në vit pas pandemisë dhe fillimin e bumit të ndërtimit. Kjo vihet re si te kursi i këmbimit, ashtu edhe nga lajmet e kronikës së zezë.

- Publicitet -

Leku filloi të forcohet, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2016. Pas pothuajse një dekade rreth kuotës 140 lekë për euro, kuotë e shënuar fillimisht në vitin 2009, viti 2016 u mbyll me kuotën 130 lekë për euro. Pas një periudhe stabiliteti rreth kuotës 120 lekë që vijoi gjatë pandemisë dhe më pas, deri në krizën e çmimeve të shkaktuar nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, leku rifilloi të forcohet pas gushtit të vitit 2022. Nga pranvera e vitit 2024, Banka e Shqipërisë filloi operacionet masive të blerjes së valutës për të shmangur forcimin e mëtejshëm. Fakti që BSh bleu gati 1 miliardë euro gjatë vitit 2024 dhe një shifër të ngjashme më 2025, ndërkohë që leku,  jo vetëm që nuk u dobësua, por vijoi të forcohet, tregon  forcën reale të strukturave kriminale të vendit në tregun ndërkombëtar të drogës.

Sa i përket lajmeve nga krimi, ngjarja e parë e madhe nga kronika e zezë ndodhi në vitin 2016. Një operacion i DEA-s amerikane dhe i autoriteteve greke shpalli në kërkim Kelmend Balilin, të cilit media greke iu referua me nofkën “Eskobari i Ballkanit”. Afërsisht 2.5 tonë marijuanë ishin sekuestruar dhe dokumentuar të lidhura me këtë grup kriminal, gjë që sugjeron xhiro në rendin  e dhjetëramilionëve.

Kjo ishte edhe ngjarja që nxorri në pah lidhje të ngushta mes politikës dhe krimit. Balili u dënua më vonë për trafikimin e marijuanës ndërsa lidhje të tij familjare kishin biznese të ligjshme (përfshirë kompani të sigurisë fizike), ndërsa një nip shërbeu si kryebashkiak i bashkisë së vogël të Delvinës. [Link]

Ngjarja e dytë e madhe ndodhi në tetor 2017. Partia Socialiste sapo kishte fituar zgjedhjet e vetme, falë asaj që më vonë u mësua se ishte angazhimi i grupeve kriminale në shumë qarqe kyçe të vendit, përfshirë Durrësin dhe Elbasanin.

Autoritetet italiane goditën në këtë kohë një bandë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria për në Itali, të njohur si Vëllezërit Habilaj. Autoritetet italiane dokumentuan katër apo pesë ngarkesa që arrinin një një apo 2 tonë dhe që i përkisnin kësaj bande, ngarkesa këto të sekuestruara. Numri i ngarkesave të pasekuestruara supozohet gjithmonë disa herë më i lartë dhe xhiroja e vlerësuar duhet të ketë qenë gjithashtu në rendin miliona e ndoshta dhjetëra miliona euro. [Link] Edhe në këtë rast, lidhjet e shumta politike, përfshirë lidhjet me ministrin e Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri u vunë në pah.

Ndërsa dhjetëramilionat e eurove të kultivimit të marijuanës janë shumë para për një vend të vogël si Shqipëria, ajo që pasoi duket se e rriti problemin në magnitudë.

Në vitin 2018, një hetim i autoriteteve gjermane dhe shqiptare goditi një grup të trafikimit të drogave të forta, të njohur si Vëllezërit Avdyli, me bazë në Shijak dhe me lidhje anekënd Shqipërisë. Përgjimet për këtë grup kriminal zbuluan edhe përfshirjen masive të tyre në sigurimin e votave për Partinë Socialiste. [Link]

Hetimet e SPAK bazuar në Sky ECC sugjerojnë se nga viti 2020, bandat kriminale shqiptare ishin mjaftueshëm të fuqishme sa të organizonin trafikimin e dhjetëra tonelatave kokainë me xhiro të vlerësuar në miliarda euro. Sipas hetimit të fundit të SPAK, një bandë kriminale është identifikuar si përgjegjëse për trafikimin e pesëdhjetë tonëve kokainë me çmim shumice së paku 1 miliardë euro.

