Kryetari malazez i Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu
Ekselenca e Juaj, i nderuari ambasador Hill,
Intervista Juaj e fundit për “Zërin e Amerikës” është e mbushur me teza të gabuara, interpretime të pasakta dhe jo korrekte. Të cilat edhe njëherë vërtetojnë politikën tuaj të lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj Aleksandr Vuçiqit, respektivisht ndaj politikës zyrtare të Serbisë dhe seriozisht vënë në pikëpyetje motivet dhe qëllimet që qëndrojnë pas një pozicionimi të tillë dhe paraqitjes tuaj publike.
Jo gatishmëria juaj që në çfarëdo mënyre të kritikoni publikisht politikën që personifikon Vuçiqi, po fiton trajta karikaturiale. Është fascinuse, sesi edhe pas kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit brutale, që njëra pas tjetrës i janë drejtuar Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore nga Vuçiqi, pastaj nga ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe në fund nga ministri i punëve të jashtme Daçiq, ju nuk dalloni asgjë kontestuese!! Për Ju “nuk ka tentim për destabilizim”?
Cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, i cili sinqerisht po çudit dhe brengos të gjithë miqtë amerikanë në Malin e Zi, por edhe në të gjitha shtetet tjera të rajonit?!
Nëse deklaratat e tyre nuk janë kontestuese, atëherë as angazhimi Juaj për të ashtuquajturin “Ballkan i Hapur” “nuk është kontestues”, edhe pse tre shtete nga gjashtë të Ballkanit perëndimor, asnjëherë nuk e dhanë pëlqimin e vet, kurse njëri nga dy promotorët kryesorë (kryeministri i Shqipërisë Rama) para pak kohësh e tha qartë dhe përfundimisht se heq dorë.
Por ama, është kaq e habitshme. Për çfarë arsye me muaj të tërë, pa nevojë dhe kot insistoni në këtë formë të pa rregulluar dhe të imponuar të bashkëpunimit, për të cilën të gjithë miqtë dhe aleatë tanë (dhe tuaj) evropianë, janë deklaruar qartë se nuk është në përputhje me agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe as të Procesit të Berlinit?!
Cili është interesi juaj në këtë? Pengimi i integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të përmbushur oreksin e politikës nacionaliste të Beogradit zyrtarë? Ky është qëllimi?
Ajo që më brengos në intervistën tuaj është konstatimi se politika që tani identifikohet me Ju – edhe pse z. Eskobar, z.Grenel dhe një paraardhës Juaji në Beograd, z. Montgomeri i takojnë të njëjtës “shkollë të mendimit” sipas të gjithave çka flasin dhe bëjnë – është e drejtë por nuk po jepka rezultate?!
Me gjithë respektin, këtu më duhet t’Ju korrigjoj. Nuk është e vërtetë se kjo “Pax Americana” në hapësirat tona nuk po sjell rezultate.
E vërteta është krejt ndryshe: Politika që Ju po promovoni po sjell pasoja shumë të rënda. Ajo po destabilizon Ballkanin Perëndimor. Ajo po krijon dhe po thellon kriza dhe po parandalon, që përfundimisht të fillojë zgjidhja e disa antagonizmave dhe çështjeve të hapura. Po marr shembull, – edhe pse jemi të sigurt që Ju dini më shumë dhe më mirë se ne – situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, raportet Serbi – Kosovë dhe kahet e zhvillimeve në Mal të Zi.
Prandaj, politika Juaj është thellësisht e gabuar. Ajo po kërcënon që ta komprometojë plotësisht angazhimin pozitiv dhe efikas, disa dekadash të Shteteve të Bashkuara në hapësirat tona.
Ne, në Mal të Zi, jo vetëm për shkak të ripërtëritjes së pavarësisë sonë, nuk do harrojmë asnjëherë mbështetjen dhe ndihmën e madhe dhe miqësore, që kemi pasur pa ndërprerje nga vendi Juaj.
