Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëbora përfshin veriun e vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dëbora përfshin veriun e vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim
KronikeLajmi i fundit

Dëbora përfshin veriun e vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim

Published: April 6, 2025
Shpërndaje

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë rykthyer në Qarkun e Dibrës. Reshje dobore kanë përfshire zonat si Lura, Selishta, Kala e Dodës, fshatrat e Sllovës, ku trashësia e borës arrin deri në 5 cm, kryesisht në Lurë, Selishtë, Kala e Dodës.

Gjithashtu ulja e temperaturave dhe prania e borës shkakton dëme në bujqësi dhe në frutikulturë. Ndërkohë, borëpastrueset janë në gatishmëri në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.

- Publicitet -

Drejtuesit e automjeteve, policia i këshillon të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Policia thekson rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të shërbimeve të saj në terren dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme, sidomos në zonat malore ku reshjet kanë qenë më intensive.

Për qytetarët që detyrohen të udhëtojnë në zonat e prekura nga dëbora, rekomandohet që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë për të evituar aksidente dhe bllokime në rrugë. Ndërkohë, borëpastrueset dhe fadromat janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës për të përmirësuar kushtet e lëvizjes.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore‍ dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vigjilenca says:
    April 6, 2025 at 4:27 pm

    Doja të bëja koment për artikullin e Artan Dukës “Krekosje, për çmime të kripura”
    Një BRAVO të madhe autorit famoz për thellësinë e trajtimit të problemit.
    Në këtë vend është e vërtetë që paga si në Afrikë dhe çmimet si në Amerikë.
    Me futjen në BE (nëse ndodh) litari më shumë do t’i shtrëngohet në fyt pjesës më të madhe të popullit, sepse paga është bërë tamam si pare xhepi, kjo do të thotë që jeta çdo ditë bëhet më e pajetueshme në këtë vend dhe politika gjithnjë e më shumë antipopullore(gjithë politika shqiptare)
    Në progamet telivizive jeta shqiptare pasqyrohet sikur ne jetojmë si në vendet e Beneluksit, kapërdisje, fodullëk, dënglaxhinj., njërëz pa vlera dhe merita, debate pa vlera kur në shumicën e rasteve duken sikur po merren me një sport të ri, “sportin e kacafytjes” ku realiteti reflektohet me
    shumëllojmëri ngjyrash kur dominon
    ngjyra gri, aksidente, ngjarje tragjike
    varfëri ekonomike në rritje, mirëqënia materiale në rënie, mungesa e vlerave dhe varfëria shpirtërore duke u theksuar, degjenerimi moral dhe shoqëror ka arësye objektive të kapi majat.
    Tani shihen, në kohë zgjedhjesh fytyrat dhe karakteret e ndotura të klasës politike shqiptare në përgjithësi.
    Ku do të na shpini me mashtrime bajate, ku të gjithë që ju vinë pas vinë për interesa personale se nëse e kanë seriozisht për atë që kërkojnë, është një përgjegjësi për jetët e qytetarëve shqiptarë, për miradministrimin e buxhetit të limituar shqiptar.
    Zoti na ndihmoftë se politika është e verbuar nga makutëria e pabesueshme e grabitjes totale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?