Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Del dokumenti zyrtar për anulimin e koncesionit të rrugës Milot-Balldre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Del dokumenti zyrtar për anulimin e koncesionit të rrugës Milot-Balldre
EkonomiLajmi i fundit

Del dokumenti zyrtar për anulimin e koncesionit të rrugës Milot-Balldre

Published: July 14, 2025
Shpërndaje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar koncesionin e shumë debatuar të rrugës Milot – Balldre. Në datën 14 korrik 2025, ministria ka nxjerrë për herë të parë dokumentin zyrtar, ku thekson se asnjë nga firmat që bëri ofertë nuk ishte e përshtatshme.

Mësohet se para ministrisë paraqiten oferta disa nga firmat dhe oligarkët që kanë marrë tendera dhe koncesione, por ndryshimi i kursit i ka lënë të gjithë të habitur. Por nëse firma Gener 2 bëri Thumanë – Kashar, Salillari operon në Durrës – Kukës, teksa firmat A.N.K dhe 4 A-M fitojnë lehtësisht tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, përse nuk dorëzuan asnjë ofertë të përshtatshme?!

Ndoshta, negociatat mes firmave dhe personave që qëndrojnë pas tyre nuk mund të kenë avancuar, ndërsa anulimi erdhi në këto momente ku kryeministri Edi Rama po mundohet që të vërë “nderin në vend” të qeverisë, pas skandaleve të njëpasnjëshme. Kjo është hera e dytë e anulimit të këtij koncesioni, ku herën e parë A.N.K nuk siguroi dot paratë.

- Publicitet -

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa muaj më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për të dhënë me koncesion “projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor ‘Milot – Balldre”.

Kohëzgjatja e kontratës ishte 35 vjet me një vlerë totale të parashikuar të kontratës 364.732.924 euro pa TVSH. “Vendndodhja e objektit të kontratës është gjurma e propozuar e rrugës ‘Milot-Balldre’ që fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot – Thumanë – Kashar – Lekaj dhe me Rrugën e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhet në dokumente.

Sipas saj, arsyet e anulimit është për shkak se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme. Ofertuesit janë njoftuar për skualifikimin e tyre nga Autoriteti Kontraktues në datë 19.06.2025” thuhet në dokumente.

Mësohet se u paraqiten 4 oferta nga “Gener 2”, “Salillari”, “A.N.K” dhe “4 A-M”, por siç shkruan edhe ministria “s’kishte asnjë ofertë të përshtatshme”. Mësohet se koncesioni ka një gjatësi prej 17 kilometrash dhe investimi i privatit është parashikuar që të ishte rretht 365 milionë euro. Nga studimet e kryera rezultonte se aksi do të gjeneronte një shumë rreth 1 miliardë euro për 35 vite.

Firma fituese do të vendoste edhe një tra, ku tarifa bazë e kalimit në rrugën Milot Balldrenë ishte 0.12 euro për kilometër. Kalimi i një mjeti autoveturë në 17 kilometra do të kushtonte 2.5 euro.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?