Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënohen 6 shqiptarët e grupit Denzel në Britani, “gabimi” që ndihmoi policinë t’i kapte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dënohen 6 shqiptarët e grupit Denzel në Britani, “gabimi” që ndihmoi policinë t’i kapte
AktualitetKronike

Dënohen 6 shqiptarët e grupit Denzel në Britani, “gabimi” që ndihmoi policinë t’i kapte

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Gjashtë shqiptarë Britani e Madhe janë dënuar me burg, për shkak se akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal për trafik kokaine.

Bëhet fjalë për Saimir Neziraj, Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brakushaj.

Sipas njoftimit të policisë së Wiltshire, arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 6-mujor, i quajtur “Operation Young”. Oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara (SOCU), arritën të identifikonin të gjitha vendet e përdorura nga shqiptarët për të fshehur lëndën narkotike.

- Publicitet -

Grupi kriminal drejtohej nga Saimir Neziraj. Ai kontrollonte një linjë kokaine, të quajtur “Denzel” që furnizonte të gjithë përdoruesit e rregullt në Swindon.

Sipas skemës së krijuar, Neziraj mblidhte paratë dhe siguronte lëndën narkotike, Beqiri ruante në magazinë kokainën, ndërsa Gjeta dhe Brachousai shpërndanin çdo ditë drogën.

Në vendin e shënuar në foto u gjet një çorape e futur aty, e cila ishte e mbushur me kokainë.

Gjurmët drejt shqiptarëve ranë më 1 shkurt 2024, kohë kur oficerët vunë re Nezirajn duke udhëtuar me makinë për në Londër. Neziraj i mori drogën Abdylit, për ta transferuar në Swindon. Më pas, kjo sasi lëndë narkotike është magazinuar dhe ruajtur nga Beqiri.

Sakaq, Nertil Halili në Derbyshire, kishte rolin e “menaxherit”. Ai mbante telefonin e “Denzel” dhe me ndihmën e Nezirajt, organizonte shpërndarjen e kokainës në rrugët e Swindon.

Gabimi më i madh i bërë prej këtij grupi kriminal që ofroi më shumë prova për autoritetet, ishte në mars të vitit 2024, kur uniformat blu panë Halilin dhe Nezirajn duke u takuar në zonën e West Bromwich të Midlands. Në këtë takim, Halili i dha telefonin Nezirajt.

Më pas, oficerët e Policisë së Wiltshire, së Derbyshire dhe Metropolitane kryen një seri bastisjesh të koordinuar në Swindon, Derby dhe Londrën veriore gjatë fillimit të marsit 2024, kur u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ashtu sikurse dhe u arrestuan të pandehurit.

Sakaq, anëtarët e grupit kriminal kanë pranuar krimin e bërë prej tyre. Kështu, të pandehurit u dënuan:

Saimir Neziraj, 32 vjeç, me 8 vite burgim

Nertil Halili, 29 vjeç, 7 vite e 10 muaj heqje lirie

Edmir Beqiri, 37 vjeç, 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli, 26 vjeç, 5 vite e 11 muaj heqje lirie

Ardian Gjeta, 26 vjeç, 2 vite e 1 muaj burgim

Jorgo Brakushaj, 24 vjeç, 16 muaj heqje lirie.

Oficeri i kësaj çështjeje, DC Hunt nga SOCU, në një komunikim për media, ka folur mbi rëndësinë e goditjes së këtij grupi kriminal në Swindon.

“Si ekip, punuam pa u lodhur për disa muaj për të identifikuar saktësisht se si vepronte grupi. Kokaina është një drogë shkatërruese që i prek komunitetet tona. Jam i bindur se operacioni ka pasur një ndikim të vërtetë tek furnizuesit me kokainë në Swindon. Mbajtja e sigurisë së komuniteteve tona është me rëndësi parësore dhe u bëj një kërkesë anëtarëve të komuniteteve tona që të paraqesin çdo informacion që kanë në lidhje me furnizimin me drogë”, tha ai.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?