Zëri i Amerikës
Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike në vijimësi kanë ngritur shqetësimin mbi nivelin e lartë të personave në paraburgim, që përbën 62% të totalit të popullisë së burgjeve. Shqipëria është kritikuar nga Këshilli i Europës në lidhje me cënimin e të drejtave të njeriut në këtë drejtim.
Njohës të fushës juridike theksojnë se ashpërsimi i masave penale ka kosto të mëdha sociale dhe financiare, ndaj argumentojnë se ndër 7 masat shtrënguese të parashikuara në ligj, ajo e sigurimit “arrest në burg”, duhet të aplikohet e fundit.
Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe grupe shoqërore që mbrojnë të drejtat e njeriut, vënë në dukje se rritja e vazhdueshme e numrit të të paraburgosorve në raport me popullsinë e burgjeve është një element që tregon probleme të thella në cënimin e lirisë së personit, pasi ai prezumohet i pafajshëm por praktikisht është në burg. Sot në institucionet e vuajtjes së dënimit ndodhen 5028 shtetas, 62% e të cilëve të paraburgosur, një shifër që e vendos Shqipërinë në vendin e fundit në rajon dhe Europë për nivelin e lartë të personave që mbahen në burg pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Numri i të paraburgosurve në Shqipëri, në raport me popullsinë e burgjeve në tërësi ka qenë i lartë në dy dekadat e fundit. Në vitin 2001 ai ishte 47.8 %, e totalit, në vitin 2015 u ul në rreth 30%, ndërsa pas këtij viti që përkon dhe me nisjen e reformës në drejtësi, ka ardhur duke u rritur ndjeshëm.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha Zërit të Amerikës, se masat e rënda penale nuk ndikojnë gjithmonë pozitivisht dhe se duhet marrë në konsideratë prezumimi i pafajsisë.
“Më herët ka patur një qëndrim të qartë të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që kanë parashikuar se masa e sigurimit “arrrest në burg” duhet të jetë e fundit dhe me e rënda për t’u përdorur. Kjo dhe në kuptim të parimit të prezumimit të pafajsisë”- thotë Znj. Ballanca.
Kjo masë në Kodin e Procedures Penale, renditet ndër 7 masat shtrënguese që parashikon legjislacioni penal, mes të cilave ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, garancia pasurore, apo arresti në shtëpi. Së fundi kjo çështje u rikthye në vëmendje pas një debati publik të zhvilluar në distancë, mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posacme, Altin Dumani.
Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës për llogari të SPAK, Z. Rama u shfaq publikisht kritik mbi aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg” nga kjo Prokurori, për kryebashkiakë dhe punonjës shteti në detyrë, kur siç tha ai nuk janë kapur në flagrancë, nuk paraqesin rrezik arratisjeje, dhe se nuk kanë çfarë provash të prishin.
“Ne nuk mund të themi që: Po s’ka problem, le të torturohen edhe njerëz të pafajshëm, se ne duhet të kapim të fajshmit. Se ka një postulat. “Më mirë 10 të fajshëm jashtë, se një i pafajshëm në burg” që do të thotë një drejtësi e drejtë demokratike, në radhë të parë garanton që nuk i bie në qafë askujt pa lidhje”- u shpreh Z. Rama.
Por në një reagim publik Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha se vetëm 9% e të paraburgosurve janë subjekte të SPAK, pjesa dërrmuese e tyre nga bota e krimit të organizuar. “Përpjekja për ta vendosur Spak-un si institucion represiv është një përpjekje e dështuar sepse shifrat flasin vetë. Prokuroria e Posaçme në kërkesat që bën, është e kujdesshme të vlerësojë, kriteret dhe kushtet që parashikon ligji sa i takon llojit të masës së sigurimit”- argumentoi Z. Dumani.
Por shqetësimi mbi nivelin e lartë të të paraburgosurve prej 62% në Shqipëri është disavjecar. Gjatë dy viteve të fundit, politikat penale janë ashpërsuar, siç konstatohet edhe nga Prokuroria e përgjithshme në raportin e fundit mbi gjendjen e kriminalitetit. Në vitin 2024 organi akuzës kërkoi në gjykatë 3073 masa arrest në burg, ose 4% më shumë se një vit më parë.
