Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodh në Iran kur një President vdes në detyrë? Zyrtarët e tjerë që humbën jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Çfarë ndodh në Iran kur një President vdes në detyrë? Zyrtarët e tjerë që humbën jetën
BoteLajmi i fundit

Çfarë ndodh në Iran kur një President vdes në detyrë? Zyrtarët e tjerë që humbën jetën

Published: May 20, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit ditën e djeshme. Së bashku me Raisin në bordin e helikopterit ishin edhe disa zyrtarë të lartë iranianë.

Zyrtarët përfshijnë:

Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian

- Publicitet -

Guvernatori i Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati

Përfaqësuesi i liderit suprem iranian në Azerbajxhanin Lindor, Mohammad Ali Ale-Hashem

Shefi i gardës presidenciale Mehdi Mousavi

Piloti, bashkëpiloti dhe ekuipazhi i helikopterit

Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin, njoftoi media shtetërore.

Pamjet me dron të rrënojave të helikopterit të marra nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe të transmetuara në median shtetërore Agjencia e Lajmeve FARS treguan vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, me disa pjesë të mbetura nga helikopteri.

Pas përplasjes një operacion kërkim-shpëtimi me orë të tëra u organizua me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, por ekuipazhet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe rënia e temperaturave.

Incidenti vjen në një kohë të ndjeshme brenda vendit për Teheranin dhe shtatë muaj pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza që ka rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka nxjerrë në shesh një luftë të gjatë në hije midis Izraelit dhe Iranit. Muajin e kaluar Irani nisi një  sulm të paprecedentë me dron dhe raketë  ndaj Izraelit – sulmi i tij i parë i drejtpërdrejtë në këtë vend – në përgjigje të një sulmi të dukshëm ajror izraelit në  konsullatën e Iranit në Damask .

Më poshtë është një përshkrim i shkurtër i asaj që Kushtetuta e Iranit thotë se ndodh kur një president është i paaftë ose vdes në detyrë:

* Nëse një president vdes në detyrë, neni 131 i kushtetutës së Republikës Islamike thotë se zëvendëspresidenti i parë, i cili është Mohammad Mokhber, merr detyrën, me konfirmimin e liderit suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet e shtetit në Iran. 

* Një këshill i përbërë nga nënkryetari i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të organizojnë zgjedhjet për një president të ri brenda një periudhe maksimale prej 50 ditësh.

Raisi u zgjodh president në vitin 2021 dhe, sipas kalendarit të zakonshëm, zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në vitin 2025. Sipas rregullave kushtetuese, tani mund të pritet të mbahen deri në fillim të korrikut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Humoristi says:
    May 20, 2024 at 9:25 am

    Cilit shqipatare,lexues i gazetes suaj i ineterson se cili e zevendeso nje president ne Iran!?

    Reply
  • Detari says:
    May 20, 2024 at 9:51 am

    @Humoristi

    Ke nje qytet te tere Iranian ne albaniston (manze) me qeveri te tyre etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • ​Më bëri autostop dhe tha quhej Berti: Si e rrëzuan filmimet me dron alibinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë për Ergys Agasin
  • Ish-kreu i inteligjencës gjermane dyshohet se spiunoi për Azerbajxhanin
  • VIDEO: Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Kuptove?! on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?