Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëmtimi i kockave: Njihini shenjat dhe faktorët e riskut për osteoporozën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëmtimi i kockave: Njihini shenjat dhe faktorët e riskut për osteoporozën
AktualitetShendetesi

Dëmtimi i kockave: Njihini shenjat dhe faktorët e riskut për osteoporozën

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Nëse keni thyer ndonjë kockë (për shembull, kyçin e dorës) pas një rënie të vogël nga lartësia në këmbë, kjo mund të jetë një shenjë e osteoporozës. Sigurohuni që të pyesni mjekun tuaj për testim dhe trajtim, pasi një kockë e thyer është një paralajmërim për më shumë që do të vijnë! Është ky apeli që lëshojnë ekspertët e shëndetit publik në “Ditën Botërore të Osteoporozës, sëmundjes e cila dëmton shëndetin e kockave.

Mungesa e kontrolleve të hershme, apo e kujdesit në monitorimin e faktorëve të riskut, ka bërë që osteoporoza të bëhet një sëmundje gjithnjë e më e shpeshtë, kjo veçanërisht tek moshat e mëdha. Duke vënë theksin tek domosdoshmëria e ndërgjegjësimit të hershëm rreth faktorëve të riskut, ekspertët e shëndetit udhëzojnë që në nëse jeni në rrezik duhet të kërkoni mepatjetër një vlerësim të shëndetit të kockave, duke bërë edhe kontrollin e rrezikut të osteoporozës. Për të diagnostikuar në kohë këtë sëmundje nuk duhet të neglizhoni as simptoma të tilla. si: dhimbjen e shpinës, humbjen e lartësisë dhe/ose shpinën e lakuar (kifozë), pasi këto mund të jenë një shenjë e frakturave vertebrale, duke e shtuar gjithnjë e më shumë riskun për osteoporozë.

Përveç moshës më të madhe, faktorët e riskut për dëmtimin e kockave dhe shfaqjen e sëmundjes së osteoporozës përfshijnë edhe humbjen e gjatësisë, indeksin e ulët të masës trupore, praninë e sëmundjeve të caktuara (si: artriti reumatoid), histori familjare me këtë sëmundje, si dhe përdorimi afatgjatë i glukokortikoideve dhe medikamenteve të tjera. Njohja dhe mbajtja nën kontroll e këtyre faktorëve, e shoqëruar kjo edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor, ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin më efikas të kësaj sëmundjeje. “Ju mund të ndihmoni në parandalimin e osteoporozës dhe të mbështesni trajtimin, duke ndjekur një dietë dhe stil jetese të shëndetshme për kockat, që përfshin ushtrime të rregullta të mbajtjes së peshës dhe rezistencës”, udhëzojnë ekspertët e shëndetit publik.

- Publicitet -

Sikundër ndodh me shumë sëmundje, edhe për osteoporozën trajtimi mbetet i vështirë. Situata e raportuar nga strukturat mjekësore tregon se sikundër ndodh në botë, edhe në vendin tonë aktualisht, osteoporoza është pamjaftueshmërisht e diagnostikuar dhe e trajtuar, kostot e mëdha njerëzore dhe socio-ekonomike, dhe ndikimi i rëndë i frakturave në pavarësinë e pacientëve janë të nënvlerësuara. Në mbarë botën, miliona njerëz në rrezik të lartë të thyerjes së kockave (frakturave) mbeten të pavetëdijshëm për sëmundjen e heshtur. Ndaj dhe fushata vjetore e “Ditës Botërore të Osteoporozës”, është një rast unik kur individët dhe organizatat në mbarë botën bashkohen për të vënë në qendër të vëmendjes sëmundjen dhe barrën e saj. Dita Botërore e Osteoporozës (DBO), shënohet çdo vit më 20 tetor, dhe është një fushatë e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit global për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e saj dhe sëmundjeve muskuloskeletore të lidhura me to. Ajo synon të vendosë shëndetin e kockave dhe parandalimin e frakturave në agjendën globale, të arrijë tek profesionistët e kujdesit shëndetësor, mediat, politikëbërësit, pacientët dhe publiku në përgjithësi.