Miliardat e eurove kanë fuqinë të shkatërrojnë një vend për dekada. Nga njëra anë është efekti i parë negativ i cili është thjeshtë ekonomik. Prurjet e stërmëdha valutore, pavarësisht nëse janë të pista apo të pastra, shkaktojnë forcimin e monedhës kombëtare dhe forcimi i monedhës gërryen aftësinë e vendit për të eksportuar mallra dhe shërbime.

Kjo vërehet drejtpërsëdrejti në rënien e konsiderueshme të eksporteve të manifakturës si dhe tkurrjen e vazhdueshme të prodhimit bujqësor e blegtoral të vendit. Të dyja, sektori i manifakturës, i cili në Shqipëri punëson dhjetëramijëra vetë dhe që merret kryesisht me prodhimin e veshjeve dhe të këpucëve, dhe bujqësia, e cila nominalisht zë me punë rreth 300 mijë shqiptarë që jetojnë në zonat rurale kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2022 e në vijim.

Morali i fabulës është që, ndërsa paratë e drogës nominalisht janë konvertuar në Prodhim të Brendshëm Bruto në formën e betonit të derdhur në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, ato kanë pakësuar prodhimin në bujqësi e në manifakturë për shkak të efektit negativ të kursit të këmbimit në eksporte. Pasojat janë tragjike për shkak se, sektori i ndërtimit,  përfituesi i drejtpërdrejtë i parave të drogës, punëson një numër të kufizuar shqiptarësh në krahasim me bujqësinë dhe manifakturën. Pasojat janë afatgjata për shkak se, gërryerja e aktivitetit ekonomik detyrimisht që largon njerëzit nga Shqipëria në kërkim të mjeteve të jetesës në vende të tjera.

Njerëzit dukshëm largohen nga Shqipëria edhe për faktin se paratë e drogës kanë shkaktuar inflacionim të paarsyeshëm dhe të papërputhshëm me ekonominë e gjerë të çmimeve të apartamenteve, në një vend ku, lëvizjet e popullsisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë masive dhe nevojat e qytetarëve për banesë në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi janë të stërmëdha. Ndërsa paratë e drogës rrisin çmimet e banesave në nivele të pakapshme për shumicën e popullsisë, ajo që mbetet në fund janë apartamente bosh dhe konsumatorë të pakësuar për shkak të emigrimit.

Pasojat thjesht ekonomike nga paratë e drogës janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse paratë e drogës vijnë bashkë me trafikantët, të cilët, jo doemos, por zakonisht janë njerëz të dhunshëm. Nuk mundet të bësh kurrfarë aktiviteti ekonomik në një zonë që kontrollohet nga krimi i organizuar dhe kjo duket se ka ndodhur anekënd Shqipërisë. Njerëzit janë larguar, aktiviteti ekonomik është braktisur, tokat janë lënë djerrë.

Ka që kanë frikë se mos ndërprerja e parave të drogës do të shkaktojë ndonjë krizë financiare në Shqipëri. Kjo frikë është e ekzagjeruar. Kompanitë e krijuara me para droge nuk kanë ose kanë shumë pak huamarrje në sektorin bankar, gjë që do të thotë se bankat nuk do të hasin rritje të kredive të këqija. Dhe, ndryshe nga kriza e vitit 1997, kur pjesa më e madhe e popullsisë humbi para në skemat piramidale, në rastin aktual ekonomia e drogës i përket vetëm një pjese shumë të vogël të popullsisë.

Ndërprerja e parave të drogës, nëse do të mund të realizohet, do të sjellë ftohje të çmimit të apartamenteve, gjë që do të jetë pozitive për shumicën e popullsisë, pra për qytetarët që kërkojnë banesën e parë apo kërkojnë shtëpi më të madhe nga sa kanë.

