Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmenduria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, hapet “GoFundMe” për autorin e krimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çmenduria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, hapet “GoFundMe” për autorin e krimit
KronikeLajmi i fundit

Çmenduria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, hapet “GoFundMe” për autorin e krimit

Published: October 9, 2025
Shpërndaje

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë reagimesh që kanë kaluar kufijtë e absurdit.

Pas komenteve në rrjetet sociale që justifikojnë apo madje mbështesin veprimin e dhunshëm të autorit, së fundmi është hapur edhe një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Woman of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i ti tyre, Francesk Shkambi, kërkon ndihma financiare për “sigurimin e mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit.

- Publicitet -

Në përshkrimin e gjatë të fushatës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur të kthejë autorin e krimit në simbol të “padrejtësisë shtetërore”.

Fjalë si “mungesë transparence”, “neglizhencë institucionale” dhe “mbrojtje e të drejtave” përmenden shpesh, ndërsa askund nuk ka asnjë fjalë për viktimën, gjyqtarin Kalaja, apo dhimbjen e familjes së tij.

Ky është një veprim alarmant, duke qenë se ka njerëz që gjejnë arsye për të justifikuar vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit, duke humbur ndjenjën bazike të humanizmit, moralit dhe drejtësisë ligjore.

Ndërkohë që fushata në GoFundMe ka mbledhur mbi 4,300 dollarë, shumë qytetarë e kanë dënuar nismën si një përpjekje për të romantizuar një akt të rëndë kriminal dhe për të manipuluar opinionin publik nën petkun e “drejtësisë”.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e pashembullt në historinë e sistemit gjyqësor shqiptar, ka hapur një debat të thellë për sigurinë në gjykata, funksionimin e drejtësisë dhe degradimin e diskursit publik që, në vend të dënimit të dhunës, po prodhon empati për dhunuesit./ vna

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Eno says:
    October 9, 2025 at 10:05 am

    Një nisml e drejtë. Revoltat ndaj padrejtësive kështu fillojnë, si një plagë e maisur. Por vjen koha e pëlcet. E kuptojnë ata që kanë hequr e po heqin në kuriz kalvare të tilla. Mjaf më me demagogji bythë-lëpirëse!

    Reply
  • vezhguesi says:
    October 9, 2025 at 10:14 am

    Nismat e ndryshme pro a kunder krimit jane sekondare. Shqetesimi opinionit duhet te jete tjeterkund.
    Primare per shtetin duhet te jene pikerisht ato rrjeshtat e fundit te shkrimit – sigurine ne gjykata dhe funksionimin e drejtesise pa i zvarritur e sterzgjatur ato vendimet deri sa te degradojne ne vetgjygjesi.

    Reply
  • Rexha says:
    October 9, 2025 at 10:20 am

    Kjo nuk eshte çmenduri por eshte shenje e kjartë se sa larg ka shkuar degradimi i sistemit te drejtesise ne vend.
    Denojme fuqishem cdo vrasje, sikurse qe denojme vrasjen e gjyqtarit Kalaja
    Por, i madh e i vogel e dijne se ne kete vend “drejtesia” blihet. Ne kete vend nuk ka “drejtesi” po nuk jape lek.
    Mbi te gjitha, çeshtja e pronave dhe pronesise eshte nje plage e hapur dhe e rende per vendin. Kjo çeshtje kerkon qasje tjeter, qasje korrekte e zgjidhje te DREJTE.

    Reply
  • SPAK says:
    October 9, 2025 at 10:26 am

    Ngushellime familjes dhe ky Gjyqtar mund te kete qene i vetmi qe ka dhene drejtesi! Qe nga K/ministri te gjithe denuan aktin dhe pergezuan sistemin e drejtesise per punen e mire??!! KLGJ thote e ka fajin policia etj etj. faji egziston por jo ne korrupsionin e madh te sistemit te drejtesise! Gjyqtari na ka genjyer, vjedhur,vrare etj, si me te kriminalizuarit ne Shqiperi! Po na i beni heronj keta gjyqtare! Mjaft me!