Për këtë arsye, politika Juaj e lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj regjimit të Vuçiqit, është e gabuar. Për më keq: është e dënuar në mossukses. Ky mossukses do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë, por edhe të gjithë fqinjëve të saj.
Në këtë paraqitje nuk do humbim kohë, as energji në analizë, a bëhet këtu fjalë dhe sa, për intervenim dhe preferenca tuajat personale apo kjo është politika e Uashingtonit. Jemi të bindur se këtë më mirë e dinë dhe e kuptojnë të tjerë në Departamentin e Shtetit. Kolegët dhe eprorët tuaj do të dinë të vlerësojnë sa është i suksesshëm qëllimi Juaj, (ai që deklaroni publikisht) që “Serbinë ta shkëputni nga Rusia” dhe, sa e si po i kushton kjo vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe se sa kjo do ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë në tërësi.
Neve na duket se nuk është e saktë që, as këtu “nuk ka rezultate”: pasojat e politikës suaj janë pikërisht të kundërta nga ato që publikisht i projektoni. Pra, nuk bëhet fjalë për ngecje. Bëhet fjalë për regres.
Për ne në Mal të Zi, por edhe për të gjitha forcat politike demokratike dhe pro perëndimore në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë posaçërisht edhe miqtë tanë në Serbi, deklarata se “nuk mund t’i krahasoni Millosheviqin me Vuçiqin” është, të paktën, e habitshme. Dhe fyese për të gjithë ne.
Nuk mund ta krahasoni shefin e një regjimi që ka përfunduar në Hagë me ministrin e tij të propagandës?! Të cilin e mbajmë mend për sulmet brutale mbi mediumet e lira dhe për deklaratat luftënxitëse dhe ksenofobe, duke përfshirë edhe atë që “duhen vrarë 100 boshnjakë për çdo serb të humbur”?!
Mjafton të kujtojmë emrin dhe fatin e Sllavko Quruvijes, të cilin Vuçiqi publikisht e kërcënoi. Ose, në vend që panevojshmërisht t’ju kujtojmë ngjarjet që Ju i dini më mirë se ne, duhet t’Ju pyesim: a shihni ngjashmëri mes fatit të Ivan Stamboliqit dhe atij të Oliver Ivanoviqit? Kjo përputhje tragjike është edhe më e madhe dhe më tragjike sesa ajo mes Vuçiqit dhe Millosheviqit.
Sigurisht, nuk ka nevojë të përgjigjeni në këtë pyetje. Ajo që shihet, nuk ka nevojë për sqarime.
Në fund: nuk ka nevojë që juve si Amerikan, t’Ju sqarojmë se çfarë do të thotë kjo “Black Sox” në titull. Edhe këtë e dini më mirë se ne.
Angazhimi Juaj në Beograd dhe pasojat e tij, mund ta bëjnë të panevojshme që t’Ju kërkojmë atë që të dëshpëruarit thellë, ua kanë dërguar si lutje: “Na thoni se kjo nuk është e vërtetë!”
Jo, nuk duhet të justifikoheni. Do duhej të thoni dhe të bëni atë, që do vërtetonte arsyet dhe parimet me të cilat politika dhe diplomacia e ShBA-ve është identifikuar në pjesën tonë të Evropës. Mbetemi me shpresë se Jeni të gatshëm për këtë ndryshim.
Me respekt dhe dëshirat më të mira
Miodrag Vllahoviq
Përkthimi: Ali Sh. Mehmeti
P.S. Dy sqarime për lexuesin:
1. “Pax Americana” – paqja që zgjat dhe imponohet nga fuqia ushtarake e ShBA-ve
2. “Black Sox” (çorapë e zezë) – është referencë për një ngjarje të vitit 1919, kur 8 lojtarë të një ekipi të bejsbollit i quajtur “White Sox” (çorapë e bardhë) sabotuan disa ndeshje duke shkaktuar humbje për ekipin e vet, sepse ishin korruptuar me 70-100 mijë dollarë secili.
