Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po tenton Serbia me “ushtrinë në kufijtë e Kosovës” sipas vetë analistëve serbë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Çfarë po tenton Serbia me “ushtrinë në kufijtë e Kosovës” sipas vetë analistëve serbë
KosovëKryesore

Çfarë po tenton Serbia me “ushtrinë në kufijtë e Kosovës” sipas vetë analistëve serbë

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

 

Pala serbe është përpjekur të sqarojë sot se lajmet për përqendrim trupash në kufi me synim ndërhyrjen në Kosovë janë të pavërteta. Ndonëse ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç ka deklaruar se nëse urdhëri jepet, ushtria do të ndërhyjë, ai ka shtuar se kjo do të ndodhë duke informuar KFOR-in.

Një deklaratë politike që ngjan disi pa kuptim në kushtet kur KFOR ka shtuar kontigjentin e vet duke bërë të qartë se është aty për t’u përballur në rrugë ushtarake nëse e kërkon nevoja.

- Publicitet -

Nga ana e vet, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Mojsilloviç ka deklaruar se pretendimet e përcjella së fundmi, kur në kufirin me Kosovën Serbia ka vetëm 8 500 trupa, nga pikëpamja ushtarake janë tërësisht pa kuptim.

Çështja është se Serbia po lejon qëllimisht ambiguitetin, duke dëmtuar besueshmërinë e vet. Dhe kjo ka arsye politik. Analisti serb i çështjeve të sigurisë, Aleksander Radiç, citohet nga gazeta “Danas” se lidershipi serb po luan mediatikisht, duke krijuar një imazh të rremë. Dhe kjo u pa edhe me grupin e sulmit në Banjskë.

Synimi është të bindet qytetari mesatar se ky vend është i gatshëm të mbrojë ushtarakisht serbët në Kosovë dhe në fund doli që një formacion jashtë sistemit ndërhyri në Kosovë dhe ai u provua që ishte i patrajnuar dhe jo profesional…Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244 varet nga pozicioni i KFOR-it dhe KFOR është në thelb NATO. Ndaj pa konsensusin e NATO-s, Ushtria Serbe nuk mund të hyjë në Kosovë – shprehet analisti në fjalë.

Çështja këtu është me natyrë strikt politike. Për cilën arsye do të autorizohet ushtria serbe të hyjë në Kosovë nga KFOR, pa një marrëveshje politike paraprakisht. Një mision sigurie i kësaj ushtrie për komunitetin serb do të thoshte që çdo instrument i deritanishëm ka dështuar dhe Kosova është në kaos, diçka që nuk ka asnjë shans logjik.

Por në kushtet e tanishme, lojërat me ushtrinë janë asgjë më shumë se një mënyrë për të fituar kohë, për të mos lejuar që të flitet për përgjegjësitë e ngjarjes së Banjskës dhe kështu të rihapet nga e para diskutimi për dialogun, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Megjithatë, Serbia kësaj radhe ka humbur shumë dhe me këmbët e veta. Duke vrarë diplomacinë e vet dhe arritjet e deritanishme me një ditë të vetme. Në Banjskë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur
  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?