Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB
AktualitetBoteKosovë

Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziadeh theksoi se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”

Sipas Ziadehs, një hap përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë miratimi i deklaratës për personat e pagjetur.

- Publicitet -

Rusia, e cila mban aktualisht presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së synoi të mos i japë mundësi ministres së Jashtme kosovare Donika Gërvalla të flasë në seancë, gjë që u kundërshtua nga anëtarët e tjerë të ketij organizmi. Në fjalën e saj në anglisht Gërvalla tha se asaj nuk i ishte lejuar të flasë në gjuhen e saj amtare, atë shqipe.

Sipas kryediplomates kosovare, në Serbi po veprojnë forcat militare ruse Wagner që synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës. Kryediplomati serb Daçiç tha se qëllimi i Prishtinës është që të fshijë identitetin serb dhe të dëbojë nga shtëpite e tyre bashkëkombasit e tij.

Bashkimi i komunave serbe në veri duhet të formohet menjëherë nga Kosova tha ministri i Jashtëm serb, për të cilin tha nuk ka vijim të dialogut.

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në KS të OKB-së, në fillim të fjalimit të tij vuri në dukje përkushtimin e SHBA-së  për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht, sikundër theksoi si, në këto kohë të tensioneve të shtuara në Evropë.Ai inkurajoi palët në dialog që të ecin tutje në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mënyrë që t’i shmangin krizave, që mund të pengojnë progresin, teksa shfaqi shpresën që në takimin e radhës, që do të mbahet më 2 maj, në Bruksel, të shihet më shumë frymë e re, ndërkohë që kujtoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila duhet të jetë në harmoni me ligjet e Kushtetutës së Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB vuri theksin në pikën katër ku Serbia zotohet se nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e  saj në organizatat ndërkombëtare, ndonëse, siç u shpreh ai, ishte i befasuar nga deklaratat e Daçiqit në KS të OKB-së për këtë çështje, edhe pse, vetë Daçiçi, i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve të arritura.

Ambasadori i Britanisë se Madhe ka theksuar se gjatë viteve të fundit demokracia e Kosovë ka treguar pjekurinë e saj. Aktivitetet e saj janë ranguar në nivele më të larta n luftimin e korrupsionit e sundimin ligjit ndersa tha se është për një rishikim të ligjeve në UNMIK se si UNMIK mundet t’i përshtatet kushteve aktuale në Kosovë.

Ai më tej ka thënë se mungesa e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë ka ndikuar në stabilitetin në rajon, derisa theksoi mbështetjen për marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër në ndërmjetësimin e BE-së.

Ai ndër të tjera vuri në dukje se Kosova e Serbia janë zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të dyja palët duhet të angazhohen që ky asociacion të themelohet sa më shpejtë.Ndërkaq përfaqësuesja e Francës në OKB tha se raporti i sotëm po bëhet në kohën kur po arrihen rezultate të mira në raportet mes Kosovës e Serbisë, ndonëse ajo shprehu vërejtjen në tonalitetet e shfaqura nga të dy ministrat e Jashtëm të vendeve përkatëse.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?