Çudi! Nuk e dija që ka ish-Jugosllavë që të shkruajnë kështu, saktë! Kisha përshtypjen se të gjithë ish-jugosllavët janë në sinkron më njëri tjetrin për interesat e tyre.
Dikur, ne adoleshencen e ne rinine time, ushqimin shpirteror,shpresen e jetes, kisha “ZERIN E AMERIKES”.Strukur pas radios,me ze te ulet,nen tmerin e krimineleve komunist,degjonim frymemarien e jetes se lire. Pse po na ZGENJEN AMERIK?????????? Ne Shqiperi e ne Serbi le ne pushtet Q E N T E e terrbuar komuniste,bijt e tyre.Amerik po je kjo qe po ndjek kete politik ultra nazikomuniste ne ballkanin perendimor kure mos ta degjofsha emerin ,Ne qofte se Amerika eshte kthyer ne nje republike SOROSIANE do parapelqenja ,kataklizmone.
Nje analize qe reflekton kulture profesionalizem, seriozitet dhe kurrajo prej intelektuali. Ky” eshte tipi politikan qe ka nevoje shoqeria jone.
Serbia korrupton… Rusia imponon,ajo nuk fle kurre.Beqira qe korruptohen e i sherbejne ka plot,edhe amerikane,por sidomos europiane.Ballkani,cdo shtet,ka “Black sox”-sat e tij.Vetem ukrainasit,polaket e balltiket i kuptojne e i kundervihen sakte rusise,sepse i njohin me mire.U duhet lene ne dore ketyre,strategjia per tju kundervene KANCERIT ruso-sllav.
I lumte Z. Miodrag Vllahoviq, nje profesionist i vertete dhe me kurajo te admirueshme! Z. Hill eshte bere shume i pa honenpsshem me ato daljet e tij te shpeshta publike ne mbeshtetje te plote dhe pa kushte per nje Milosheviç te “moderuar” si Vuçiç! Eshte e ditur qe reagimet ndaj nje politike te tille pa krye te ekzekutivit Amerikano-Evropian ndaj Serbise jane te shumta edhe nga shume analiste te tjere dhe autoritete politike e legjislative te Evropes dhe Amerikes. Letra e fundit publike neneshkruar nga shume personalitete te legjislativit Evro-Amerikan per Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Evropian lidhur me politiken e tyre ne Ballkan dhe veçanerisht per trajtimin e raporteve Kosove-Serbi eshte nga me te rendesishmet. Keta kaqolat meneder analistet apo keshilltaret e Rames si B. Haxhiu etj te ndjehen te dhj… por “krenare”!
E mo… vetem 20.000 $ mori nga kanadezi qe ndertoi vilat amerikane ne Tirane diku andej nga vitet 1993-1995..
Fasci nuse!?
Gjynah qe Shqiperia nuk arrin nivelin e Ballkanit ne Politike.
Jemi per te qare hallin qe nuk kemi nje perfaqesim te tille. Jemi popull fshatar, primitiv, qe mbeshtet kurvat dhe injorantet.
Komplimente per Malazezin
Duket se situata ne Serbi eshtë e rëndë dhe se Serbia mund te destabilizohet e të bëhet një gjendje kaotike ne dem te shteteve ne kufi me të. Un mendoj se Z.Hill po përpiqet që kjo të mos ndodhte.
Dihet se ne situata të tilla duhet të komunikosh me të gjitha palët dhe personi që mund të lozë një rol të rendësishëm eshtë presidenti.
Fuçia e barutit tani eshtë në Beograd.
Po të shperthej Mali i Zi, e shtetet e tjera të rajonit do kenë vetem humbje.
Ju po provokoni që të gjeneroni nje ngatërresë ne zonën euro-atlanike.
Pse po e bëni këtë?