    Reply
  • demo says:
    October 9, 2025 at 10:31 am

    Or po nuk eshte cmenduri Kolektive.Eshte revolte Kolektive kunder Sistemit Berishjan te Grabitjes se Pronave.
    Fateqesisht edhe Rilindja Socialiste ndoqi te njejten rruge.
    Ato Strategjiket,qe ja jep Strategjikeve,jepja Pronareve me Tapi te Zogut,qe ju rrembye Prona nga kooperativistet dhe horrat e Berishes!eshtu kompensohen Pronaret jo me letra asojshe.

    Reply
  • Ledjon says:
    October 9, 2025 at 11:31 am

    Nuk me vjen keq…i kapte i njejti fat te gjithe ATA gjyqtar dhe politikan qe lozin me pronen e qytetarve..
    Duhet krijuar nje light apostafat per keta lloj kerme qe lozin me populin.
    Keta Jane organizate criminale ne bashkpunim…Duhet te heton dhe te denoen per te gjitha vrasjet e kryera per motive prone mbas vitit 90.
    Politikan dhe gjyqtar te gjithe ne njevthes!!

    Reply
  • Ligji, jo Luigji! says:
    October 9, 2025 at 1:09 pm

    Është tendencë për kthimin e “kanunit të malcisë”, shkallë e ulët zhvillimi për një fisi, që nuk e ka të lehtë të jetuarit në komunitet. Fatkeqësi! Për një komunitet injorant kërkohet ligjshmëri e fortë, derisa të vijnë në atë shkallë, që e pranojnë, e njohin dhe e zbatojnë ligjin.
    Përsa i përket viktimës në krye të detyrës nga një dorë kriminale, me armë pa leje dhe të parapërgatitur dhe të mirëplanifikuar, nuk ka dyshim se e gjithë bota e dënon aktin dhe kriminelin e krimit.
    Drejtësia, në të gjithë sistemin, duhet të vihet në alarm, për vendosjen dhe zbatimin e ligjit dhe të qëndrojë larg korrupsionit me shitje dhe blerje vendimesh. Çështjet e gjykimit duhen trajtuar si ti ishin dhe të jenë probleme të tyre personalë të vënë në balancën e ligjit.
    Policia dhe shërbimet e specializuar të organizojnë sa më parë punën për mbledhjen e armëve dhe municionit pa leje deri në një afat të caktuar. Pas afatit, të gjithë ata, që mbajnë armë pa lejë, të konsiderohen shkelës të ligjit dhe në momentin që nga organet kompetentë konstatohen me armë pa lejë, të përcillen menjëherë në burg…
    Drejtësia

    Reply
  • Toni says:
    October 9, 2025 at 1:32 pm

    Jo nuk eshte cmenduri, eshte drejtesi. Ketu nuk behet fjale se u vra nje gjyqtar, nuk behet fjale per emrin apo personin… ketu brhet fjale se duhet vrare dhe qelluar sistemi korruptuar i gjykatave. Te jeni te sigurte se cdo qytetar qe ka patur nje problem me gjykatat Shqiptare… do ta bente kete veprim.

    Reply
  • Detari says:
    October 9, 2025 at 1:41 pm

    Duhet nje Shkamb per cdo krye gaztar poashtu…se bithelkepirja duhet te ket nje limit. jane bere gazetaret-qeveritaret-gjyqtaret nje me krimin.

    Arsyeja se egzistgoni eshte e thjeshte, shumica e burrave jetojne jashte vendit, jeni me fat tallni bithen me ato pak pensionista aty dhe mbetjet gabele

    Reply
  • Patriot says:
    October 9, 2025 at 1:59 pm

    Kazan, sepse ju jeni ate qe po e Helmont ate populle, eshte revolte gjithrperfshirese kunder drejtesise dhe shpresojme qe kjo te shtohet me shpejtesi edhe te zgjerohet ne politike. Jeni ju kazan qe me keq informimin e juaje me dashje keni perfituare prona ose miliona te paligjeshme. Aqe te rrezikshem jeni ju sa qe dhe SPAK nuk ju merre persiper. Ju jeni ata qe merrni pagesa te majme nga Greku per te denigruare shqiperine dhe as politika edhe as drejtesia nuk merret por vazhdoni detyren per mrrekulli. Qofte rradha juaje qe te mesoni dhe ju qe drejtesia vonon por nuk harron.