Njohës të fushës juridike shpjegojnë se kriteret ligjore janë të qarta, kur ndaj një personi organi i akuzës dhe gjykata vendosin masën e sigurimit arrest në burg. “Ka 5 mënyra që përcaktojnë nëse do ia marrësh ose jo lirinë qytetarit që kanë të bëjë me rrezikshmërinë e veprës penale, rrezikshmërinë e autorit, me faktin se a mund t’i shmangesh hetimit apo të prishësh prova.
Legjislacioni ynë është shumë i mirë. Kodi i Procedurës Penala ka 7 masa sigurimi por ne jemi akoma tek arresti në burg dhe arresti në shtëpi. Në shumë raste për arrestin në burg mjafton dhe një dyshim i arsyeshëm dhe pse ne themi “dyshim i arsyeshëm mbështetur në prova”- thotë ligji. Por në fakt po të jesh në një sallë gjyqi, do dëgjosh vetëm shprehjen dyshim i arsyeshëm. Dhe çdo të thotë dyshim i arsyeshëm pa prova – “hajde rri njeherë në burg dhe ne po i gjejmë provat rrugës”- argumenton për Zërin e Amerikës Ermal Hamataj, avokat.
Sipas statisikave të Prokurorisë së Përgjithshme, në dy vitet e fundit kërkesat e organit të akuzës për masat sigurimit “arrest në burg” janë vleftësuar nga gjykatat në masën 80%. Avokati Bledar Dervishaj vlerëson se kjo e thellon më tej këtë problem.
“Në të përditshmen tonë ne shikojmë një gjykatë që më shumë sheh me sy nga prokurori se sa nga avokati. Pra a është prokurori dakort apo jo që ta ulë apo lehtësojë masën e sigurimit. Gjykata heziton të lehtësojë masën e sigurimit sepse shikon prokurorin më agresiv, apo të fortë në mbështetje të kësaj mase. Pavarësisht se kalojnë muaj të të tërë ka të dyshuar apo në hetim që nuk merren asnjëherë në pyetje. A mund të qëndrojë 12 muaj në burg pa u marrë në pyetje ? – Çfarë t’i them unë klientit?”- thotë për Zërin e Amerikës Z. Dervishaj.
E pyetur nga Zëri i Amerikes në lidhje me arsyet e kërkesave të larta të organit të akuzës për masat e sigurimit arrest në burg Prokuroria e Përgjithshme na referoi udhëzimin e Prokuroit të Përgjithshëm në korrik të vitit 2024 drejtuar prokurorive në vend. Ky dokument nxit zbatimin e “standardeve ligjore që balancojnë nevojën për siguri të personit dhe publikut dhe efektivitetin e ndjekjes penale, me domosdoshmërinë për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe gjithashtu synon të sigurojë që masat e sigurimit kërkohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë, propocionalitetit, prezumimit të pafajësisë, mosdiskriminimit”.
Institucioni i Avokatit të Popullit dhe jursitët mendojnë gjithashtu se largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga procesi i vettingut solli boshllëqe të mëdha në sistemin e drejtësisë, duke mbingarkuar punën e trupës së drejtësisë. Edhe sot gati 9 vite nga nisja e reformës në drejtësi, në sistemin e drejtësisë mungojnë rreth 35% e gjyqtarëve, dhe e prokurorëve. Kjo situatë për pasojë është reflektuar dhe në mbipopullimin e institucioneve të paraburgimit.
Nga ana tjetër juristët ngrenë shqetësim edhe për kostot financiare. Një i burgosur i kushton buxhetit të shtetit 36 euro në ditë dhe e gjithë popullsia e institucioneve të vuajtjes së dënimit rreth 70 milionë euro në vit. Por përtej këtyre kostove ka edhe të tjera mjaft të rënda sipas avokatit Dervishaj.