Un besoj se treg i lire në Ballkanin e hapur është ashtu si c’ka qënë ai tregu i përbashkët Europjan.
Në nje lloj integrimi ekonomik të tillë, me përfitime për të gjithë vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi
e shtetet e tjera të rajonit
Situata nuk mund të përmirësohet brenda një nate, sepse të gjithë vendet e rajonit kanë kërkesa të ndryshme që do e pengonin zgjidhjen finale.
Por një integrim hap pas hapi e shton besimin reciprok ndërmjet vendeve anëtare dhe në këtë mënyrë të gjithë kanë kohën e duhur për të marrë vendime të rëndësishme për të cilat janë të gatshëm për të marrë përgjegjësinë.
Ambasadori Hill ka luajtur nje rol shum te poshterne shkaterrimin e Kosoves ne favor te Serbise,per Inkyrajimin e Paramilitareve serbe te Mitrovices per Sabotimin e cdo perpjekje te qeverrise se Kosoves per te vendosur shtet ne Mitrovice.
Horri i pare qe i eshte versulur Albin Kurtit per 1-vendosjen e Targave,2-Pagesen e energjise elektrike,3-Zhvillimin normal te zgjedhjeve dhe dergimin e te zgjedhurve lokale ne zyrat e Komunave,etj,,ka qene ambasadori Hill.
PRAPA HORRAVE TE aRKANIT DHE TANKEVE TE SERBISE KA QENE GJITHMONE AMBASADORI HILL.
Nuk besoj se kjo eshte politike amerikane.Eshte politike e tij personale.Arsyet mund ti zbulojne me mire ata qe i rrijne afer.
Kristofer Hill, Eskobar, Grenel, Varhelli, Lajçaku, Zorreka………janë thjesht individë të diplomacisë së rekrutuar
nga Vuçiç dhe Edi Rama duke u komprometuar me favore ndryshme ndaj të cilave është prirur ndërgjegjia e tyre si njerëz pa integritet moral,duke përfshir edhe prirjen e tyre më negative ndaj parave “borxh” njëlloj sikurse u rekrutua nga horri ynë sundimtar Edi Rama njeriu plot vese i FBI, McGonigal.
Mjafton t’ju kujtoj një fakt që
kur armata serbe u rreshtua gati për luftë në kufi me Kosovën dhe vëllau Vuçiç i Open Ballkan i dërgonte ultimatum NATO që të mos e pengonte armatën e tij që do të sulmonte …….aman o perëndi ruaji mëndjen jo vetëm Vuçiçit po dhe Hillve , Borelve, dhe gjeneralëve të NATO………për të mbrojtur jetët e serbëve e veriut të Kosovës nga……plumbat vrasës vdekjeprurës të targave reciproke të Albin Kurtit,
ndërsa ambasadori dhe atasheu ushtarak rus inspektonin gadishmërin luftarake të armatës serbe,
diplomatët Eskobar dhe Varhellë vrapuan të alarmuar në Tiranë kur Edi Rama filloj të ulërinte me lemeri “Ndihmë SHBA, ndihmë BE, më shpëtoni qumështin e fermerëve shqipëtarë që eksportohet në Serbi duke pritur 26 miljonë orë në dogana në qoftë se do të ngorth Open Ballkan” nën zinxhirat e tankeve serbe të rreshtuar në kufi me Kosovën. Ishte një gënjeshtër e trash e horrit diplomatik Edi Rama që edhe një budalla mund ta verifikonte se ishte një gënjeshtër aq më tepër diplomatët seriozë të SHBA dhe BE që nuk duhet luajnë diplomacinë me gënjeshtra të sundimtarëve horra të popujve të Ballkanit sepse asnjë pikë qumësht nuk eksportohej nga Shqipëria jashtë vëndit dhe
miqtë e alarmuar të Edi Ramës për tu qetsuar u çuan nga ai në një resort turistik në Elbasan ku kishte trajtuar më parë me të gjitha nderet edhe McGonigalin e FBI dhe