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    October 9, 2025 at 6:24 pm

    Akti i vrasjes se gjyqtaret eshte krim. ai do te denohet sipas ligjeve.
    Por kushi ishin shkaqet qe sollen kete krim ?.
    Ne gazeten Sot para dy muajsh botova shkrimin ” Shkaterrimi i sistemit te drejtesise dhe pasoja qe po vuan populli shqiptar ”
    Qeveria me kuvendin duhet te riorganizojne urgjentisht pushtetin e drejtesise,institucionet e prokurorise dhe vecanerisht te gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit. Duhet te rihapen urgjentisht gjykata qe u mbyllen dhe te plotesohen organikat e nevojeshme me gjyqtar ne te gjitha gjykata dhe vecanerisht ne gjykaten e apelit qe jane me mijra dosje te pa hapura dhe u vine radha mbas 6-8 vitesh te zgjerohen hapsirat dhe numuri i gjykatesve.
    Te vendoset me ligj afati perfundimit te nje ceshtje ne gjykaten e shkalles se pare dhe pastaj ne ate te apelit.
    Per gjykatesit e gjukatave te shkalles se pare te behet vlersimi i tyre ne baze te vendimeve kundershtuese apo pranuese nga gjykata e apelit dhe ne baze te ketyre rezultateve te vendoset vazhdimi ose jo ne kete detyre.
    Gjykatesit qe jane perjashtuar nga Vetingu nuk duhet tu jepet licenca e avukatit sepse ata jane shkaktaret qe rekrutojne gjykatesit per vendimet e gabuara te tyre.
    Gjyqesore eshte ne krizen me te rende dhe eshte tronditur ne themel drejtesia. Vdesin njerzit pa marre vendimet e formes se prere.

    Reply
  • Luani says:
    October 9, 2025 at 6:53 pm

    (Fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989)

    Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
    1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
    2. Në krijimin e pluralizmit politik.
    Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
    Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
    Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
    Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
    Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
    Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
    Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
    Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
    Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën.
    Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
    Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
    Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
    Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
    Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do t’u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
    Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
    Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
    Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
    E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
    Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.

    Ditën e mirë dhe mirupafshim!

    Reply
  • Ppsh says:
    October 9, 2025 at 8:07 pm

    Nuk eshte cmenduri kolektive o gazetar pa emer
    Nuk eshte ceshtje personash apo personazhi
    Eshte ceshte themelore ku nje popull nuk sheh drite ne tunel sheh sistemin qe quhet demokratik ne leter por eshte feudal ne ralitet
    Sot ska propagande qe mbulon kalbjen e sistemit ne cdo nivel ne cdo qelize
    Trumbetuat aq shume neper halete e medias kur u vra km japonise nga krimineli por ne fakt nuk thate asgje se kush ishte shkaku i vrasjes
    E e vrau sepse km nuk kishte bere mjaftueshem per japonine kur ai ishte ne detyre
    Ju qaheni nga shqiptaret e gjore por nqs administrata shqiptare do qeveriste popullin me te kulturuar ne bote pra japonezet asnjeri do ishte gjalle mbrenda javes
    Pra ky akt eshte sulm ndaj pushtave pushtetare krahasohet me aktin e avni rustemit
    Mjaft shqiptaret dogjen veten neper sheshe
    Nqs pushteti se ka kuptuar sinjalin aq me mire

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    October 9, 2025 at 8:46 pm

    Kriminelet neo komuniste po ringjallin krye kriminelin Hoxha.Vetem nje revolte mbarepopullore mund te na shpetoje.Vrasia e nje njeriu eshte krim.Ky pushtet po vret nje komb.

