Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po ndodh me Milanin? Largohet edhe Maldini, shkak përplasjet me presidentin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë po ndodh me Milanin? Largohet edhe Maldini, shkak përplasjet me presidentin
AktualitetSport

Çfarë po ndodh me Milanin? Largohet edhe Maldini, shkak përplasjet me presidentin

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

 

E pabesueshme çfarë ndodh në shtëpinë e Milanit.

Vetëm pak orë pasi Zlatan Ibrahimoviç vari këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund futbollit të luajtur, nga klubi kuqezi vjen lajmi tronditës i largimit të legjendës Paolo Maldini, prej funksioneve drejtuese.

- Publicitet -

As 24 orë pas takimit me Gerry Cardinale, në të cilin u shfaqën dallime të rëndësishme në aspekte të ndryshme, nga merkato e kaluar e deri në projektin e kësaj vere, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë njoftuar përfundimin e marrëdhënies së tyre me klubin kuqezi.

Ende nuk është e qartë se cilat janë kushtet e ndarjes me Maldinin, pasi nuk ka një njoftim zyrtar për shtyp të klubit, por mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer vendimin e marrë nga Gerry Cardinale.

Marrëdhënia e tij me Paolo Maldinin nuk ka qenë kurrë idilike, pasi pronarët kanë akuzuar drejtuesit se i kanë shpenzuar keq paratë e vëna në dispozicion për merkaton e shkuar, duke vënë në dukje dështimet e De Ketelaere dhe Origi.

Maldini, nga ana e tij, vazhdoi të kërkonte autonomi në punë dhe mundësinë e veprimit me buxhet më të madh dhe të tillë që të mund të forcojë realisht një skuadër që, sipas tij, nuk mund të marrë rezultate më të mira se ato të sezonit që sapo ka përfunduar.

Edhe gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve u konsiderua një objektiv i rëndësishëm, por vendi i katërt i marrë vetëm falë penalltisë së shkaktuar ndaj Juventusit nuk u konsiderua në lartësinë e pritshmërive nga Presidenca.

Sakaq bëhet me dije se dy drejtuesit teknik, të cilët kishin rinovuar vetëm një vit më parë deri në qershor 2024, do të zëvendësohen nga CEO Giorgio Furlani, i cili do të ketë kompetenca të plota dhe nga shefi i skautëve, Geoffrey Moncada, disi i promovuar në rolin e drejtorit sportiv.

Pavarësisht largimit të kapitenit legjendar nga postet drejtuese të klubit, përjashtohet kategorikisht largimi i teknikut Stefano Pioli, i cili pritet të ketë një rol më të madh në merkato.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump nënshkruan urdhrin, u ndalon presidentëve të ardhshëm të bëjnë ndryshime në Zyrën Ovale të SHBA-së
  • Horoskopi 6 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja sa do të jenë temperaturat
  • VIDEO: Tronditëse, hetim për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së futbollistit në fushë
  • 06 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Cen durimmadhi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  2. durrsaku on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. durrsaku on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  4. Sokol luarasi on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Matjani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?