mbi të nesërmen Eskobar dhe Varhell mbasi hëngrën dhe u ngopën me qumshtin e gënjeshtërt të freskët që priste në dogana, shpëtuan qumshtin duke deklaruar që mbështesin Open Ballkan që të mos prishet qumshti i Edi Ramës dhe nga aty vrapuan në BE dhe NATO mbasi kaluan mbi armatën serbe rreshtuar në kufi të Kosovës ku u përshëndetën nga ambasadori rus dhe kryekomandanti Vuçiç që qëndronin në vënd komandën e armatës me motorat e tankeve ndezur, para hartave me shigjetat e sulmit deri në Durrës dhe kërkuan nga Soltenbergu i NATO dhe Borelit që të kërkojnë që luftënxitsi Albin Kurti të ndaloj raprezalejt për vrasjen e serbëve me plumbat e targave reciproke dhe të mos prish paqen e brishtë që po mbajnë me thonjë edhe me dhëmb me përpjekje titanike me Open Ballkan dy burra shumë të nderuar të Ballkanit , vëllezrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Shërbimet inteligjente të SHBA dhe BE po të hetojnë Hillët, Eskobarët, Grenelët, Varhellët ……..që bredhin lart e posht resorteve turistik duke konsumuar me bollëk nderet e horrave që sundojn popujt e Ballkanit do tu dal afera e Mc Gonigalit të FBI një hiç në krahasim me aferat e Mc Gonigalve të diplomacisë që po e bëjnë Ballkanin nga vetëm me një republikë të pavarur serbe që kishte në kohën e Jugasllavis së Titos, kroati që e njihte mirë shovinizmin serbo madh, me tre republika të pavarura serbe po të realizohet edhe asociacioni i komunave serbe në veri të Kosovës duke bashkpunuar me Lavrovët e Rusisë me të cilët Hillët, Borelët Blinkenët , Eskobarët janë në një linjë diplomatike ndaj Serbis dhe Balkanit, madje
Mc Gonigalët e SHBA dhe BE janë më të avancuar dhe më agresivë se rusët për të zhbër pavarsin e Kosovës duke guxuar të bëjnë presion dhe sanksionojnë Kosovën si Rusin sa herë që armata serbe rreshtohet në kufi të Kosovës mbasi pararoje e saj maskuar si protestues shpërthejnë trazira të dhunëshme në veri të Kosovës, trazira që i faturohen luftëncitsit Albin Kurti.
I lutem shumë ish diplomaatit malazez që të reflektoj, Kristofer Hill është Mc Gonigali i diplomacis rekrutuar nga vëllau Vuçiç, si Mc Gonigali i FBI rekrutuar nga vëllau i tij Rama.
HILL ESKIBAR GRENELL E CO JANE BISHA GJAKPIRESE QE I USHQEN SERBI PER PLANET E VETA KOLONIALIZUESE
NE TE SEMES SHKOFSHIN
NJE MUT DO TE FITOJNE
DO JU THYHEN DHEMBET
NUK KA GJE ME PESHE ME TE RENDE NE BOTE SE E VERTETA LAKURIQ …
– Kristofer Hill eshte ambasador i SHBA-se jo ambasador i Vucic, Dacic… Vulim Putinit ne Beograd !?
– Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe ndaj Kosoves per cka kam shkruar disa here ne Facebook gjate 6 muajve te fundit me doreza gjysem diplomatike.
– Nje fakt peshon me shume se nje mal me pollavra … Po shume faktet qe denoncon publikisht e burrerisht Ish ambasadori i pare e Ish- kryediplomati I qeverise se Malit te Zi.
– Nje kambane e fuqishme per Departamentin amerikan te Shtetit dhe Shtepine e Bardhe !
– Kambanat bien per ata qe jane veshe te degjojne.
“Çorapja e zezë në Beograd”! Një letër e rëndë për ambasadorin Hill ku përmendet edhe Rama