Nga Migena Aleksi
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion ushtarak direkt në Venezuelë, i cili, sipas Uashingtonit, rezultoi me kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe të bashkëshortes së tij dhe më pas shpalljen e një “tranzicioni të sigurt” nën mbikëqyrje amerikane.
Donald Trump e përshkroi këtë si një nga operacionet më të sofistikuara ushtarake në dekada. Administrata e tij e justifikoi këtë ndërhyrje me pretendimin për të bërë drejtësi lidhur me akuzat për krime të supozuara si “narko-terrorizmi”, dhe kërcënim të SHBA-së nga trafiku i drogës.
Është thelbësore të dallojmë dy nivele diskutimi:
– Legjitimitetin e akuzave kundër Maduro-s, që është një çështje e ndërlikuar, por që nuk duket se e justifikon intervenimin ushtarak të huaj.
, Legjitimitetin moral dhe ligjor të ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve, që është edhe çështja kryesore politike e debatit.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare argumentojnë se operacioni amerikan:
shkel parimin e mos-përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare (neni 2(4) i Kartës së OKB-së). Nuk kishte rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të autorizuar përdorimin e forcës. Kjo është konsideruar si një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
Ndërhyrjet ushtarake për të “shtyrë” demokracinë ose për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër janë problematike, sepse krijojnë precedent që mund të përdoret nga çdo fuqi tjetër (p.sh. Rusia ose Kina) për të justifikuar pushtime ose ndërhyrje.
Ato shpesh çojnë në destabilizim të mëtejshëm, qindra mijëra civilë të prekur dhe pasiguri afatgjatë (si u pa më herët në Irak, Afganistan etj)
Reagimet globale
Reagimet ndaj operacionit janë shumë të ndara, por mjaft prej tyre reflektojnë shqetësime që përputhen.
Brazili, Meksika, Afrika e Jugut, Rusia dhe Kina dënuan përdorimin e forcës si agresion ndaj një shteti sovran. Reagime të tjera janë bazuar pikërisht te parimi i mos-interferencës, respektit për sovranitetin dhe zgjidhjeve paqësore.
Partitë e majta kanë deklaruar se interesi real është kontrolli mbi rezervat e naftës të Venezuelës, jo vetëm drejtësia apo demokracia. Kjo është një pikëpamje që rezonon me një analizë më kritike të politikës së jashtme. Shpesh arsyet e shpallura dhe motivet e vërteta ndahen, dhe fuqitë e mëdha përdorin kapacitete ushtarake për interesa ekonomike dhe strategjike.
Duhet marrë parasysh se regjimi i Maduros ka qenë autoritar dhe ka kontribuar në problemet ekonomike dhe sociale të vendit. Por ky realitet është edhe në shumë vense të tjera dhe nuk e justifikon përdorimin e forcës nga jashtë. Motivet strategjike dhe ekonomike duhet analizuar hapur. Një diskurs i drejtë përfshin edhe rolin e interesave energjetike dhe atyre të ekonomisë politike në vendimet e politikës së jashtme.
Disa figura të opozitës në atë vend e kanë mirëpritur operacionin si një shans për ndryshim, por kjo duhet analizuar në kontekst të bashkëpunimit apo mbështetjes amerikane dhe nuk ndahet dot nga pasojat në sovranitetin e vendit.
Në çdo rast situata pasqyron një botë në tranzicion ku fuqitë e mëdha shpesh veprojnë bazuar te interesat e tyre, jo mbi parimet e ligjit ndërkombëtar.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ne fakt, sipas vezhgimeve te mia, se pari SHBA duhej te arrestonte presidenten Claudia Sheinbaum dhe te pushtonte Meksiken, si trampolinen e te gjithe krimineleve dhe narkotikeve te Amerikes Latine.