Çfarë është Osteoporoza?

Osteoporoza fjalë për fjalë do të thotë “kockë poroze”. Është një gjendje ku kockat bëhen të holla dhe humbasin fortësinë e tyre, pasi bëhen më pak të dendura dhe cilësia e tyre ulet. Kjo mund të çojë në thyerje të kockave, të cilat shkaktojnë dhimbje dhe paaftësi. Kockat e thyera për shkak të osteoporozës mund të ndryshojnë rrjedhën normale të jetës, cilësinë e saj, të kenë një ndikim serioz në lëvizshmërinë dhe pavarësinë. Osteoporoza quhet shpesh “sëmundja e heshtur”, sepse shumica e njerëzve nuk e dinë se e kanë këtë çrregullim derisa të thyejnë një kockë pas një rënieje ose përplasjeje të vogël (e njohur si frakturë e brishtë).

Osteoporoza prek si femrat ashtu edhe meshkujt. Keqkuptimi më i zakonshëm është se osteoporoza prek vetëm femrat. Është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të rrezikuara për osteoporozë, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Disa faktorë rreziku duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Këta faktorë mund të jenë të pandryshueshëm ose të ndryshueshëm/të modifikueshëm.

Faktorë të pandryshueshëm janë:mosha, gjinia (gratë, sidomos mbas menopauzës, janë më të rrezikuara), historia familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit me osteoporozë paraqesin rrezik për osteoporozë), menopauza, hypogonadizmi te meshkujt, përdorimi për një kohë të gjatë i disa ilaçeve (kortizonikë, hormone të tiroides, antiepileptikë, citostatikë), artriti reumatoid si dhe disa sëmundje kronike (keqpërthithja, sëmundjet e mëlçisë, hipertiroidizmi, etj).

Megjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen, është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual apo të ndryshueshëm/të modifikueshëm, të cilët mund të mbahen nën kontroll. Këta faktorë përfshijnë: konsumin e lartë të alkoolit, pirjen e duhanit, indeksin e ulët të masës trupore (nëse është < 19-20kg/m2, kjo rrit rrezikun për fraktura), ushqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina, marrjen e paktë/deficiti në vitaminë D, aktivitetin e paktë fizik, etj.

Vendosja e diagnozës

Për vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së densitetit kockor (BMD-test). Të gjithë individët mbi 50 vjeç, veçanërisht gratë në menopauzë dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku, duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor.

Si mund të parandalohet?

Pas moshës 20 vjeç, hollimi i kockave është një proces natyral që nuk mund të ndalet plotësisht, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është fillimi i aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri, dhe ruajtja e këtyre zakoneve dhe në moshë të rritur.

Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale, por përgjithësisht shumica e njerëzve kanë nevojë për 30-40 minuta aktivitet fizik, 3 deri 4 herë në javë.

Sasia e kalciumit që duhet të marrim ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Kërkesat për kalcium janë të larta në vitet e adoleshencës. Me kalimin e moshës aftësia e trupit për të përthithur kalcium ulet. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e produktet e tij; perimet jeshile, si: brokoli, lakra jeshile, disa fruta si portokalli, kajsia, fiqtë e thatë; peshku i konservuar, sardelet, arrat, bajamet, drithërat, lëngjet e frutave, etj.

Vitamina D është gjithashtu esenciale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, i krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçia, drithërat, etj.

Ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Mospirja e duhanit, pirja e moderuar e alkoolit dhe mbajtja e peshës trupore brenda kufijve të normës, janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi, prandaj nuk duhet të merren në sasi të tepërta. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Çdo person duhet të jetë i vetëdijshëm për faktorët e rrezikut personal që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave, dhe të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.

