Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Colella nuk dorëzohet, beson te titulli kampion i Partizanit dhe hapi fals i Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Colella nuk dorëzohet, beson te titulli kampion i Partizanit dhe hapi fals i Tiranës
AktualitetSport

Colella nuk dorëzohet, beson te titulli kampion i Partizanit dhe hapi fals i Tiranës

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Partizani luan nesër në 16:00 në transfertë me Kastriotin në “Elbasan Arena”. Pas 34 javësh kampionat, “Demat” mbajnë vendin e dytë në Superligë, dy pikë pas Tiranës kryesuese. Në komunikimin për mediet, trajneri Giovanni Colella nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, dy javë nga fundi i sezonit. “Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem. Bilali ka pasur probleme fizike, asgjë serioze. Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit. A e ndal Bylisi Tiranën? Pse jo, mund të ndodhë. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë”, tha fillimisht Colella.

Më pas trajneri i Partizanit foli për llogaritë që mund të dërgojnë Partizanin te titulli kampion. “Llogaritë? Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën. Presion nuk kemi vetëm në këtë moment por kemi pasur gjithë kampionatin. Është diçka normale. Kastrioti i dorëzuar? Nuk e kam dëgjuar Çelën por edhe unë kam thënë më parë nuk jemi në luftë për titull. Mund të ndodhë gjithçka por ne që jemi ndjekës na mbetet vetëm të shpresojmë”, tregoi Colella.

Trajneri i Partizanit nuk kënaqet me vendin e dytë në kampionat dhe shpreson te dy ndeshjet e fundit të sezonit. “Vendi i dytë? Në kampionat janë 36 ndeshje dhe patjetër që është vend që e meritojmë. Në një kampionat kaq të gjatë, nëse përfundojmë në vendin e parë ose të dytë, bëhen llogari në fund dhe kudo që të renditemi, e kemi merituar për atë që kemi dhënë. Ndoshta ka një specifikë më të veçantë në Kupë dhe jo në kampionat. Nuk mund të më kënaqë vendi i dytë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë”, tha italiani. Trajneri më pas foli edhe për afrimin e Kekos nga Korabi, si afrimi i parë për sezonin e ri. “Keko i Korabit? Mendoj se është shumë i mirë. Jam i kënaqur që kemi bërë një zgjidhje të tillë në janar dhe zgjedhja e Kekos është për vazhdimësi. Partizani duhet të investojë kohë dhe para në lojtarët vendas”, tha mes të tjerash Colella.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?