Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debatet mbi punën e detyruar\ Studentët: Ky projektligj do prodhojë një brez të humbur mjekësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Debatet mbi punën e detyruar\ Studentët: Ky projektligj do prodhojë një brez të humbur mjekësh
AktualitetShoqëri

Debatet mbi punën e detyruar\ Studentët: Ky projektligj do prodhojë një brez të humbur mjekësh

Published: July 18, 2023
Shpërndaje

 

 

 

- Publicitet -

Të pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, një përfaqësi e studentëve të mjekësisë kanë rikonfirmuar kundërshtimet mbi projektligjin e qeverisë që i detyron ata të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri për pesë vite pas përfudimit të studimeve.

Sipas studentëve, ky projektligj do të prodhojë edhe më shumë probleme, pasi nuk garanton cilësi.

“Pse me ligje emergjente, pse me kushte të përshpejtuara kur nuk ka urgjencë? Pse duhet ët vendosemi përballë një detyrimi, kur ne nuk qenkemi në këto kushte? Ky është paradoksi i parë. Mjekësia është fakultet që zgjat 6 vite, kërkon shumë investim, a mendoni ju që nxënësit e shkëlqyer do zgjidhnin mjekësinë për çfarëdolloj kushti? Nuk do e zgjidhnin dhe çfarë efekti do prodhonte ky? Nga njëra anë janë rritur kuotat, ndërkohë që kapacitete në fakultetin e mjekësisë nuk janë shtuar me asnjë metër katrorë. Ky ligj nuk garanton cilësi.  Të merret një brez i tërë studentësh në kushte të ndryshme nga çdo brez tjetër studentësh që kanë qenë apo do të vijnë, për mua është absurde. Ky projektligj do prodhojë një brez të humbur mjekësh”, deklaroi njëri ga studentët gjatë seancës.

Ata theksojnë se ky projektligj do të sjellë më shumë rrjedhje të maturantëve, të cilët nuk do të zgjedhin degën e mjekësisë për të studiuar. Projektligjin ata e konsiderojnë si diferencues dhe të padrejtë.

“Ky ligj nuk garanton që do nxjerrë nesër në tregu e punës mjekë cilësorë. Mjekët elitarë që punojnë në spitalet shtetërore në Shqipëri janë mjekë të specializuar jashtë, e drejtë dhe mundësi që ne me këtë projektligj na mohohet. Do të sjellë rrjedhje të maturantëve për të mos ardhur në fakultetin e mjekësisë sepse është sakrificë shkolla 6 vite dhe akoma më shumë të shkosh 5 vite të tjera të shkosh në një qytet të shpopulluar të Shqipërisë për 700 mijë lekë. Studentët po tentojnë të transferohen në universiteti private të mjekësisë. Më e trishtë është që kemi studentë në vit të 1, të 2 apo të 3 që po shikojnë mundësinë për të ndryshuar degën e studimit. Po i vrisni ëndrrat”,  vuri në dukje një nga studentët.

Sipas projektligjit të qeverisë, maturantët që fitojnë të drejtën për t’u regjistruar për mjekësi, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Mjekësisë, ku do të pranojnë që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare, për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi. Për pjesën tjetër, ata që e kanë nisur universitetin dhe ata që janë në përfundim, ka dy alternativa. Ata që janë nga viti i dytë deri në vitin e katërt duhet të qëndrojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Nëse nuk do të duan që të qëndrojnë, alternativa tjetër është që të paguajnë koston e plotë të studimeve për vitet e studimit që i kanë mbetur.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?