“Përveç kostove të mëdha shoqërore sociale, ekonomike psikologjike të personit dhe familjes kostoja më e rrezikshme e masës së sigurimit “arrest në burg”, lidhet me faktin se sa më gjatë të rrijë personi në arrest bie mundësia që ai të mbrojë veten dhe të dalë i pafajshëm, sepse gjykatat kur ka paraburgim të gjatë hezitojnë të japin pafajësi- shprehet Bledar Dervishaj, avokat.
Shqetësimet mbi nivelin e lartë të personave në paraburgim në Shqipëri, janë nënvizuar thuajse në të gjitha raportet e Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës dhe grupimet që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend gjatë viteve të fundit.
Por megjithatë ende nuk ka përparime në këtë drejtim. Nga ana tjetër edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka filluar të japë vendimet e para dhe në të paktën dy raste e ka dënuar Shqipërinë për aplikim të padrejtë të masave së sigurimit.
Marrë nga VOA
Republika e prokuroreve, republika e Sigurimit te shtetit! Nderpriteni para se te jete vone!
SPAKo Republika nuk mund te jete as e prokuroreve, as e Sigurimit te shtetit po nuk qe e Agait te madh qe i ka ne dore te gjitha. Po nuk pati Enver, nuk mund te kete Prokurore, as Sigurim. Tashti ti si i mencur dhe qe i kupton gjerat thellesisht, gjeje kush eshte Enveri.
Perpjekjet per te intimiduar SPAK,po behen nga te gjithe segmentet e korruptuar te Shoqerise,perfshi Avokaten e popullit Ballanca,.Eshte nje Partitokraci pozite-opozite dhe Administratat e tyre te shqetesuar nga goditjet e para te Korrupsionit shteteror.Kane vjedhur te dy palet,.Kur hidhet flibol per te vrare mizat dhe mushkonjat,,e ndjejne edhe rriqrat e tartabiqet qe nuk jane objektiv.Kete vend per 34 vjet e mbyti PANDESHKUESHMERIA PENALE e politikaneve dhe Administrates Hajdute.
Hajdutet e Shtetit nuk jane denuar.Sot Ambasadori i BE Gonzato i kerkon qeverrise shqiptare te garantoje integritetin dhe Pavaresine e Sistemit Gjyqesor,qe po cenohet nga lloj lloj cpifesish si edhe kjo Balanca. Shyume hajdute nuk bejne dot nje te ndershem.
KJO ESHTE KREJT NORMALE PER MAFIEN QE KA KAPUAR DREJTESINE
Avokatja REZILE e Popullit si bedele e kusares Klotilda Bushka Edi Rama i ka varur ne qafe Kryesine e Ligjeve ne Parlament, cfare ka per t’u cuditur ketu A?
Dumoni mendon se eshte bere perandor ….duhet te shkarkohet sa me pare.Nuk burgoset kryebashkiaku i votuar tre here me thashetheme….
Qe nga votimet per Bashkine e Tiranes ne maj 2011 ,nuk e ndjek me Zerin e Amerikes,dikur nje shprese e madhe per shqiptaret ne vitet 1988-1992 sot nje zhgenjim kozmik….Kam mendimin se votimet e 8 majit 2011 ishte nje skenar i rrezikshem midis Arvizuse-Bash-berishes dhe Edi Rames qe mund te perseritet dhe ne 2025..Nuk eshte sekret te thuhet se Sali Berisha i Amerikes eshte Elez Biberaj qe ne qeverisjen e Trampit te pare u zgjodh dhe Drejtori i Madh I VOA-s….asnjehere Zeri I Biberikes nuk ka thene gjysem fjale per vargmalet me krime te Berishajve…Nuk me hyjne ne pune keto barcaletat e VOA-s pa arrestuar FuckSpaku Monstren e Tropojes qe per fat te keq eshte “Miki Elezit”..Me kujtohet qe pasi fitoi humbesi i Tiranes Lyl Basha ne 2011 me KINEZERIRAT E ARVIZIUT u be nje parade ne Zerin e Amerikes ky folen figura te shquara qe nga Fatmir Mediu,Fari Balliu,Ilir Meta dhe ne fund Lyli qe nuk u largua nga Amerika pa takuar Vorio-Epirotet e Amerikes…Turp !
demo cfare eshte ideali tend?
