Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dakordësi Vuçiç-Kurti pas takimit me Borrell? Thirrja e diplomatit të BE: Tani lironi 3 policët kosovarë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dakordësi Vuçiç-Kurti pas takimit me Borrell? Thirrja e diplomatit të BE: Tani lironi 3 policët kosovarë!
AktualitetKosovëKryesoreRajoni

Dakordësi Vuçiç-Kurti pas takimit me Borrell? Thirrja e diplomatit të BE: Tani lironi 3 policët kosovarë!

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka treguar se çfarë është biseduar në takimet me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, pas tensione në veri. Në një postim në Facebook, Borrell thotë se 3 policët e rrëmbyer në veri të Kosovës duhet të lirohen nga Serbia urgjentisht dhe pa kushte. Ai shkruan se kanë diskutuar për uljen e tensioneve me propozime konkrete, ndërsa thotë se ranë dakord për nevojën që të zhvillohen zgjedhje të reja.

Në takimet e sotme me liderët e Kosovës dhe Serbisë, jemi fokusuar se si të qetësojmë situatën në terren; si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të ktheheni në dialog dhe zbatimi i të gjithë zbatimit të Dialogut. Ne kemi hedhur në tryezë propozime konkrete. Ne ramë dakord për nevojën për zgjedhje të reja. Ne diskutuam modalitetet dhe rrugën përpara – Arrestimet arbitrare ose keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm. Eulex do të luajë një rol më të fuqishëm në monitorim. 3 policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tregoi edhe se në takimet që i ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, kanë rënë dakord për nevojën se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës.

- Publicitet -

“Takimi i sotëm nuk u fokusua shumë në çka por në atë se si dhe kur – si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten. Për katër orë rresht, në Bruksel, Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të enjten nuk është zhvilluar asnjë takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Borrell ka shtuar se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kosovë, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se është e nevojshme që në veri të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, por në një proces që duhet të ndjekë sundimin e ligjit, pas një fushate publike dhe të ndershme. Nuk mund të them se situata është e sigurt sepse kemi pasur takime dypalëshe. Por nga një ndërmjetës optimist mund të them se ka sinjale se ditët në vijim do të jenë më të mira se ato të mëparshmet”, tha Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot (22 qershor) se do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo edhe me Kurtin. “Biseda me Kurtin nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për Adem Demaçin, pak për Karl Marx”, tha Vuçiç. Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit. Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës, që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?