Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Del fotoja e Fatjon Dervishit që u ekzekutua në Sukth. Pista kryesore e hetimit, larje hesapesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Del fotoja e Fatjon Dervishit që u ekzekutua në Sukth. Pista kryesore e hetimit, larje hesapesh
KronikeKryesore

Del fotoja e Fatjon Dervishit që u ekzekutua në Sukth. Pista kryesore e hetimit, larje hesapesh

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Konfliktet për aktivitete të paligjshme jashtë vendit vijojnë të prodhojnë ngjarje kriminale në Shqipëri.

Rreth mesnatës në fshatin Katund të Sukthit pranë shinave të trenit u qëllua me armë zjarri drejt automjetit ku udhëtonte Fatjon Dervishi së bashku me një mik të tij. Si pasojë e të shtënave 38-vjeçari u plagos rëndë dhe humbi jetën sapo mbërriti në spital.

Ndërkohë që miku i tij, i cili nuk u lëndua nga ky sulm i armatosur tha për policinë se me viktimën ishte në një lokal dhe teksa po ktheheshin në shtëpi kur mjeti uli shpejtësinë në shina u sulmuan nga persona të pa identifikuar të cilët pas atentatit u zhdukën pa gjurmë.

- Publicitet -

Policia dyshon se kjo vrasje zanafillën e ka tek e shkuara kriminale e vëllait të viktimës, Farbardh Dervishi, i cili mban edhe mbiemrin Doda dhe aktualisht ndodhet në burg.

Në Spanjë Farbardh Dervishi ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me narkotikë por edhe me vepra të tjera penale si armëmbajtje, pastrim parash etj. I veshur si polic ai ka bastisur disa magazine droge në Spanjë që përdoreshin nga grupet rivale.

Emri i tij del si person i implikuar edhe në zhdukjen e një shqiptari të identifikuar si Taulant Malshi në vitin 2018. Disa muaj pasi ai u kthye në Shqipëri sërish pati telashe dhe ra në pranga pasi plagosi të dashurën me një plumb në shpatull teksa ndodheshin në një dhomë hoteli.

Një tjetër pistë ku po heton policia është edhe e shkuara e viktimës, i cili megjithëse nuk rezulton i dënuar, ka qenë i skeduar nga ana e policisë për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës.

Policia po verifikon dhe lidhjet e tij me disa persona me rekorde kriminale në zonën e Sukthit dhe të Shijakut. Në cilësinë e personave që kanë dijeni, policia ka kryer disa shoqërime dhe vijojnë kontrollet në zonë për të gjetur gjurmë nga autorët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. TITI on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Vurko on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Protestuesi on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. demo on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?