Migena Aleksi:
BOLL DHE AMAN ME LLOGJE BUDALLI QE NGJAJNE ME PALLAVRA LLAFOQYLI TE ENVERIT NE “RREZIKUN ANGLO-AMERIKAN PER SHQYPNINE”:
Kjo qe postoni ju pa kurfare pergjegjesie mediatike nuk eshte aspak e vertete:
“..Partitë e majta kanë deklaruar se interesi real është kontrolli mbi rezervat e naftës të Venezuelës, jo vetëm drejtësia apo demokracia. Kjo është një pikëpamje që rezonon me një analizë më kritike të politikës së jashtme. Shpesh arsyet e shpallura dhe motivet e vërteta ndahen, dhe fuqitë e mëdha përdorin kapacitete ushtarake për interesa ekonomike dhe strategjike…”
Po mesoni pak anglisht o gazetarja komuniste Migena Aleksi qe te mund te perktheni direkt deklaratat e Presidentit Trump, qe kane mbushur te gjitha mediat amerikane:
Presidenti Trump deklaroi:
KOMUNISTET E VENEZUELES SHTETEZUAN INVESTIMET AMERIKANE ME $MILIARDA DOLLARE DHE JA FALEN KINES SI DHURATE PA ASNJE FITIM PER POPULLIN E GRABITUR TE VENEZUELES, PER KETE GRABITJE SHBA REAGOI.
Presidenti amerikan ka vepruar me Maduron si ne rastin e Osama Bin Laden dhe te Norieges, por edhe per sulmin mbi Beograd qe solli clirimin e Kosoves, pa pyetur fare Kongresin Amerikan, aq me shume pa pyetur Keshillin e Sigurimit ku Rusia dhe Kina kane te drejten e votes, prandaj BAJGAT e Enverit te mbyllin HALET e tyre te qelbura enveriste se: “..interesi real është kontrolli mbi rezervat e naftës të Venezuelës…” sepse kur vjedh dhe grabit pasurine e tjetrit nuk te pret asgje e mire. Kembana e alarmit duhet te bjere per komunistin Edi Rama qe i ka falur kinezeve BADIAVA naften shqyptare permes Bankersave Mashtrues qe kane dekada qe nuk paguajne kurgje ne shtet, duke ja nxirre jeten katunareve te Zharrezes si hajdute te vertete.
Politika si e KM ton qe i hoqi me ligj dhe pastaj shiti Zazanin.
Edhe ky rq nxori ligjin qe ti quaj terrorist ata qe merren me drog dhe e mori Moduron jo per droge po per ti marr naften.
Ketu ka akoma te marre qe i marrin seriozisht parrullat e Trumpit me shume sesa komunistat tane merrnin seriozisht ca thoshte Partia. Politikanet ate zanat kane, te genjejne. Dikur genjente Enveri tani genjen Trumpi.
Tani Ne radhe te pare narkotrafiku nuk qendron po ce thjesht nje pretekst. OKB ka 30 vjet qe nxjerr nje raport per narkotrafikun ne bote. Dhe ka 30 vjet qe raporti thote te njejten gje; qe Venezuela me narkotrafikun nuk ka pune. Ne vend nuk prodhohet as hashash e as gjethet e kokes, nuk ka kartele dhe trafikohet nje pjese e paperfillshme e kokaines qe prodhohet ne Kolumbi
Tani per ceshtjen e investimeve amerikane ne fushen e naftes investimet amerikane vene vetem ne vende qe nuk jane te sanksionuara nga Usat. Venezuela ka qe ne kohen e Chavezit qe mbaj mend une ketu e 30 vjet qe jane nen embargon amerikane. Keshtu qe per ca investimesh flet Trumpi kur minimumi ka 30 vjet qe amerikanet nuk investojne dot per ceshtjen e embargos edhe po te duan. Edhe po qe se flet per investime te para 30 vjetesh mbas 30 vjetesh ato investime do Ishin amortizuar e kalbur.
Trumpi u flet burdallenjve sepse kush ka cik tru e ka te qarte qe ky rrembim eshte vetem ekskluzivisht per naften e venezueles ku flitet qe rezervat jane me te medha se te arabise saudite. Dhe ketu konfirmon nje ligj te strategjise qe thot qe “resurset strategjike duhet te rrine brenda nje sistemi rregulluar dhe kontrolluar (nga hegjemoni). Kush perpiqet te dali nga sistemi e fusin prape brenda me diplomaci ose me dhune”
C’fare ndodhi realisht? Asgje e pa ngjare me pare, ja Don Kishoti i rradhes Maduro diktator i Venezueles pas sozise tij Sadam diktator i Irakut qe Amerika i zbyth nga froni ku donin te vdisnin ashtu sic ato vete shpesh kishin deshire te pozonin (shih foton) – me shpate ne dore!