Ndërprerja e parave të drogës do të shkaktojë, sipas gjasave, vështirësi financiare në Bashkinë e Tiranës, e cila përgjatë viteve është mësuar të ushqehet nga paratë e paguara si taksë e ndikimit në infrastrukturë të blloqeve të reja të banimit. Por nëse shohim keqpërdorimet e tejskajshme buxhetore, kjo vështirësi sipas gjasave do të kalojë pa u vënë re nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Sa i përket pjesës tjetër të ekonomisë, fakti që BSH akumuluar rezerva të stërmëdha të euros së blerë për shmangien e forcimit të lekut, do të thotë se ka rezerva të mjaftueshme për të ndaluar dobësimin e shpejtë të lekut. Dhe fakti që mbi kursin e këmbimit nuk do të ketë më presion pas kësaj, do të mundet të lehtësojë barrën për manifakturën dhe bujqësinë.

Ka gjasa që një pjesë e madhe e pallateve të nisura me para droge ose me shpresën se do të ketë blerës që kanë para të lehta, do të mbeten përgjysmë apo të papërfunduara. Për këtë nevojitet që kompanitë që falimentojnë t’i nënshtrohen procedurave  të rregullta të falimentit dhe asetet e detyrimet e tyre të mund t’i shiten kompanive të tjera, të gatshme për të përfunduar pallatet.

Disa projekte fantazmagorike të lartësive të mëdha do të duhet të zvogëlohen në përmasa sepse dukshëm në mungesë të parave të drogës, në Tiranë nuk vend për ndërtesa 30 apo më shumë kate.

Me rëndësi kyçe është që bashkë me ndalimin e parave të drogës, vendi të mund të çlirohet nga kontrolli i grupeve kriminale, të cilat kanë bërë pjesë të mëdha të vendit praktikisht të pajetueshme. Për të tjerat, ndërprerja e parave të drogës do të sjellë vetëm të mira.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • 1 says:
    June 30, 2026 at 8:59 am

    Arsyetim i thjeshte dhe praktik:Neqoftese parate e droges do sillnin zhvillim dhe mireqenie,ahere kolumbianet do ishin njerezit me te pasur ne planet,por si perfunduan parate e Eskobarit dihet tashme .Te groposura ne dhe

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 30, 2026 at 8:39 pm

      Hollanda eshte bere vend i pasur prej hyrjes se drogen ne portet Hollandeze.
      Columbia si prodhuese, dhe Shqiperia nuk kane asnje pike krahasimi.
      Ne Shqiperi nuk prodhohet asnje lloj droge.
      Shqiptaret e zhvillojne aktivitetin e trafikur droges jashte Shqiperise.

      Reply
  • Toni says:
    June 30, 2026 at 9:04 am

    Zoti Erebara,
    buxheti i shtetit shqiptar mbeshtetet kryesisht tek betonizimi i ketyre parave te pista. Taksat per zhdoganimin e materialeve te ndertimit, taksat dhe kontributet e mbajtura nga pagat e punonjesve ne ndertim, taksat e karburanteve qe perdoren ne procesin e transportit te materialeve te ndertimit, taksat e lejeve te ndertimit dhe shitjes se objekteve etj. jane ato qe mbajne buxhetin dhe skemen e pensioneve dhe bejne te mundur qe Rama te fitoje cdo zgjedhje me rritjen e rrogave te te punesuarve ne shtet dhe edhe pse pak me moderate edhe te pensioneve. Apo prodhon Shqiperia dicka qe une nuk e di? Bujqesia ne renie, ajo pak industri po ashtu. Treguesi kryesor eshte bilanci tregetar negativ prej 6 miliarde Euro (importe-eksporte).
    Nese ky proces nderpritet, Shqiperia kalon ne krize ekonomike te menjehrshme: nuk ka me se te paguhen me rrogat dhe pensionet, nuk ka me se te mbulohet bilanci i tmerrshem negativ tregetar. Per kete duhet te jene te gjithe te ndergjegjshem. Rama e ka kancerizuar Shqiperine, dhe nderpreja e ilacit qe e mban ate ne jete (pastrimi i parave te pista ne ndertim) sjell vdekjen akute. Ai e di fort mire kete, ndaj dhe flet qarte: pa mua do shkoni ne gremine. Ndaj dhe duhet te jemi te gjithe te ndergjegjshem: duam ta shpetojme Shqiperine nga ky kancer dhe marrim persiper disa vite lufte per ekzistence dhe pasoja ekonomike te paparashikueshme apo vazhdojme me Ramen dhe “ilacin” e tij derisa te mos kete me Shqiperi?!