    Reply
  • Remo says:
    October 9, 2025 at 9:31 pm

    Mallkimi i Shqiperise, po qe je shume
    i zgjuar, per te te permjere rracen je ashtu
    si edhe nick-un qe ke zgjedhur.
    Po kush do ringjalle Laverin kur s’ka
    shkuar akoma ne te s’emes pjella e tij,
    Salehu, fans i te cilit, je edhe ti vete,
    more invalid nga truri?
    Ka ngelur me ndonje doktor andej,
    pervec(dAktorrit Brrisha) qe te shurron
    akoma trurin me ide demoNkratike, te te
    beje ndonje gjilpere s’e per zotin, i rendon
    kesaj toke….une vetem “neo-kAmuniste”,
    nuk shikoj atje, por banda te kamufluara ne
    parti qe vjedhin e zhvatin, Edvinin dhe Salehun
    qe punojne vetem per nje grusht pasanikesh
    qe i kane vene keto pasuri,
    ne forma te poshtra duke u bere hosana pusht
    eteve respektive dhe kaq. Kush qan apo
    do ngreje Laverin nga varri, pervec ndonje
    te cmenduri tjeter si Chp(shahisti) apo demo
    kontraversi qe ka lindur ne dite tersi, i cili, nga
    inati qe nuk i dhane cifliqet qe i la babe Dovleti,
    vazhdon luften imagjinare me balliste e kAmuniste..mallkim, ke nevoje per donje
    psikiater o Cyryk!

    Reply
  • Replikuesi says:
    October 9, 2025 at 9:34 pm

    Ortodoksizmi -Zgjimi i Shqipërisë nga errësira islamike 500 vjeçare .

    Reply
  • Dursakja says:
    October 10, 2025 at 6:06 am

    Po ndodh diçka që trondit dinjitetin njerëzor.
    Një vrasje e rëndë po përdoret si vegël për të mashtruar një shoqëri të lodhur nga padrejtësia.
    Revolta është e drejtë, por sot ajo po shfrytëzohet nga krimi për t’u pastruar në sytë e popullit.
    Kështu ndodhi edhe në 1924, në 1990 e në 1997 — kur shpresa u kthye në kaos sepse njerëzit besuan maskat e errëta.
    Tani është koha të zgjohemi, të mos lejojmë që dhimbja dhe zemërimi të kthehen në armë kundër nesh.
    Nëse heshtim, historia do të na dënojë përsëri.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 10, 2025 at 6:52 am

    Alarm kombëtar
    Krimi po përdor revoltën popullore si mburojë.
    Elita hesht prej 35 vitesh. Vendi rrëshqet drejt humnerës.
    Tani duhet shtet ligjor të së drejtës, përndryshe brezat nuk do të na falin.
    Jo turmë, jo manipulim, por popull me dinjitet dhe me elitën e vërtetë në ballë të revoltës popullore.

    Reply
  • Kadiu says:
    October 10, 2025 at 8:12 am

    Vrasja e gjytarit Kalaja ne sallen e gyqit tregon se sistemi i drejtesise eshte terresisht i kalbur dhe jo funksional. Ai eshte faktori me shkaterrues i moralit shoqeror dhe shteteror. Ai mban gjalle dhe ushqen krimin ne kete vend.
    Reformat e ndermarra nuk kane dhene e nuk do japin me produktin e deshiruar: shtet i se drejtes. E verteta eshte se asnje gjyqtar dhe asnje prokuror nuk jane me integritetin e duhur per keto funksione, por edhe me keq: jane hajdute dhe mbrojtesit e hajduteve e krimineleve. Jane e keqe e madhe e kesaj shoqerie e ketij vendi. Te vjen neveri kur i shikon te mblidhen gjithe gjyqtaret ne nje salle, te gjithe si sheike, dhe kerkojne kushte, privilegje etj. Natyrisht ashtu do bejne se te ligj jane dhe do mbrojne prapanicen e pasurite e vjedhura.