Sepse intellectual-mysliman bejleri mbron argiten me pagan e majme per avokatet ne Angli.
Demo nuk revoltohesh per 21 Janarin dhe Gerdecin?Apo te ka mbetur gjerpera e gramafonit ne humoret e kohes se shkuar?
demo don ti shohe edhe Cosa Nostren edhe Ndragheten ne Burg. Shprese per Atdheun e cfilitur dhe popullin e roberuar nga MAFIA,Levizjet e Arlind Qorrit,Endri Shabanit dhe Lapajt,.Nuk i njohim Te shohim.Te rene nga qielli nuk ka.
VR:
-Idiotët e dobishëm të SPAK,GJKKO nuk po e kuptojnë që po fitojnë URREJTJEN E
SHUMICËS SË POPULLIT,Pasi duhet dërguar në BURG AI QË KA VJEDHUR & JO AI QË DYSHOHET SE MUNDET TË KET VJEDHUR SE ËSHTË NGA VLORA,që dikur thuhej se.”.DJALI QË NUK DI TË VJEDHI NUK DUHET TI JEPET NUSE.”!
Më parë duhet të dërgohen në burg ATA QË KAN VRAR NJËRZ PËR PUSHTET E PARA dhe jo personat që nuk kan mbështetje Politike,Miq,Shok,para.!!
Fund marrzizë së dënimit PA PROVA..!
FUND LIRISË SË HAJDUTËVE DHE VRASËSVE 34 VJEÇAR !
Majtas djathtas jan leshuar kunder SOAK .prandaj nuk behemi ne se mbrojm hajdutet e taksave ton.
Rq -re
Keqperdorimi Turpshem i Lajmit te VOA.
Ne lajmin e VOA thuhet se 62% e njerzeve ne Burgjet Shqiptare jane ata ne “Paraburgim”, pra qe jane ne pritje te gjykimit dhe denimit.
Dhe VOA, vazhdon analizen e ketij numuri, efektet negative te tij, duke cituar Avokaten e popullit, dhe Jurist te tjere per ceshtjen.
Problemi qe shtohet eshte; A ja u ndien vertet ketyre te mesipermeve per te paraburgosurit shqiptar dhe efektet anesore te problemit??
Fare nuk ja u ndien.
Po qe se ja u ndiente, duhet qe VOA(apo edhe mediat e korruptuara Shqiftare) ta kishin ngritur kete ceshtje me kohe.
Por jo,, nuk ja u ndien. Vetem tani qe ky 9% i te dyshuarve per Korrupsion dhe Krim te Organizuar perfundoi Mbrapa Hekurave, Bastardet Antishqiptar dhe Te Korruptuarit e ketij Vendi, realizojne Emisione te Tilla “Qe na vijne nga Amerika” me Zerin e “Zerit te Amerikes”
Pse dreqin duhet qe Dita, te Shfaqte titullin e Lajmit ne menyre kaq Manipuluese, sikur SPAK eshte pergjegjes per Te gjith te paraburgosurit shqiptar, nderkohe qe vetem 9% jane nga SPAK.
Dhe per me teper, nga ky 9% i te Burgosurve SPAK-ist, vetem 3 a 4 jane funksionare te lart apo ish funksionar, Duke filluar me Malltezin e berishes. Dhe nuk besoj se Dita dhe ata qe porositen lajmin tek VOA, e kan shqetesimin me anetaret e Bandave ne paraburgim
Dhe per keta 3 a 4 te dyshuar per Korrupsion Madhor, u dashka te Shkaterrohet SPAK ….. derkohe qe Korrupsioni madhor eshte Deklaruar(Dhe eshte ne fakt) Kercenimi Kryesor i Sigurise Kombetare
Mjer Shqiperia se ce pret me brapa, me kete Estabilishment komplet te Korruptuar.