    Reply
    • Parruca says:
      July 1, 2026 at 9:01 am

      Hollanda nuk eshte pasuruar nga parate e droges miku im. Hollanda ka qene vend i pasur perpara se termi droge te njihej ne europe. Pasuria e Hollandes fillon me revolucionin qe beri ne ndertimin e anijeve, gje qe e solli ne « oborrin e te medhenjve », pra e beri nje fuqi koloniale. Flota e fuqishme e nje vendi te vogel e beri te konkuroje me Britanine e Madhe. Pasurimi nga tregetia nderkombetare dhe kolonite e solli Hollanden aty ku eshte. Sot ne epoken moderne kompanite me te medha tregetare te BE-se jane hollandeze. Hollanda eshte prodhuese e makinerive ultra te sofistiluara qe perdoren ne prodhimin e mikroçipeve, dhe jane te vetmit ne bote qe i prodhojne keto makineri qe perfaqsojne miliarda dollare ne vit. Hollanda ka 2 nga 5 portet me te medha te Europes per nga volumi. Keshtuqe ta katandisesh ekonomine Hollandeze te droga eshte qesharake.

      Reply
  • E says:
    June 30, 2026 at 9:38 am

    Cfare mund te ndodhe?? Ta tregon ai Kola me jelek.
    Ne se tani dalin 10 000 persona pastaj do dalin 100 000 se me leket e Koles e Shqiperine e re vec barake druni mund te ndertosh.

    Reply
    • BP says:
      June 30, 2026 at 3:09 pm

      Fatkeqesia është që qytetarët e thjeshtë paguajnë çmimet e fryra të apartamenteve të lavatriçes së betonit. Qeveria është pjesë, në mos vegël e oligarkëve të pluhurit të bardhë.

      Reply
    • KTH says:
      June 30, 2026 at 7:01 pm

      Sufllaqja ka shku 4 euro. Shko rras ndonje byrek ne gurmaz.

      Reply
  • Emigranti që ka mall për vendin e tij says:
    June 30, 2026 at 9:45 am

    Jo vetëm ata që banojnë në Shqipëri, por edhe ne emigrantët nuk i përballojmë pushimet një mujore në vendin tonë, për arsye të rënies së jashtëzakonëshme jo vetëm të euros, por edhe të gjitha monedhave të tjera. Pushimet në Spanjë janë shumë më të lira. Mjaft me droga, thirrini mendjes.

    Reply
    • Arturi says:
      July 3, 2026 at 10:17 pm

      Po qe te te mbajme ty me pushime….

      Reply
  • Atdheu says:
    June 30, 2026 at 12:59 pm

    Nëse do të sekuestrohen pasuritë marramendëse të politikës shqiptate dhe krimit të organizuar, çdo gjë do të kalojë pa dhimbje . Në të kundërt do ketë krizë . Por më mirë një krizë e përkohëshme se sa një krizë pa fund.

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 30, 2026 at 2:19 pm

    Leku do te shvleresohet kundejt euros e dollarit por neqoftese do te sekuestrohen tere pronat e banditeve te droges, vendsoen taksa te larta boseve te ndryshem, sekuestrohen pasurite e pajustifikuara te politikaneve, etj. ekonomia shqiptare nuk peson asgje perkundrazi kostoja e jetes ulet dhe vendi qetesohet.

