Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-Presidentin Ilir Meta.
Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor.
Në reagim, Cakrani thekson se vendimi është marrë në përputhje me normat e etikës profesionale dhe legjislacionin në fuqi, duke nënvizuar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi apo përplasje mes palëve, por vetëm pamundësi për të vijuar më tej mbrojtjen ligjore në mënyrë efektive.
“Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.
Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.
Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.
Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.
Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale”, shkruhet në njoftimin e studios ligjore të drejtuar nga Cakrani.
j.l./ dita

Ky lajm humoristik ne kete vape, nuk e besoj se eshte i vertete!?
C.pate more Cakran ballqimi?
Nuk t ka dhënë paratë?
🙂
Ah po ju jeni ca fisqima nga Likja jot te beu Shurrelit e te ai katnari Viqidolit
Burgu esht pak per ju
Hajdut e fubdrrina të shoqeris që për lek shisni dhe nënën
Po ca tju bejm atyre we ju mbrojn ketu neper forume si ky Xha Temja apo hajdut-mbrojtsit e tjer legena q3 s mbajn anen e popullit po ju duket vetja si ne stadium e mbrojn qelbsirat si ty si klienti yt dhe si ai qe ka.bashkqeverisur pas 21 janarit m3 klientin tat
Ballisti mbron komunistin e vijës së ashpër.
Gjeni emëruesin e përbashkët!
Plera te dy. mut njere mut tjetri
Avokatin e njoh personalisht, jeton shume vite ne Vlore. Se si eshte mpleksur ne kete mullar bajgash, ate e di ai. Por si gjithmone interesi dhe xhepi te bejne hatane. Une per vete kam konsiderate te mire per te si njeri. Se c’fare luge corbe te prishur ka gelltitur, ajo eshte puna tij. Mua gjithmone me eshte dukur njeri i rrespektueshem.
z. Meta, nuk ta ka fajin avokat Cakrani, por Saliu dhe Rama që ta lanë dopjo gjashtën në dorë, dhe je aty ku je….