    Per ta vendosur mbi shinat e moralit shoqeror sistemin e drejtesise duhet revolucion:

    1. Sistem drejtesie popullore.
    2. Sistem drejtesie me filozofine anglosakone.

    Ne te kundert, edhe kjo cudi (natyrisht vrasja eshte krim) qe ndodhi, do kaloje tre dite e do harrohet. Dhe ne do zhytemi me tej ne humnere.

    Reply
  • F says:
    October 10, 2025 at 12:12 pm

    Vrasja gjithmone denohet dhe pike. Por po ta shofim ne nje kendveshtrim tjeter per te nxjerre pergjegjesite do thoshnim. Kush vret pushtusin e huaj quhet hero, ok. Po kur vret pushtusin e brendshem ca ndodh ? Dhe ai te ka pushtuar pronen. Pra problemi ezhte i shtetit. Ate kibure e ja shkrepur administrata publike, hipotska, gjyqesori POLITIKA.

    Reply
  • Dersniku says:
    October 10, 2025 at 2:39 pm

    Nuk po themi mire ja beri ai ishte fati i tij nga nje kalvar vuajtjesh neper gjukata ky djale ne ate moshe ben nje veprim te denushem por shume domethenes per shume nga keta lloj gjyqtaresh qe sju behet vone per te dhene nje veprim te drejte e zvarritin marin nje dore pare dhe e percjellin ne shkalle tjeter edhe ajo tjetra sillet vertitet deri sa mer nje dore paresh dhe kur ska nga e percjell jep vendim si ti doje bytha por kjo varet nga sasia e pareve kjo forme gjukimi beri ate qe beri dhe ketij djali me ate veprim dhe me ate sjellje meriton mbeshtetje popullore sepse veprimi i tij ishte kunder drejtesise qe ka qelbur kete sistem gjynah per gjyqtarin por dikush do behej viktime sepse kete familje ja u ka shpene ne palce te ndihmohet djaloshi dhe te demaskohet sistemi drejtesise qe per ceshtje shume te vogla ta nxine jeten dhe kurte nxihet jeta eshte plumbi zgjidhja

    Reply
  • Goni says:
    October 10, 2025 at 11:20 pm

    Kjo eshte reforma e re ne drejtesi

    Reply
  • Qytetare says:
    October 11, 2025 at 7:18 am

    Eh ketu ze vend shprehja:
    ” Çdo popull meriton regjimin qe ka”
    Te mbeshtetesh nje bandit, nje kriminel, te mbledhesh edhe para per krimin, do te thote se vete populli eshte i inkriminuar. Se ne vete i japim para mjekut edhe kur ai te sherben se ben punen e tij, hë mo merri se per qejf du me ti dhane. Ne vete i japim para gjyqtarit, edhe kur ai gjykon drejt, hë mo se nje kafe eshte, per qejf du me ta dhane. Ne vete i japim para edhe kur marrim nje vertetim qe na takon, hë mo merre se ma dhe shpejt. Ne vete japim kur marrim edhe asistencen apo perkrahjen, he mo se per qejf po ta jap, une pa to isha, kur vete japim para pedagogut se more provimin. Te gjitha keto edhe ne rastet me te mira kur merr sherbimin pa kushte, se ata po bejne detyren per te cilen paguhen. Kjo paligjshmeri eshte kthyer ne institucion dhe zor te shkulen rrenjet prej tij. Normal qe pushtetit i shkon per shtat kur ka nje popull mjeran, te pashkolluar se e sundon sips qejfit te tij. Atehere i kujt eshte faji,,, i ktij pis populli, qe jep para per krimin, e jo per te pastrehet, mbledh para per kriminelin, e jo per femijet ne Gaza. Qe thote “te lumte pushka”, e jo tu thafte dora. Qe thote,,,,, qe nuk thote asgje, se nga te dije te thote një gjë.,,,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra vetë mblidhen në ditën e 21-të të protestës, iu bashkohen edhe emigrantë nga diaspora
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Komentuesi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?