    Reply
  • Chris-Skelari says:
    June 30, 2026 at 6:01 pm

    Ore popull
    Kur filloni te flisni dhe te shkruani tundeni koken pak
    Po degjuat zhurme vazhdoni se duket se keni mwndje dhe mund ta zgjidhni problemin
    Si mund te zhvillohet nje vend me para droge,a prostitucioni
    Prisni se me te bukurat po vijne

    Reply
  • Detari says:
    June 30, 2026 at 7:12 pm

    qeveria lekun e droges e beri beton ne vend ta vinte ne pune per investime reale si teknologji, shkence, universitete etj

    gjithe ky lek droge gjithe keta pasanike, 0 vlere per vendin, 0 donacione, asgje fare!

    Reply
  • Jeniceri says:
    July 1, 2026 at 11:27 am

    Mos u beni pessimist se cfare do ndodhi .E kemi hequr nje here me format Piramidale.Zhduken parat e drones dhe marrin arratine politikanet,shtetaret,hajdutet dhe ata qe mbeten pa burime financjare .Plas kriza dhe nderhyne OKB me ndihma humanitare.Ky ka qene e do te mbetet fati i shqiptarve po nuk ndryshuan mendjen se kujt do ti varen ne qafe fatet e popullit.35 vite ja varem Ramizit,Saliut,Nanos,Metes,Bashes ,Rames,oligarkve e Aleatve dhe mbetemi me gjisht ne goje.

    Reply
  • mendim says:
    July 1, 2026 at 11:50 am

    Mendoj se qendrojne gjerat, por nuk ehte aq e thjeshte. Italia ka dekada qe lufton e nuk po i heq qafe parate e pasurite e mafies, prape ata e ruajne kontrollin. Edhe ketu tek ne kujton se dikush do heq dore kollaj nga ato miliarda qe jane betonuar. Vetem nje pastrim ne rrenje te cdo biznesi dhe sekuestro te cdo pasurie pa justifikim e zgjidh kete pune, me kusht qe te ardhurat te kthehen tek i populli si bonuse, shtepi te lira, etj etj. Paraja per ekonomine eshte si karburanti per makinen, nuk mundet thejshte te ndalosh se hedhuri karburant dhe makina te vazhdoje te ece. Nderpret parane e piste e te korruptuar vetem kur te gjesh zgjidhje me se do e zevenedesosh ? Kjo eshte pyetje 1 miliard dollareshe qe kerkon pergjigje.

    Reply
  • nastradini says:
    July 1, 2026 at 4:43 pm

    Hiqeni fare lekun e Ahmet Zogut si Kosova, se na plaset shpirtin me teorine e zhvleftesimit te nje valute te vdekur me kohe

    dhe:
    AS KOLUMBIA E ESKOBARIT, AS MEXIKA E SINALOAS, AS AFGANISTANI I LULEKUQEVE TE AL QAEDES, ASKUSH NUK KA PARE HAJER NGA DROGA,

    prandaj:

    Mos qani dhe mos vajtoni o shqyptare te droguar nga propaganda e Rilindjes, se cfare QAMETI do te vije kur te ike dhe te thyeje qafen DROGA nga Shqypnia, sepse vetem me miliardat qe ka vjedhur Edi Rama dhe Belinda Balluku mund te ndertohen nga biznesi i ndershem pa tutelen e Partise sa te doni fabrika manifakture dhe uzina perpunuese per prodhimet bujqesore dhe blegtorale qe do te punesojne me mijra familje, do te paguajne taksa dhe tatime ne shtet dhe shqyptaret nuk do te largohen nga Vatani si cifutet e ndjekur nga Faraoni Edi Rama, po sikur SPAK te konfiskoje dhe te shese ne ankand kullat e droges dhe vilat dhe resortet e krimit? Po per kete duhet te kete SPAK prej verteti dhe jo OTURAK te Edi Rames, vetem menjehere kercenoi kryeministrin nje aksion te policise belge u konfiskuan mbi $700 milione dollare,

    prandaj:

    QAMETI VJEN VETEM NGA DROGA E EDI RAMES, QE PO ASGJESON SHQYPNINE

    Reply
  • Koha do ta tregoje says:
    July 1, 2026 at 6:24 pm

    Paraja e zeze dhe jo e paster eshte motor per nje ekonomi te dobet, mesonte Berlusconi. Te tjerat jane teoria qe as ne shoqerite me trasparente nuk ndodhin, ku fijet e nendheshme jane gjithemone aktive ….. Ju qe komentoni jeni pak romantik dhe naiv ne boten qe jetojme, ndersa Erebara ben analiza, me ipoteza, se asgje ska te vertetuar, por sidoqofte ben punen e tij. Personalisht nuk jam dakort me te.

    Reply
  • Baldushku. says:
    July 3, 2026 at 6:18 am

    Parja le te futet ne shqiperi,por te mos dali nga Shqiperia.. po kush po investon ne Londer te gjite milarderdt Rus,Kinez dhe Arab çfare ben qeveria Angleze I mban nen vezhgim dhe ne qofte se ecin kunder interesave te vendit avjoni ose helikopteri private shperthen ne ajer dhe shuhet si familje dhe parat dhe investimi I ngelet shtetit Anglez

    Reply
  • Albania says:
    July 3, 2026 at 8:15 am

    Me ben shume pershtypje nje fakt. Komentuesit kane nje opinon te cuditshem, kerkojn heqjen e parave nga qarkullimi dhe sekuestrime. Kjo eshte mendesi tipike komuniste, leniniste dhe neomarksiste. Nuk dihet pse e shikoni zgjidhjen nga zhdukja, heqja, sekuestrimi etj. Te gjitha vendet e botes kapitaliste, ne nisjen e tyre patjeter kane patur para te pista. Keto para jane investuar ne eknonomi dhe ne kapitalizem. Lufta behet kudo per frenimin e ketij fenomeni dhe deri diku eshte aritur nje fare suksesi nepermjet shume mekanizamve. Te gjitha mekanizmat jane brenda ketij sistemi jo me zhdukje te sistemit. Edhe ne shqiperi duke qen se insititucionet kane qene te dobeta, patjeter qe ka patur dhe vazhdon te kete para te pista. Por lufta ka filluar dhe ne shikojme qe po goditen grupet qe kane sjell keto fenomene. Por ka nje spekullim qe te gjitha parat jane te pista. Kjo nuk mund te jete e vertete dhe eshte nje vlersim subjektiv, se kush e ka vertetuar qe vetem parat e pista qarkullojne ne shqiperi. Une di shume raste qe shume suedez po blejne prona ne shqiperi dhe ata jane njerez puntor, qe skane patur asnje lidhje me drogerat. Po ka shume shqiptar emigrant qe blejen prona, pse duhet thene qe ata i kane parat e pista si vertetohet kjo. Vertet ata mund te mos i kene te deklaruara ne vendet ku punojne dhe i kane jashte sistemit bankar, por kjo nuk verteteon faktin qe ato jane te pista. Prandaj kujdes kur diskutojme se ngreme stuhi ne shkretetire, kot pa baza dhe demtojme imazhin e vendit. Tirana duam apo sduam ne, do apo sdo rama, duan apo sduan shoqatat e ndryshme, duan apo sduan ambientalistet, duan apo sduan tironcit e vjeter dhe te rinj do te ndertohet do behet nje qytet me gratacela, kjo nuk varet nga deshira e disa opinonisteve, por varet nga tregu nga energjia e njerzve qe duan te zhvillohen e pasurohen. Kete energji nuk e ndalon askush, sepse kjo ka ndodhur kudo ne te gjitha qytetet qe jane sot metropol. Baza e zhvillimit ketu eshte puna e ndershme, pastaj ne kete rruge ka patjeter dhe para te pista qe si kudo duhet te luftohen nga institucionet kompetente.
    Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete
  • Flakët pushtojnë Jugun e Evropës: Spanja dhe Franca në luftë me zjarret masive

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  2. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  3. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Daddy on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Liri on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?