Barkobanditi Rama te futet ne burg te perjeteshem dhe deri frymen e fundit te mos e shohe driten e diellit.!
A nuk e kuptoni o milet qe te gjitha keto jane lojna? A nuk e kuptoni qe nuk futet ne burg njeri ne Shqiperi po nuk deshi Edvin Beqiri? A nuk tha Edvin Beqiri qe reformen ne drejtesi e beri PS-ja? Menyra qe perdor Edvini per te zhdukur rivalet eshte po ajo qe perdorte Enveri ne kohen e vet. Enveri kishte Sigurimin dhe Gjykatat, Edvini ka SPAK-un dhe Gjykatat. T’ma gzoni Edvin Beqirin deri sa t’i doje qejfi, vec po iu prish mendja edhe atyre qe e kane vene dhe e mbajne per pupac.
SITUATA ESHTE MJAFT KONFUZE PER NJE PERCAKTIM TE SAKTE
SPAK nga “Heronjte e femijeve tane” sapo rasi ne burg NDYRESIREN Lali Eri u be “Rezili i femijeve tane” me akuza te padegjuara per nje prokuror te SPAK si “QEROS, ZVARRANIK, LUNATIK, FUKS, SIGURIMS…” akuza qe vijne nga nje kryetar bashkie i zgjedhur disa here me vota unanime dhe qe qe do zevendesonte Edi Ramen ne Parti, shikoni Ethem Beun qe te vriste po t’i shaje SPAK tani e ka kthyer mesallen ne anten tjeter, por shikoni Edi Ramen ne deklaratat kontroverse ndaj SPAK ate qe deklaron para dite e mohon pas dite, shtoji ketu akuzat ne rritje te Sali Gerdecit dhe i ka mbetur ne kurriz “NON GRATA” dhe nuk po e flak dot, shtoji qe edhe thirrjet “patriotike” te Like Floririt po bashkohen me vajtimet e Lali Erit kunder SPAK kjo tregon qe ketu dicka po luhet me nje porte dhe se Edi Rama nuk e kontrollon dot Noc Rrokun e tij si me pare: Si me Fredi Belerin, me Ervin Salianjin, me Olsi Ramen e Xibrakes apo ortakun e Amant Josifi qe vodhen miliarda nga pensionistet evropiane, apo me dosjen Mc. Gonigal te mbyllur ne kasafortat e SPAK,
prandaj:
SITUATA ESHTE MJAFT KONFUZE PER NJE PERCAKTIM TE SAKTE
Amerikanet po shesin veturat e Ambasades, BE po ben thirrje per ta mbeshtur SPAK por kush pyet BE sot kur Edi Rama i ka treguar Noc Rrokun dhe ka korruptuar si Al Capone FBI? Prandaj duhet te presim qe te caktojme se kush ka te drejte ne kete dualizim te veshtire.
Shteti amerikan nepermjet Zerit te Biberikes duhet te kerkoje falje per Usaliun e tyre dhe jo te merren me gje a gjeza kush e ka fajin Ramortja apo Dushman dumani…
shikoni cfare ndodhte pikerisht ne 4-5 mars 1997 per te cilen Miki i Elezit te VOA-s duhej te priste ne qeli Veliajn
..– Data 4 Mars 1997:2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë pasi ishin urdheruar per hedhje te LHL ne Vlore dhe shkojnë në Itali.
– Data 5 Mars 1997: TV grek; Mega, mbështet thirrjen e Arben Imamit, për shkëputjen nga Shqipëria të Qarkut jugor Gjirokastër, duke transmetuar pamje të valëvitjes në Jug, të flamurit të Vorio-Epirit prej ushtrisë së “gjeneral” Arben Imamit…( monstra Imami u be me vone minister mbrojtje nga supermonstra berishe)
Boll me zerin e Marikes qe ja ka kaluar dhe zerit popullit dikur..