Gazeta Nacionale në Kosovë ka publikuar një audio përgjim të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.
Në përgjim flitet për kontaktet e Kusari-Lilës me Milan Radojçiç, një kriminel i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në hyrjen e përgjimeve të para është zbuluar se këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiçit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se “ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh”.
Kusari-Lila mohoi se ka komunikuar me Radoiçiçin, ndërsa për Simiçin thotë se takimet kanë qenë për punë parlamentare. Ajo deklaroi se përgjimet e dala në media lidhur me një bisedë me Slavko Simiç janë përpjekje për të sulmuar pozitën, porse sipas saj një gjë e tillë nuk do të arrihet.
Opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit
Menjëherë pas kësaj erdhën reagime të ashpra nga opozita e Kosovës.
Ish kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se mashtrimit i erdhi fundi dhe u tregua se me kë po bashkëpunon qeveria e Kosovës.
“Mashtrimit i erdhi fundi. Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara. Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojqiqit shihet se e kryen punën me zell.Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera. Ja me kë kordinohen këta mashtrues, e jo me Amerikën.“, shkroi Hoti.
Ndërsa Shefi i grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se gjëja më e pakët që qeveria e Albin Kurtit duhet të bëjë sipas tij është që të dorëhiqet.
Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë që të nisë menjëherë hetimet.

Jemi cope e cike gjithandej , por te pakten Ramen e shikon qarte se kush eshte, te pelqen ,ste pelqen, ….eshte koqe apo tradhetar, vendose vete…..por keta te tjeret qe thone nje gje dhe nen te, bejne tjeret gje , si ti quash ? ? ?………………
nuk ka me trushplare se kjo shpifarakja hunderre , katundarja e gjakoves, mjere kosova cfare monstrash ka ne kuvend.Mimoza kusarja monstra e kosoves.
Nese vertet ka Drejtesi ne Kosov-DARDANI, sa nuk eshte vone prokuroria te nise hetimet njekohesish me kerkesen per heqjen e imunitetit deputetes Mimoza KUSARI Lila, lepuri ngrys e gdhin ne krye te qeveris dhe vende-vende ne krye te opozites. Heshtja e c’do justifikim kundrejt tradhetareve te Kombit, as me shum dhe as me pak tradhetar te Kosoves Martire.
Albin Kurti! Zajednicat jane Vija Kuqe.
Me zajednica merr fund Kosova. Kjo Kusari nuk paska folur edhe me Vucicin?
Me Ato 4 Pika Dhiplomatike,je trguar Lyder Politik i Kombit Shqiptar.
Ja fytyra e vertete e provincialit Kurti =tradheti,pabesi,dyfytyresi,ligesindaj vendit te vet,bukeshkeleje ndaj aleateve…nuk ka me keq…