Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Balona me teknologji spiunimi, flota e Kinës ka fluturuar mbi 40 shtete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Balona me teknologji spiunimi, flota e Kinës ka fluturuar mbi 40 shtete
AktualitetBote

SHBA: Balona me teknologji spiunimi, flota e Kinës ka fluturuar mbi 40 shtete

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Balona që fluturoi për disa ditë mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte lëshuar për qëllime meteorologjike, por për spiunazh. Në këtë përfundim ka dalë sot administrata Biden pasi zyrtarët tërhoqën nga deti mbetjet e mjetit fluturues pasi u qëllua me avionë luftarakë.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, administrata Biden ka dalë në përfundimin se balona funksiononte me teknologji të mbikëqyrjes elektronike, të aftë për të monitoruar komunikimet në tokën amerikane.

“Balona mund të mblidhte sinjale të inteligjencës dhe ishte pjesë e një flote që ka fluturuar në më shumë se 40 shtete në pesë kontinente”.

- Publicitet -

Mjeti fluturues, sipas SHBA-së, ka qenë pjesë e një flote balonash të Republikës Popullore të Kinës, të ndërtuara posaçërisht për të kryer operacione vëzhgimi. Prodhuesi, tha më tej zyrtari, është i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Zyrtari bëri po ashtu të ditur se SHBA po sheh mundësinë për të sanksionuar Kinën për praninë e balonës në hapësirën e saj ajrore. Ky veprim është cilësuar nga SHBA si shkelje të sovranitetit të vendit dhe të ligjit ndërkombëtar.

Sipas qëndrimit të mbajtur nga SHBA, teknologjia me të cilën ishte pajisur balona, i krijonte mundësinë që të mblidhte informacione nga komunikimet dhe radarët.

Megjithatë, pavarësisht teknologjisë me të cilën thuhet se ishte pajisur balona, SHBA thotë se ka mundur që të parandalojë përgjimin e komunikimeve në vend.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. Mufka on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Zyllo prej AKBN on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Greta on Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  5. O trap me zyle on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?