ISHP: 18 FAKTET KRYESORE QË DUHET TË DINI PËR OSTEOPOROZËN

  • Osteoporoza është e zakonshme dhe frakturat prej saj janë në rritje
  • Në mbarë botën, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra të moshës 50 vjeç e lart do të kenë një frakturë të brishtë për shkak të osteoporozës gjatë jetës së tyre të mbetur.
  • Në mbarë botën, osteoporoza shkakton më shumë se 8.9 milionë fraktura në vit, duke rezultuar në një frakturë të osteoporozës çdo 3 sekonda.
  • Bazuar në përkufizimin e OBSH-së për osteoporozën, vlerësohet se rreth 500 milionë burra dhe gra në mbarë botën mund të preken. Osteoporoza vendos një barrë të rëndë për individët dhe familjet e tyre
  • Tek gratë, osteoporoza llogaritet për më shumë ditë në spital sesa kanceri i gjirit, ataku në zemër, diabeti dhe shumë sëmundje të tjera.
  • Tek meshkujt, rreziku gjatë gjithë jetës për frakturë si rrjedhojë e osteoporozës është më i madh se ai i kancerit të prostatës.
  • Frakturat vertebrale (kurrizore) mund të çojnë në dhimbje shpine, humbje të gjatësisë, deformim, palëvizshmëri, rritje të numrit të ditëve në shtrat dhe ulje të funksionit pulmonar.
  • Një grua 65 vjeçe me një frakturë vertebrale ka një në katër mundësi për një frakturë tjetër pas 5 vitesh. Një frakturë çon në një tjetër.
  • Mbi 55 për qind e pacientëve me fraktura të ijeve kanë dëshmi të një frakture të mëparshme vertebrale.
  • Një frakturë e mëparshme shoqërohet me një rritje prej 86 për qind të rrezikut të ndonjë frakture.
  • Rreziku për të pësuar një frakturë tjetër është veçanërisht i lartë në dy vitet e para pas një frakture fillestare. Osteoporoza është e nëndiagnostikuar dhe e nëntrajtuar
  • Pas një frakture të brishtë, rreth 80 për qind e pacientëve ende nuk janë diagnostikuar dhe trajtuar për osteoporozën, sëmundjen themelore që shkaktoi frakturën.
  • Vlerësohet se vetëm 1/3 e frakturave vertebrale vijnë në vëmendjen klinike. Ndërgjegjësimi i hershëm rreth faktorëve të rrezikut është thelbësor.
  • Nëse jeni në rrezik, kërkoni një vlerësim të shëndetit të kockave – bëni kontrollin e rrezikut të osteoporozës. Faktorët e rrezikut, përveç moshës më të madhe, përfshijnë: humbjen e gjatësisë, indeksin e ulët të masës trupore, sëmundje të caktuara (si artriti reumatoid), histori familjare, përdorimi afatgjatë i glukokortikoideve dhe medikamenteve të tjera.
  • Nëse keni thyer ndonjë kockë (për shembull, kyçin e dorës) pas një rënie të vogël nga lartësia në këmbë, kjo mund të jetë një shenjë e osteoporozës. Sigurohuni që të pyesni mjekun tuaj për testim dhe trajtim, një kockë e thyer është një paralajmërim për më shumë që do të vijnë!
  • Mos e injoroni dhimbjen e shpinës, humbjen e lartësisë dhe/ose shpinën e lakuar (kifozë), këto mund të jenë një shenjë e frakturave vertebrale. Osteoporoza mund të diagnostikohet dhe trajtohet.
  • Trajtimet farmakologjike kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ijeve deri në 40 për qind, frakturat vertebrale me 30-70 për qind; dhe disa trajtime reduktojnë rrezikun për fraktura jovertebrale deri në 30-40 për qind.
  • Ju mund të ndihmoni në parandalimin e osteoporozës dhe të mbështesni trajtimin, duke ndjekur një dietë dhe stil jetese të shëndetshme për kockat, që përfshin ushtrime të rregullta të mbajtjes së peshës dhe rezistencës.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?